Titulli: Vampir në Serbi
Sesht per tu habit , vampira ka kudo , vampiri esht njeri normal thjesht ka nje semundje hja dhe informacioni per ke se din .
VAMPIRIZMI SI SEMUNDJE
Jam i bindur se, pakkush di qe vampirizmi është një semundje e rrallë organike dhe fiziologjike. Fjala është për një semundje qe ne gjuhën e mjekesise quhet "porfiria", apo ne anglishte "PORPHYRIA".
Porfiria është një crregullim organik, ku tek i semuri, me tepër se sa qe është normalja, organizmi prodhon një substance kimike te quajtur porfirin (porphyrin).
Kjo substance organizmit te njeriut i sherben për krijimin dhe riperteritjen e hemoglobines, qe është pjesë e rruazave te kuqe te gjakut dhe sherben për bartjen dhe shnderrimin e oksigjenit ne gjak.
E gjithë teprica e profirinit ne gjak, largohet nga trupi përmes urines. Kur organizmi i njeriut tajit me tepër porfirine, siç ndodh ne rastin e kësaj semundje, atëherë ne gjak mbetet shumë pak hemoglobine për mirëmbajtjen e shendetit.
Porifiria si semundje, kryesisht sulmon sistemin e pergjithshem nervor dhe lekuren. Kur ndikon ne sistemin nervor, shkakton dhembje te mëdha ne gjoks, shtangim te muskujve, dobesim dhe paaftesi motorike, shpesh shfaqen halucinacione, urina ka ngjyrë vjollce, i semuri është i deprimuar me elemente te theksuara paranoje dhe aneksioziteti. Ne anën tjetër, simptomat e kësaj semundje si shprehje ne lekure paraqiten përmes kruarjes se madhe, paraqiten i thatat ne lekure, i semuri ndjen alergji ndaj diellit, etj.
C'lidhje ka kjo semundje me vampirizmin?
Ka dhe atë mjaft. ja edhe sqarimin: Meqë, mjekesia njeh shumë lloje te kësaj semundjeje, njera prej tyre është e ashtuquajtura: "Congenital Erythropoietic Porphyria" (CEP), e cila, gjenetikisht konsiderohet trashguese, ndërsa prej mjekesine e sotme bashkekohore, si një semundje e pasherueshme.
Të gjithë ata persona qe vuajne nga kjo semundje janë alergjike. Kjo alergji posacerisht është e theksuar ndaj rrezeve te diellit, prandaj, njerëzitë qe vuajne nga kjo alergji nuk guxojnë te dalin dhe te eksopozohen ditën, por levizin vetëm naten. Ne te shumtën e rasteve, te semuret nga kjo semundje kanë ten tejet te bardhe te lekures, gjë qe vetvetiu na aludon te vampiret.
Simptomat e kësaj semundjeje, po ashtu ndikojne ne eshtra dhe dhëmbë, andaj, te këta shpesh paraqitet edhe deformimi i dhembeve. Me kohe iu bien edhe floket dhe bëhen tullac, ndërsa qimet fillojnë t'iu dalin ne ato pjesë te trupit ku ato nuk janë te zakonshme.
Gjitheashtu vuajne nga anemia kronike, andaj gjithnjë kanë nevojë për konsumimin e gjakut te fresket përmes infuzioneve ose edhe, përmes rrugës orale (me goje).
Sipas medicines se sotme bashkekohore, kjo semundje është tejet e ralle ne botë. Ne historikun e saj te gjithembarshem, janë evidentuar, gjithsej 130 raste te ketilla. Nëse i marrim për baze të gjitha këto simptoma te kësaj semundjeje, si, ta zëmë: rënien e flokeve dhe pigmenteve tjera te mbirja e qimeve ne vendet e pazakonshme te pjeseve te trupit, teni i bardhe i lekures qe dukshëm shprehet ne fytyre, ndryshim i strukturës se indit ashteror qe shprehet edhe përmes deformimit te dhembeve, për shkak te alergjise nga rrezet e diellit mosdalja gjatë ditës, por vetëm naten, si dhe nevojë permanente e marrjes dhe konsumimit te gjakut te fresket, kanë ndikuar qe nga mosdija, njerëzitë gjatë historisë, këta te sëmurë t'i konsiderojnë si vampire.
Ndoshta mu kjo injorancë kolektive, ka ndikuar qe ne shumë vende dhe popuj te ndryshëm, te qarkullojne gjithë ato mite për ekzistimin e vampireve, apo lugeterve, qe zgjohen nga varri naten kur është hena e plotë dhe ushqehen përmes kafshimit dhe thithjes se gjakut te fresket te njerëzitë e shëndoshë!