E pabesueshme! E dini çfarë do të thotë dhe nga vjen fjala “ciao”, që e përdorni çdo ditë?

Kresha

A pretty face can never trick me
Shiko fotografinë 1905304
Nuk ka asnjë festë dhe nuk është asnjë ditë e shënuar për të sot, siç ndodh rëndom për të vendosur për të shkruar një artikull. Më bëri kureshtare një emision në një kanal italian dhe kërkova të dija më shumë rreth fjalës përshëndetëse italiane, “ciao”, që ndërkohë është bërë internacionale. Jo vetëm ne në Shqipëri, pak italofil e pak tifoz të fjalëve të shkurtra “moderne” së fundmi, por “ciao” tashmë përdoret deri në Amerikën e largët, së paku e dinë mirë se ç’do të thotë, edhe nëse i qëndrojnë fanatik “bye-it” të tyre.
Le të fillojmë me etimologjinë e fjalës, konsultuar nga shumë burime italiane, e cila në lidhje me fjalën “ciao” është me të vërtetë interesante. Në fakt, fjala “ciao” vjen nga latinishtja “sclavus”. Në latinisht, kjo fjalë fillimisht do të thoshte “sllav”, ose një person që i përkiste grupit etnik të Sllavëve. Por fjala “skllav” rrjedh gjithashtu nga sclavus.
Si shpjegohet kjo?
Epo, meqenëse shumica e skllevërve, në kohën romake, vinin nga rajoni i Ballkanit (sllavët e Ballkanit), fjala “sclavus”, d.m.th. “Sllav”, mori kuptimin e skllavit, shërbëtorit në fakt.
Në rajonin e Venetos, (ishin venecianët të parët) shprehja “s-ciavo” (ose “unë jam skllavi juaj”), që rrjedh pikërisht nga fjala “sclavus” dhe e cila më vonë u bë “s-ciao”, u përdor si një formë përshëndetjeje.
Pse u përdor fjala “skllav” për të përshëndetur njerëzit e tjerë?
Përcaktimi i vetes si “skllav” i dikujt, do të thoshte respekt i thellë për bashkëbiseduesin (jam skllavi yt, jam në shërbimin tuaj). Bëhej fjalë për një formalitet, në fakt, përdorim i njohur i një formule formale.
Nga “s’ciao” veneciane, përshëndetja pastaj kaloi në Lombardi në formën “ciao” dhe prej këtu në italisht, duke u bërë gjithnjë e më e përhapur në të gjithë gadishullin nga 1800 e tutje.
“Ciao” nuk përdoret vetëm në italisht, por në shumë gjuhë të tjera: në anglisht, spanjisht, frëngjisht, gjermanisht, dhe madje edhe në gjuhë më të largëta.
Në ditët e sotme, veç ndikimit italian me emigracionin apo shkëmbimet e ndryshme kulturore e tregëtare, një përhapje të madhe ka marrë fjala “ciao” edhe nëpërmjet këngës “Bella ciao”. Kjo këngë njihet si këngë revolucionare, e cila u drejtohet popujve që rebelohen ndaj regjimeve, por së fundmi ajo është risjellë në formë më të gjerë, pa e humbur sensin revolucionar të saj. U bë tepër e njohur edhe nga risjellja në filmin serial spanjoll, të shfaqur në Netflix, të “Casa de papel”, një film që u ndoq me kërshëri në thuajse të gjithë botën.
Sot dëgjohet ngado dhe këndohet ngado, edhe pse shpesh fjalët që dihen me siguri, apo që “godasin” veshin e këndohen në masë, janë “bella ciao”.
M’u duk interesante ta ndaja me ju këtë informacion interesant dhe aspak të lodhshëm, për një të diel me kohë të vrenjtur si kjo. Kush e di nëse shpjegimi i kësaj fjale, ardhur nga vetë italianët, do t’i shërbejë, nëse s’u ka shërbyer deri më sot, albanologëve tanë.


//revistavip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top