Kresha
A pretty face can never trick me
Ndonjëherë, rrobat e papërshtatshme dhe jopraktike bëhen të modës. Por kjo qasje ka ekzistuar gjatë gjithë historisë njerëzore. Thjesht mendoni për korsetë e ngushta dhe paruket e mëdha. Njerëzit janë detyruar të ndjekin trendet e reja të modës, ndonjëherë edhe kundër "dëshirës", duke mos u ndjerë aspak rehat.
Më poshtë do të mund të lexoni se cilat veshje nuk janë aspak të rehatshme në jetën e përditshme:
Kostum mëndafshi
Mëndafshi është një material shumë i vështirë për t’u kujdesur. Nëse larja, tharja dhe hekurosja bëhen gabimisht, kostumi mund të humbasë shpejt shkëlqimin e tij.
Pantallona çiklistësh
Disa njerëz mendojnë se kjo tendencë është qesharake, të tjerët janë të çmendur pas saj. Por është e vështirë të mos pajtohesh me faktin se pantallonat e shkurtra të çiklistëve duken mirë vetëm te vajzat e gjata dhe elegante. Gjithsesi, për një gjë biem dakord të gjitha: ato janë shumë të ngushta.
Jumpsuit dimëror
Edhe Paris Hilton dhe Gwen Stefani zgjedhin të jenë praktike në përditshmëri. Një jumpsuit tërheq vëmendjen dhe thekson trupin, por është krejtësisht i parehatshëm në jetën e përditshme. Një tjetër disavantazh është se ju duhet të lani të gjithë kostumin, pavarësisht nga fakti se në shumicën e rasteve, pjesa e poshtme bëhet më shumë pis, se ajo lart.
Një çantë e tejdukshme
Mund t’ju duket një çantë unike, por kujdes. Çantat e tejdukshme mund të tërheqin vëmendjen e hajdutëve dhe grabitësve, ose e thjeshtë fare - çdo njeri mund të shohë se çfarë mbani në çantë. Përmbajtja e çantës së një gruaje duhet të mbetet një mister.
Kostum pizhama
Kjo tendencë e pazakontë nuk po zhduket ende, thjesht ndryshon formë, pëlhurë dhe ngjyrën e saj. Modelet me "pizhama" vazhdimisht shfaqen në pasarela, por në jetën e përditshme, me kostume të tilla, duket sikur sapo jemi zgjuar nga gjumi.
Fustani si këmishë nate
Veshja, e cila është e dashur për shumë fashionista, lehtësisht rrudhoset, madje edhe njollat e vogla duken qartë në të. Përveç kësaj, është shumë e vështirë të zgjedhësh të brendshmet e duhura, sepse ky material fustani tregon çdo gjë që ndodhet poshtë tij.
Këpucë plastike
Silikoni i përdorur në këto këpucë është 100% hermetik duke i bërë këmbët tuaja të lagura. Gjithashtu, nëse ende vendosni të blini këto këpucë, duhet të siguroheni që pedikyri të bëhet rregullisht.
Rroba banjoje me shumë lidhje
Rrobat e banjës me shumë lidhje janë të njohura në pasarela, po aq sa bikinit e zakonshme. Sidoqoftë, ato janë më të përshtatshme për festa në plazh, në pishinë ose sete fotografike.
//classlifestyle
Attachments
-
-640-0-5f86c28a04c24.jpg71.7 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f86c27fc06bf.jpg68.6 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f86c28a04c24.jpg71.7 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f86c294a654b.jpg69.2 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f86c2a14f16b.jpg67.1 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f86c2a9eca15.jpg75.9 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f86c2b4d616f.jpg64.5 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f86c2c2065ab.jpg80.2 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f86c2ceba19e.jpg81 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f86c28a04c24.jpg71.7 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f86c27fc06bf.jpg68.6 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f86c28a04c24.jpg71.7 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f86c294a654b.jpg69.2 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f86c2a14f16b.jpg67.1 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f86c2a9eca15.jpg75.9 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f86c2b4d616f.jpg64.5 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f86c2c2065ab.jpg80.2 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f86c2ceba19e.jpg81 KB · Shikime: 0