Greqi, gjenden vrasësit e shqiptares, në pranga njëri prej tyre

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
50734_1.jpg

SELANIK – Pas hetimeve intensive, policia e Selanikut identifikoi vrasësit e adoleshentes nga Drenova dhe të dashurit të saj grek.

Policia arrestoi njërin prej tyre, duke zbardhur edhe skemën e krimit makabër.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga hetimet, ngjarja e ka zanafillën nga fakti që vajza më herët kishte patur marrëdhënie me një 18 vjecar rumun, me emrin Elvis, i cili nuk e pranonte dot që pas ndarjes, ajo krijoi një lidhje të re me djalin grek.

Më 24 dhjetor 2011, djali nga Ksanthi (njëri nga viktimat), pati një grindje me 18 vjecarin rumun.

Po atë ditë, në një stacion autobusi në zonën periferike të Dendropotamos, ku ishin të dy të rinjtë, u shfaq 18 vjecari, i cili me një mjet metalik, e goditi djalin në kokë dhe në gjoks duke e plagosur.

Pas pak mbërriti në vend një makinë, që drejtohej nga vëllai i 18 vjecarit, një 23 vjecar, i cili sot është i arrestuar.

Në makinë ndodheshin dhe tre persona të tjerë, dy meshkuj dhe një femër, të cilët i futën me forcë djalin dhe vajzën në pjesën e prapme të makinës dhe u nisën drejt një destinacioni të panjohur.

Policia nuk sqaron se si ka ndodhur vdekja e adoleshentëve, trupat e të cilëve u gjetën të masakruar e të dekompozuar në zonën rurale të Lagadhasë në Selanik vetëm pas një muaji.

I arrestuari është dërguar në prokurorinë e Selanikut, ku pritet të japë detaje të hollësishme mbi krimin makabër, ndërsa i vëllai i tij, ish i dashuri i vajzës, pas vrasjes është larguar në Itali.
(Balkanweb.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top