اfarë të hani për mëngjes?

Arfenilla

Themelues i Forumit
Sipas qëndrimit të “American Dietetic Association”, mëngjesi i mirë përfshin qumështin light ose produktet e qumështit si burim të mirë proteinave e kalciumit, pjekurina integrale ose drithëra, pemë ose lëng pemësh dhe disa vitaminave dhe mineraleve.


f.0926192008912_m.jpg

Proteinat sigurojnë ndjenjë më të gjatë te ngopjes çka ju parandalon të konsumoni karbohidrate të pashëndetshme. Si burim i proteinave, përveç qumështit dhe produkteve të qumështit, mund të shërbejnë edhe gjalpi i kikirikut, vezët dhe bimët bishtajore, por edhe pijet me proteina.

Largohuni nga mishi i përpunuar me përqindje të lartë të yndyrave; më mirë merrni produkte nga mishi pulës ose furia që janë të pasura me acide yndyrore omega-S.

Largohuni nga drithërat e përpunuara, shurupet, kremrave me të cilat lyhet buka dhe buka e bardhë sepse bazohen në karbohidrate “të shpejta”, të cilat treten për një kohë shumë të shkurtër dhe ju lënë të uritur brenda disa orësh.
Kështu për shembull, në vend të lyerjes së ëmbël dhe bukës së bardhë, më mirë merrni bukë integrale, nxeheni në toster dhe lyeni me xhem - kështu do të përmbushni nevojën për ëmbëlsi, por me më pak sheqerna të pashëndetshme.

Edhe një ide për adhuruesit e gjërave të ëmbla është qulli i tërshërës me fruta të freskëta malore dhe arrore, me shtesa eventuale të mjaltit ose sheqerit të kaftë.lajmi
 
Titulli: اfarë të hani për mëngjes?

Edhe un jam dakort, buk e thekur, nje got qumesht dhe djath..:D
 
Titulli: اfarë të hani për mëngjes?

Shum shum pak ha ne mengjes.
 
Titulli: اfarë të hani për mëngjes?

ne mengjes gerset pilafi si ne caradak :p
 
Pe: اfarë të hani për mëngjes?

1 tas me conrflakes, 1 banane dhe 1 kafe (tani e kam shtuar tasin me cornflakes se me perpara me 1 banane mbijetoja lol)
 
Titulli: اfarë të hani për mëngjes?

Nuk ha mengjes vetem i kafe e pi asgje me shume..
 
Titulli: اfarë të hani për mëngjes?

ha gjithmone, c'tme vij per mbare, sot psh e kishte radhen: cornflakes me qumesht e rruth te thate
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: اfarë të hani për mëngjes?

Lum si ju qe pelqeni dritherat/cornflakes ne kombinim me qumesht ( apo me kos per disa me shije me te vecant:p).

Gjithsesi rendesi ka te hash mengjes, edhe pse ka njerez qe smundem sapo zgjohen. Eshte pune "mesimi". Duhet ti imponosh vetes te haj, nje fete te thekur me gjalp apo me cfare te pelqen, sa per te nisur diten. Me tej me kohen mund te hash me shume, por sa te kalohet faza "nuk mund te ha mengjes".

Thuhet qe mengjesi eshte tavolina me e rendesishme e dites, duhet te maresh energji per diten ne vazhdim.

Ishte nje shprehje "Mengjesin e ha vete, dreken e ndaj me miqte, darken ju a le armiqeve".
 
Titulli: اfarë të hani për mëngjes?

oh tani zgjohem nga ora 12 :p..i bie qe nuk ha dot mengjesLOL ...
 
Pe: اfarë të hani për mëngjes?

Nuk ha fare,as kam ngrene mengjes ndonjehere...Me nje kafe kryhem,e thjeshte e ekonomike une:p
 
Titulli: اfarë të hani për mëngjes?

Edhe une jam shume kursimtare :p...mengjesin se ha fare....ama dreken e dua mengjes e dreke bashke :p
 
Titulli: اfarë të hani për mëngjes?

Gjithashtu edhe un si ty GLOOM, nje kafe ...por qe kur kam lindur gocen i bej asaj e fus ndonje gje ne goje :D
 
Titulli: اfarë të hani për mëngjes?

S'kam henger ndonje her mengjes, Pij vetem kafe.
 
Titulli: اfarë të hani për mëngjes?

Nuk e kam pas asiher deshir te ngrenit ne mengjes me lodh e me rendon pi vec nje filxhan te madh me kafe e qumesht ..ngrihem teper heret per ta pire avash avash kshu mbaj deri ne 12 po kaloi 12 mos me dil para se shof vetem simite :p :p
 
Titulli: اfarë të hani për mëngjes?
 
Titulli: اfarë të hani për mëngjes?

nuk ha mengjes...sme pelqe tngrihem heret me ngren nmgjes
un pertoj me shku nshkoll
 
Titulli: اfarë të hani për mëngjes?

Direkt sa zgjohem i fus "1 multivitamine" 30 gr proteina me 250 gr qumesht
40 min me vone
2 veze sote
1 gote qumesht te ftoht
1 frut

mbas 2 oresh
1 kreken dhe nje tono

ne oren 12 ha dreken
 
Titulli: اfarë të hani për mëngjes?

une ha mengjes tropikal
 
Titulli: اfarë të hani për mëngjes?

2 vezë të rrahura, banane dhe kafe. Ndonjëherë edhe 1 gotë qumësht, si t'ma japi truri.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top