Boksieri i mirënjohur, në ring më 2 maj 2010, për të mbrojtur për herë të katërt titullin e kampionit të botës në versionin WBF
Kundërshtari i tij, Esteban Valdemar Ponce, nga Buenos Aires, ka një bilanc solid si boksier profesionist
Boksieri i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Qato, do të ngjitet në ring më 2 maj 2010, për të mbrojtur për herë të katërt titullin e kampionit të botës në peshën e mesme në versionin WBF dhe këtë radhë sfidanti i shqiptarit do të jetë argjentinasi Esteban Valdemar Ponce. 26-vjeçari nga kryeqyteti i Argjentinës, Buenos Aires, ka një bilanc solid si boksier profesionist me 16 fitore të realizuara, prej të cilave 8 me KO, 4 humbje dhe një barazim.
Gjithsesi fakti që e favorizon Qaton është se kundërshtari i tij nuk ka përvojën e tij, dhe nuk ka zhvilluar asnjëherë një duel prej 12 rundash, sa zgjasin duelet për titujt botëror. Në vitin 2008, Ponce ka tentuar titullin e kampionit të botës për të rinjtë në versionin IBF për peshën e mesme, por është mposhtur në Kiev nga ukrainasi Maksim Bursak.
Më parë ishte përfolur që për kundërshtar të Qatos për duelin e 2 majit të jetë serbi me banim në Austri, Gojko Knezheviç, por, si duket, ai nuk ka pranuar përsëri që të ndeshet me boksierin shqiptar, aq më tepër në Tiranë.
Qato është stërvitur atje deri dje në mbrëmje, ndërsa pritet të zbarkojë në Tiranë më 30 prill. Duke folur nga Franca, atje ku po zhvillon fazën përgatitore Qato ka thënë se po stërvitet deri në maksimum dhe, duke qenë se përballja zhvillohet në Tiranë për Qaton kjo është një përgjegjësi shtesë. Argjentinasi Esteban Waldemar Ponce do të tentojë që të marrë me vete brezin, të cilin Qato e zotëron që nga prilli i vitit 2008.
Përpara kësaj sfide, Kreshnik Qato ka një bilanc prej 21 fitoresh dhe 6 humbjesh dhe në renditjen botërore të boksit profesionist, ai tanimë renditet i 39-ti midis afro 1,050 boksierëve të kategorisë së peshës së mesme, ashtu sikundër është ngjitur edhe në renditjen europiane, ku mban vendin e 21-të midis afro 302 boksierëve.
Por, më e rëndësishmja është se në katër vitet e fundit ai mbetet i pamposhtur, duke shënuar 14 fitore radhazi. Sipas burimeve pranë organizatorëve, kostoja e këtij evenimenti arrin shifrën prej 250,000 eurosh dhe në fakt ai ka nisur zyrtarisht që më 28 prill me mbërritjen e të ftuarve ndërkombëtarë, zyrtarëve e të tjerë.
Shkurt nga bota
Mediat madrilene, elozhe për Mourinjon
Në një kohë që mediat katalanase përshëndesin kampionët e tyre që dolën me kokën lart nga "Camp Nou", të kundërtën bëjnë mediat madrilene, të cilat jo pa qëllim i thurin elozhe skuadrës së Jose Mourinho-s.
"Mou, e meritove", shkruan sportivja "Marca", e cila prej kohësh po lobon që presidenti Perez të marrë në skuadrën "Merengues" teknikun portugez. Në vijim gazeta analizon sjelljet antisportive të Barcelonës në rastin e Valdes ndaj Mourinho-s dhe ka vënë në dukje formën e dobët të treguar nga Ibrahimovic.
E përditshmja tjetër "AS" preferon të ironizojë me faktin se Barcelona nuk do shkelë në Madrid. Gazetat katalanase kanë pasur më shumë mesazhe ngushëllimi dhe kritika ndaj sjelljeve provokuese të Mourinho-s. "Goli u shënua vonë", lexohet në faqen e parë të "El Mundo Deportivo", ndërkohë që e përditshmja tjetër "Sport" shkruan: "Kampioni u eliminua si i tillë". Në Itali, entuziazmi i mediave vendase është në nivelin më të lartë të mundshëm.
Në të gjitha faqet e të përditshmeve kryesore flitet për një kualifikim historik të Interit për në finale të Ligës së Kampioneve. "Inter një mur lavdie", është titulli i "La Gazzetta Dello Sport", ndërsa "Corriere Della Sera", ka publikuar një foto të Murinho-s me diçiturën "Murinjo mes lavdisë dhe zemërimit".
shekulli