Ide nga filmat fantastiko-shkencorë aplikohen në mjekësi

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ide nga filmat fantastiko-shkencorë aplikohen në mjekësi

ndryshe-768x432.jpg


Ndërsa analizat me ultratinguj dhe me rreze X i ndihmojnë mjekët të diagnostikojnë të gjitha sëmundjet, nga kanceri i gjirit te guri në veshka, këto lloj analizash nuk mund të zbulojnë çfarë ndodh në brendësi të këtyre masave që formohen në trupin e njeriut. Njohuritë në këtë fushë mund t’u vijnë në ndihmë miliona pacientëve që të shmangin stresin e panevojshëm dhe ndëhyrjet kirurgjikale. Grupe shkencëtarësh në Shtetet e Bashkuara, nga Universiteti Purdue dhe ai i Bostonit, janë duke zhvilluar teknologji, të cilat ndihmojnë për të patur më tepër njohuri për disa procese që ndodhin në brendësi të trupit të njeriut.

Dr. Ji-Xin Cheng (Jee-Sheen Cheng) ja ka kushtuar gjithë jetën punën e tij një fushe, që deri tani i ngjante letërsisë fantastiko-shkencore. Së bashku me ekipin e tij, ai ka krijuar disa instrumente mjekësore, të cilat ndihmojnë në diagnositikimin e pacientëve përmes tingujve dhe dritës!

“Ne duam të krijojmë një pajisje si tricorder-i i filmit “Star Trek”, ëndërra jonë është të shndërrojmë idenë e filmin në praktikë,” – thotë profesori Cheng.

Në serialin fantastiko-shkencor Star Trek, tricorder-i tundet para pacientit për të marrë informacione prej tij.

Në mjekësinë konvencionale, kirurgët duhet të presin pjesë nga indet e dyshuara për t’i analizuar, ose rrezikojnë që t’i ekspozojnë pacientët e sëmurë ndaj bojërave fluoreshente dhe nanogrimcave.

Metoda e quajur “etiketim” ndriçon dëmtimet, në mënyrë që ato të studjohen nga mjekët.

Anëtari i ekipit të studimit Jesse Vhang shpjegon teknikën që eliminon procedurat më invazive, apo toksike, duke lëshuar dritë tek molekulat e tumorit.

“Me këtë metodë mund të shohim vibracionin e molekulave, të cilat gjenerojnë sinjale në mikroskopin tonë,”- thotë Vhang.

Vibracionet shërbejnë si gjurmë molekulare, unike për secilin tip molekule. Ky model mund të skicohet për të identifikuar lipidet, proteinat dhe acidin nukleik. Pra, në thelb, pajisja e re u jep mjekëve aftësinë për ta parë pacientin në tre dimensione.

“Për shembull, ne mund të përdorim këtë mënyrë për të parë në mënyrë tre-dimensionale mostra biologjike të pacientëve. Kjo mënyrë na lejon të dallojmë në se pacienti ka kancer; tumori zakonisht ka një numër të madh lipidesh,”- thotë Vhang.

Pajisja MarginPat premton shumë në zbulimin e kancerit të veshkave, mëlçisë, dhe të gjirit.

MarginPAT, e financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, do t’i ndihmojë gjithashtu kirurgët, që t’i heqin tumoret në mënyrë më precize. Në Shtetet e Bashkuara, rreth një e katërta e pacientëve të prekur nga kanceri i gjirit, zakonisht i nënshtrohen një ndëhyrjeje të dytë kirurgjikale për heqjen e qelizave malinje që mbeten nga ndërhyrja e parë.

Shkencëtarët shpresojnë që pajisja MarginPAT do ta pakësojë së tepërmi numrin e qelizave kanceroze.

Cheng dhe partneri i tij, Dr. Pu Wang, kanë krijuar kompaninë Vibronix për prodhimin e pajisjes MarginPat. Dr. Wang thotë se ajo mund të revolucionarizojë mjekësinë në mbarë botën.

“Unë mendoj se kjo pajisje do ta ndihmojë shumë Kinën, ku praktikat mjekësore në qendrat shëndetësore nuk janë aq të mira sa ato të spitaleve në qytetet e mëdha, apo jashtë vendit.”

Në se gjithçka shkon sipas planifikimit, pajisja MarginPAT do të dalë në treg brenda tre vjetësh dhe disa prej pajisjeve të tjera të filmimit të organeve në mënyrë tre-dimensionale nuk do të jenë larg, duke e bërë ëndrrën e tri-korderit të filmit Star Trek një hap më pranë realitetit.

gazeta-Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top