Titulli: Ne rrethin tuaj shoqeror.....
Une shoqerine e shoh si nje rritje personale dhe per kete arsyje mundohem te shoqerohem nga njerez me vlera morale te larta, te cilet mund te influencojne pozitivisht ne qenien time.
Kjo nuk do te thote qe rrethi im shoqeror perbehet nga njerez perfekte, perkundrazi, eshte goxha i shumellojshem!
Nuk kufizoj veten time nga "new entry-it", me pelqen te njoh njerez te rinj, me mosha te ndryshme e botekuptime te ndryshme, me te cilet pavaresisht se nuk ndaj te njejtat mendime, mund te dal fare mire per nje darke te qete dhe te bisedoj kendshem, pa prepotence.
Une ne thelb mendoj se edhe nje "injorant" ka dicka per te dhene e per te te mesuar, e rendesishme eshte te nxjerresh ne pah esencen e mire te personit qe ke perballe..
Mundohem ti qendroj larg personave qe mund te me sjellin situata te veshtira...(pshll hajdutet qe ka cituar mesiper Bianca)...Kjo nuk vjen si pasoje urrejtje ndaj ketyre personave (secili zgjedh vete se si te sillet) por si frike (meqe dikur me eshte dashur te pergjigjem para policeve per nje situate jo te lehte, per shkak te nje mikes time qe mbante "mall" me vete)....
Konkluzion: jam me shprehjet "shokun zgjidhe me te mire se veten" dhe "ruaju te te ruaje"..