Gafet e presidentes: Jahjaga shqiptarëve po u drejtohet edhe anglisht

legjenda

Tetova
Më 17 nëntor 2015, kur Presidentja e Kosovës e priti në vizitë Mbretin e Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein, në konferencën mediale në fund të takimit, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga i ka befasuar të gjithë, kur fjalimin e saj e mbajti në gjuhën angleze dhe jo në atë shqipe siç pritej.
Ndonëse nuk ekziston ndonjë dispozitë ligjore që e përcakton decitivisht gjuhën në të cilën duhet folur presidenti i shtetit, kur janë nikoqirë të takimit, zakonisht presidentët flasin në gjuhën amtare, raporton KTV. Kjo pasi që nëpërmjet fjalimeve që mbajnë, supozohet që në radhë të parë, presidentët u drejtohen popujve të vendit që ata drejtojnë.

Për më tepër, në rastin e Kosovës, Neni i 83-të i Kushtetutës thotë që: “Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”.

I pyetur për këtë nga KTV-ja, Departamenti i Protokollit i Zyrës së Presidentes ka thënë se: “Protokolli i Shkëlqesisë së Saj, dhe protokolli i Lartmadhërisë së Tij, duke pasur parasysh kohën e shkurtër të vizitës në vendin tonë të Lartmadhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II, janë pajtuar që deklaratat për media të të dy krerëve të shteteve, të bëhen në gjuhën angleze. Për mediat, është siguruar përkthimi simultant në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe. Zyra e Presidentes, me këtë rast, e ka përmbushur obligimin ligjor që qytetarëve të vendit t’ua sigurojë përkthimin në gjuhët zyrtare përmes përkthimit simulant” , transmeton Koha.net.

Por, në këtë përgjigje mbetet e paqartë se përse deklarimi në anglisht, marrka më pak kohë sesa ai në shqip.

gafet-e-presidentes-jahjaga-shqiptar-euml-ve-po-u-drejtohet-edhe-anglisht-video_hd.jpg
 
Titulli: Gafet e presidentes: Jahjaga shqiptarëve po u drejtohet edhe anglisht

Presidente me bateria. Ja paskan vendos kineze kesaj radhe.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top