Helmimi me ushqim të konservuar – masat e kujdesit

Kresha

A pretty face can never trick me
Shiko fotografinë 1426712

Toksina Botulinum mund të gjendet në ushqimin e konservuar dhe të paketuar, ndërsa simptomat e helmimit paraqiten 12 deri në 36 orë pas konsumimit.

Tek i sëmuri paraqitet shikim i errësuar ose shikim i dyfishtë, tharje e gojës, dobësim i muskujve, si edhe marrje. Ky helmim më së shpeshti është i lidhur me konsumimin e produkteve të mishit (sallam, suxhuk) dhe shfaqet në formë të ‘epidemive të vogla shtëpiake’.

Mjekimi i gastroenteritit të pakomplikuar, fillimisht bëhet me terapi zëvendësuese. Qëllimi është që me anë të çajit dhe supës, të kompensohen lëngjet dhe elektrolitet e humbura.

Te fëmijët jepet tretësirë elektrolitesh në gojë, ndërsa vetëm te rastet e rënda humbja e lëngjeve duhet të zëvendësohet me anë të infuzionit. Njerëzit të cilët nuk mund ta pranojnë tretësirën përmes gojës për shkak të mundimit (sidomos fëmijët e vegjël), kanë nevojë për kujdes mjekësor dhe kompensimin e lëngjeve me rrugë intravenoze.

Te shumica e infeksioneve, pas zëvendësimit të lëngjeve dhe elektroliteve, simptomat përmirësohen brenda një dite. Vetëm ‘ethet e salmonelës’ trajtohen me antibiotikë. //keshilla
 
Titulli: Helmimi me ushqim të konservuar – masat e kujdesit

Konservat jane vertet te rezikshme, sidomos ato qe kane ne perberje mish.
Kur blini konserva kini kujdes qe kapaku te jete i DREJTE e jo i fryre (kjo vlen per cdo lloj konserve, nqs ka kapak te deformuar mos e konsumoni...)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top