Filmohet imazh i një fantazme në banesë...

DEVIL HAND

Anëtar Aktiv
Skena të një filmi horror në një apartament anglez të Solihull në afërsi të Birmingamit. Pasi ka dëgjuar zhurma të çuditshme në shtëpi, një djalë 12 vjeç, Reece Pitman, ka arritur të filmojë me kamerën e celularit, imazhin në lëvizje të një fantazme, nëpër banesë.
Filmimi, në mes të natës, tregon për një hije të errët që shëtitet nga njëra dhomë në tjetrën. Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një fantazmë, imazhi i të cilës është më i mirë-regjistruari deri më tani. Gjithçka ndodhi në pak sekonda, përpara syve të fëmijës, i cili sapo sheh fantazmën, nis të bërtas nga frika. Sipas dimensioneve, figura misterioze duket se i përket një burri. Nëna e fëmijëve, tregoi se djali i trembur, i kishte treguar që fantazma kishte dashur të miqësohej me fëmijën.

'Në muajin dhjetor, më vdiq burri-tregoi gruaja, duke aluduar se shpeshherë, përjetonte ndjenjën se në shtëpi me të ishte edhe dikush tjetër. Lidhur me rastin i cili është përhapur në shumë media, Julian Banks, nga 'Shoqata Britanike për Paranormalë', thotë se videoja e regjistruar nga 12 vjeçari Reece, përfaqëson imazhin më të mirë të një fantazme, të filmuar ndonjëherë më parë.
 
Titulli: Filmohet imazh i një fantazme në banesë...

Ku eshte filmimi Devil ?

Thua nje femije 12-vjecar te gjeje kurajo te beje nje gjest te tille ne ate lloj casti ?
 
Titulli: Filmohet imazh i një fantazme në banesë...

Perralla me mbret keto.
 
Titulli: Filmohet imazh i një fantazme në banesë...

Ku di gjo un mer thjesht e solla ktu per kurjozitet, sa me thon qe vej naj tem :D
 
Titulli: Filmohet imazh i një fantazme në banesë...

Ku di gjo un mer thjesht e solla ktu per kurjozitet, sa me thon qe vej naj tem :D




LOL LOL LOL je i modh:dong::dong:
 
Titulli: Filmohet imazh i një fantazme në banesë...

Me kto filmime fitojne mjaft para.Une sdi a te besoj qe eshte e vertet per arsye se tash ka programe shume te mira per montazh.12 vjecar ti bjere nder mend ti bej,te tjeret kishin filluar te qanin dhe sdo kishin levizur nga vendi :D.
 
Titulli: Filmohet imazh i një fantazme në banesë...

Na Ishte Seq Na Ishte :p


Kjo foto duket si ato filmat horror :p :D
 
Titulli: Filmohet imazh i një fantazme në banesë...

Ehh femija jep foto tjeret besojne .Femije 12 vjecar :D
 
Titulli: Filmohet imazh i një fantazme në banesë...

Foto femijesh & Film Horror :D asgje me teper :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top