Fillpunuesja Fatime dhe çadra

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Na ishte njëherë një grua e re me emrin Fatime,e cila jetonte në një qytet të largët të lindjes.Ishte e bija e një fillpunesi të pasur.Një ditë i ati i tha:
Eja bija ime ,do nisemi për një udhëtim:kam bërë marrëveshje pune në ishujt e detit qëndror.Kushedi gjen ndonjë djalosh të bukur prej familjeje të mirë,me të cilin mund të martohesh.
U nisën edhe udhëtuan sa në një ishull në tjetrin:i ati merrej me tregëtinë e tij, ndërsa Fatimja ëndërronte burrin e saj të ardhshëm.Por, një ditë, ndërsa udhëtonin në drejtim të Kretës,u çua një shtrëngatë dhe anija u mbyt,kurse Fatimja u gjend pa ndjenja në një breg jo shumë larg Aleksandrisë;babai i saj kishte vdekur dhe ajo kishte mbetur krejtësisht pa asgjë.Prej jetës së saj i kishte mbetur vetëm një kujtim i vagëlluar ,sepse përvoja e mbytjes së anijes edhe qëndrimi i saj në ujë e kishin rraskapitur.

Teksa po endej nëpër breg,takoi një familje endësish.Ishin njerëz të varfër por e morrën në shtëpinë e tyre dhe i mësuan njhuritë fillestare të zanatit.Kështu , Fatimja nisi një jetë të dytë edhe brenda 1 apo 2 vitesh u ndje e lumtur dhe e pajtuar me fatin e saj.Por, një ditë, ndërsa shëtiste në breg, zbarkuan disa tregëtarë skllevërish dhe e morrën me vete bashkë me mjaft robina të tjera.

Sadoqë u ankua shumë për fatin e saj,Fatmija nuk ngjalli kurrfarë mëshire tek tregëtarët, të cilët e çuan në Stamboll për ta shitur si skllave.
Bota e saj ishte shëmbur për herë të dytë.Por atë ditë në treg kishte shumë pak blerës,mes të cilëve një tregëtar që kërkonte skllevër për kantierin e tij ku ndërtonte direkë anijesh.Duke parë pikëllimin e Fatimes së gjorë ,ai vendosi ta blinte,duke mendur kësisoj,së paku mund t'i ofronte një jetë më të mirë se sa ajo që do i ofronte një padron tjetër.

E çoi Fatimen në shtëpinë e tij, me mendimin se mund t'ia jepte të shoqes si shërbyese banese.Por , kur arriti në shtëpi, morri vesh që kishte humbur gjithë pasurinë e tij në një ngarkesë që piratët e kishin plaçkitur.Pra, nuk kishte më mundësi as të thërriste punëtorë;si rrjedhojë,Fatimja,ai vetë dhe e shoqja, ishin të vetmit që u detyruan të ndërtonin direkët.Duke u ndjerë shumë mirënjohësë ndaj shpëtimtarit të saj, Fatimja punoi aq shumë dhe aq mirë,sa ai vendosi ta lironte nga skllavëria.Jo vetëm kaq por ajo u bë edhe bashkëpunëtorja e tij më e ngushtë e, në atë gjëndje të tretë të jetës së vet ndjeu një farë lumturie.

Një ditë ai i tha:
Fatime, dua që ti të shkosh në Xhava, si agjentja ime, me një ngarkesë direkësh.Mundohu të shesësh të gjithë ngarkesën me fitim.
Fatimja u nis, por teksa anija gjendej përgjatë bregut kinez, shpërtheu një tajfun dhe anija u mbyt.Fatimja u gjend sërisht e hedhur në një bregdet të huaj.Përsëri e vajtoi me lotë të hidhur fatin e vet me mendimin se asgjë në jetë nuk zhvillohej sipas parashikimeve të saj.Sa herë që dukej se gjërat po shkonin mirë,ndodhte diçka që ja shkatërronte të gjitha shpresat.

Për të tretën herë vikati:
Si është e mundur që, sa herë përpiqem të bëj diçka,përfundon keq ?Përse vallë më përndjek gjithnjë fatkeqësia? Por nuk morri përgjigje.U ngrit sërisht dhe u drejtua në brëndësi të vendit.Ndërkohë, në Kinë askush nuk kish dëgjuar të flitet për Fatimen dhe fatkeqësitë e saj,por qarkullonte një legjendë simbas të cilës,një ditë do të mbërrinte një e huaj e cila do të mund të ndërtonte një çadër për perandorin, e meqë askush nuk mund të ndërtonte një çadër, të gjithë prisnin me padurim përmbushjen e kësaj profecie.Për të qënë të sigurt që mos u shpëtonte nga sytë arrdhja e të huajës,perandorët që hipnin në fron kishin marrë zakonin që,njëherë në vit të dërgonin kasnecë në tërë qytet dhe fshatrat e Kinës,për t'i gjetur dhe për t'i thërritur në oborrin perandorak të gjitha gratë që kishin erdhur nga vendet e tjera. Ndodhi pikërisht në ditën kur kasneci kishte ardhur për të shprehur vullnetin perandorak,që Fatimja të hynte e tronditur në një qytet të bregut kinez.Njerëzit i folën, me ndihmën e një përkëthyesi,dhe i shpjeguan se duhet të paraqitej menjëherë tek perandori.

Zonjë,-i tha perandori,kur Fatimen e çuan para tij,-a dini të ndërtoni një çadër?
Mendoj se po,-u përgjigj Fatimja.

Kërkoi t'i jenin ca litarë, por litar nuk gjendej.Atëherë j'u kujtua koha kur kishte qënë fillpunuese.Mblodhi lin, me të cilin punoi litarët.Mandej kërkoi pëlhurë të fortë,por kinezët nuk kishin të llojit që i duhej asaj.Duke sjellë ndërmend përvojën e marrë nga endësit e Aleksandrisë,nisi ta endte vetë një pëlhurë për çadrën.Përveç kësaj , j'u nevojitën shtylla për çadrën,por në Kinë nuk kishte të gatshme.Atëherë Fatimes j'u kujtuan ato që kishte mësuar nga ndërtuesi i direkëve në Stamboll,dhe ndërtoi mjeshtërisht shtylla për çadrën.Kur materialet ishin gati,rrëmoi në kujtesë duke sjellë ndërmend të gjitha çadrat që kish parë në udhëtimet e saj:e kështu doli në dritë një çadër e re.

Kur kjo mrekulli iu paraqit perandorit,ai u zotua se do i përmbushte asaj ç'do lloj dëshire që mund të shprehte.Fatimja zgjodhi të vendosej në Kinë,ku u martua me një princ të bukur,me të cilin jetoi e lumtur, e rrethuar nga bijtë e saj,deri në fund të jetës.

Më në fund Fatimja e kuptoi,falë atyre aventurave,se pikërisht ajo që në çast i ishte dukur përvojë e pakëndshme,në të vërtetë kishte luajtur rol thelbësor në ndërtimin e lumturisë të përjetshme.

"Nga Filozofët e Lindjes"
 
Titulli: Fillpunuesja Fatime dhe çadra

Histori pozitive, e nevojshme sefundmi qe bota ka filluar te rendoje nga skepticizmi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top