Hidhet shorti i Davis Cup për vitin 2014

cent

...Lontano
Finalja e vitit 2013 të Kupës Davis duhet ende të luhet, megjithatë në Londër u hodh shorti për edicionin e 103 të aktivitetit më të rëndësishëm në rang ekipor të tenisit për meshkuj. Bie në sy rikthimi i Britanisë së Madhe në World Group, pas suksesit të tyre 4-1 ndaj Kroacisë, që është njëkohësisht edhe kategoria elitare e Kupës Davis.
28009so.jpg
Team GB do të ndeshet me 32 herë kampionët e Kupës Davis, rekordmenët e Shteteve të Bashkuara dhe ky ndoshta do të jetë edhe një rast i mirë për të parë sërish Andy Murray-n të kontribuojë për vendin e tij, pasi skuadra britanike mungon në një nivel të tillë që nga viti 2008, sezon ku u mundën 4-1 nga Argjentina. Interesant është fakti se kampionët në fuqi të Republikës Ceke që mbajnë numrin 1 në ranking dhe Spanja numri 3 janë pozicionuar në krahët e kundërt të shortit. Cekët do të masin forcat me Holandën, ndërsa Spanja ku pritet të kontribuojë gjithashtu edhe Rafael Nadal do të vihet përballë Gjermanisë.

Iberikët e kanë fituar këtë trofe plot 5 herë në 13 edicionet e fundit, sidoqoftë këtë herë aventurën e vitit 2014 ekipi i Alex Corretja-s do të nisë jashtë fushës. Serbia do të ndeshet me Zvicrën, por mbetet për t’u parë nëse Roger Federer do të kontribuojë për vendin e tij apo jo, duke patur parasysh që ky është i vetmi trofe në karrierë që i mungon 32-vjecarit nga Baseli. Në takimet e tjera bie në sy përballja Francë – Australi, megjithëse 28 herë fituesit e këtij kompeticioni nuk janë më të njëjtët, ndërsa me interes pritet gjithashtu dueli Argjentinë – Itali. Kalendari kompletohet nga dy përballjet e fundit Japoni – Kanada dhe Kazakistan – Belgjikë. Finalja e madhe e vitit 2013, ajo ndërmjet Serbisë dhe Republikës Ceke do të mbahet në Beograd, nga data 15-17 nëntor, ndërsa ndeshjet e para të fazës së 1/8 për vitin e ardhshëm do të luhen nga 31 janari deri më 2 shkurt.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top