Fjalët që nuk duan t’i dëgjojnë të pamartuarat

Arfenilla

Themelues i Forumit
Nganjëherë njerëzit e konsiderojnë të obligueshme të thonë diçka për të disponuar të tjerët, ndërsa gjatë kësaj shpesh tingëllojnë si të krisur, nga pak pretendues apo sikur me qëllim po tentojnë që të lëndojnë personin tjetër.

Edhe pse qëllimet e tyre janë të sinqerta, nga gojët e tyre shpesh dalin gjëra të pakuptimta, sidomos nëse i drejtohen një femre të pamartuar apo ndonjërës pa të dashur.

Dorën në zemër, rrallë ndonjë femër dëshiron të dëgjojë rreth asaj se nuk është martuar ende ose së paku pse nuk ndodhet në një lidhje serioze.

Ja lista e gjërave që një femër e pamartuar apo që nuk është në një lidhje serioze nuk dëshiron t’i dëgjojë nga goja juaj:

- Ti je aq e mrekullueshme/e bukur/e jashtëzakonshme. Pse je akoma vetëm?
- Mos u fokuso në kërkim të dashurisë, lëre le të vijë vetë.
- A po del nëpër vende ku mund të takosh meshkuj?
- Eja të të njoftoj me kushëririn/kolegun/dentistin...
- A e ke provuar këndin e njoftimeve?
- Ta kam zili, edhe unë do të dëshiroja të jem vetëm.
- Mos dil me këtë veshje se nuk u pëlqen meshkujve.
- Lutu që të të vijë dashuria!
- Mos zgjedh aq shumë!
- Shfrytëzoje kohën sa je vetë për të ndërtuar karrierë.

info.com

 
Pe: Fjalët që nuk duan t’i dëgjojnë të pamartuarat

Gjera kot keto, mua mi thone edhe cf ?
Tjetri i merr me shaka , nese jo i thua ik ...:p
 
Pe: Fjalët që nuk duan t’i dëgjojnë të pamartuarat

Gjoksi i majte te godet gjurin nuk te shqetson kjo gje ???
Kujdes mos shkelesh te djathtin
 
Pe: Fjalët që nuk duan t’i dëgjojnë të pamartuarat

Sa kot...Fjalet qe duan femrat,fjalet qe sduhet tja thuash...Femra ndryshon prej femres,dikush do shume fjale dikush sdo asnje...Aftesia e mashkullit te kuptoje me cilen tip femra ka te beje...
 
Pe: Fjalët që nuk duan t’i dëgjojnë të pamartuarat

Kete e them dhe vete:p
- Mos u fokuso në kërkim të dashurisë, lëre le të vijë vetë.
Valle, prandaj ngela e pamartuar?:p
 
Titulli: Fjalët që nuk duan t’i dëgjojnë të pamartuarat

Mos zgjedh aq shumë!

merr kush te del para :hathonje
 
Pe: Fjalët që nuk duan t’i dëgjojnë të pamartuarat

Kesaj i thone "merr mendt e mia" dhe martohu...lol
 
Pe: Fjalët që nuk duan t’i dëgjojnë të pamartuarat

kot fare keto fjale ...
 
Pe: Fjalët që nuk duan t’i dëgjojnë të pamartuarat

Sa kot...Fjalet qe duan femrat,fjalet qe sduhet tja thuash...Femra ndryshon prej femres,dikush do shume fjale dikush sdo asnje...Aftesia e mashkullit te kuptoje me cilen tip femra ka te beje...
jam e njejtit mendim
 
Pe: Fjalët që nuk duan t’i dëgjojnë të pamartuarat



- A po del nëpër vende ku mund të takosh meshkuj?

- Lutu që të të vijë dashuria!


Keto ja dedikoje dy te pamartuarave...edhe shtoje dhe pjesen time...sa me shpejte
 
Pe: Fjalët që nuk duan t’i dëgjojnë të pamartuarat

....Natyrishte shprehje te tilla e lendojne femren , por vetem ne ato shoqeri ,ku martesa shikohet si obligim moral, ne kontekstin e nje mentaliteti pak te vjeteruar nga koha...por mos harroni se martesa eshte vetem nje institucion juridik, ku partneret kane rene dakorte te jetojne se bashku gjithe jeten, duke nenshkruar nje cope leter....
...ndersa do te thoja qe ekzistojne femra te martuara, por ne te njejten kohe ekzistojne edhe femra te pamartuara , qe jane me te martuara se te martuarat ( ne kuptimin figurativ )....pra, mbi cdo gje eshte dashuria ajo qe i lidh njerezit ne ne vertete, duke i bere cift edhe duke mos qene te martuar...
...do te shtoja edhe dicka tjeter: ....qe nje femer behet zonje ne moshe fare te re, ndersa nje femer e pamartuar, gjithmone do te kete privilegjin ti therrasin zonjushe edhe ne moshe me te avancuar.....pastaj eshte koktrashesi, dhe pa edukate ti drejtohesh femres duke i treguar moshen e saj....
 
Titulli: Fjalët që nuk duan t’i dëgjojnë të pamartuarat

po pikerisht keto fjale jane te parat qe i duhen thene mo ,
por ndoshta e kan bezdi ti degjojne ngaqe i degjojne 10 here ne dite .
 
Titulli: Fjalët që nuk duan t’i dëgjojnë të pamartuarat

Eja të të njoftoj me kushëririn/kolegun/dentistin...
lol me thojn shpesh cuni filanit esht beqar a don te pish nje kafe me te :p
 
Ti je aq e mrekullueshme/e bukur/e jashtëzakonshme. Pse je akoma vetëm?

Pasi i ke thene keshtu prit ndonje take kepuce kokes ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top