Gjysmë milioni euro, vlera e dëmeve nga shembja e dheut në Kaçanik

Arfenilla

Themelues i Forumit

z_7379.jpg

Rreth 500 mijë euro është vlera e dëmeve në rrugët e Kaçanikut, pasi që rrëshqitjet e dheut dhe gurëve kanë lënë me pasoja shumë rrugë në këtë komunë, raporton korrespodenti i Kohës Ditore në Kaçanik.

Dëmtime më të mëdha ka pësuar segmenti i parë i rrugës nga magjistralja në drejtim të fshatit Gajre, por ngjashëm me dëmtime ka kaluar edhe rruga “Tefik Raka” në Kaçanik dhe disa të tjera rurale.

Autoritetet komunale të kësaj komune, ndërkaq, kanë deklaruar se Komuna ka reaguar me urgjencë pas gjendjes së krijuar në riaftësimin e rrugëve, por që sipas tyre dëmin gjysmë milioni euro nuk e përballon buxheti komunal.

Ramadush Osmani, drejtor i Shërbimeve Publik dhe Emergjencave në këtë komunë, ka deklaruar të enjten se pushteti lokal pasi ka vlerësuar dëmet e ka adresuar një kërkesë drejt Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për mbulimin e dëmeve.

“Aktualisht e kemi angazhuar një kompani për riaftësimin e rrugës në Gajre, mirëpo dëmet janë të mëdha dhe përveç riparimit nuk kemi mundësi të reagojmë më shumë. Sipas komisionit që e kemi formuar pas shembjeve të dheut dhe rënies së gurëve dalin të jenë 500 mijë euro dëme në rrugët e Kaçanikut”, ka thënë Osmani.

“Buxheti komunal nuk i përballon dëmet gati gjysmë milioni euro dhe ky fakt na ka shtyrë të adresojmë kërkesë emergjente te MAPL-i për ndihmë financiare në rregullimin e rrugëve që janë dëmtuar”.

Por, edhe banorë fshatrash të kësaj komune po deklarohen për telashe të mëdha. Ukshin اallaku, administrator i fshatit Gajre, ndërkaq, gjendjen aktuale në rrugët e këtij fshati e ka paraqitur me shumë telashe. Edhe ky ka thënë se po bëhen riparime të rrugëve sa për një qarkullim të përkohshëm, ndryshe ka shtruar nevojën e një reagimi nga qendra për të sanuar gjendjen në tërësi.

“Rrugët e fshatit tonë në Gajre, por edhe në Kotlinë janë plasaritur shumë nga shembjet e mëdha që kanë ndodhur dhe janë dëmtuar shumë keq. Kanë nisur të bëhen përmirësime sa për kalim të rrugëve, mirëpo në qoftë se niveli qendror nuk intervenon do të ketë problem të riaftësimit të gjendjes në tërësi në fshatrat ku ka telashe të mëdha qarkullimi”, ka thënë ai.B koha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top