Krijohet proteza që i ngre paraplegjikët sërish në këmbë

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Paraplegjiku.jpg

Përpjekje të vazhdueshme bëhen në mënyrë që njerëzit me probleme të ndryshme shëndetësore të kenë mundësi të përmirësohen e të kthehen në gjendjen e mëparshme. Për këtë, deri sot bashkëpunimi shkencë-mjekësi ka arritur rezultate të mëdha, edhe pse jo për gjithçka është gjetur zgjidhja.

Një ndër arritjet e fundit është edhe proteza që ndihmon paraplegjikët të ecin sërish, pas një kohe të caktuar rehabilitimi.

Ajo mund të futet direkt në palcën kurrizore, pa e dëmtuar atë.
Dëmtimet e palcës kurrizore ndalojnë transmetimin e sinjaleve elektrike nga truri drejt këmbëve, duke çuar në paralizë. Kjo protezë bën të mundur rikthimin e transmetimit të sinjaleve në pjesën e dëmtuar. Një procedurë e tillë kombinon stimulimet elektrike me ato kimike.

Si fillim është eksperimentuar në një mi plotësisht të paralizuar, gjë që arriti ta bënte miun të lëvizte e të kalonte pengesa me forcat e tij.

Hapat e një ndërhyrjeje të tillë?

1) Një koktej farmakologjik lëshohet drejt pjesës së dëmtuar të palcës.

2) Proteza elastike futet për të lehtësuar kalimin e sinjaleve elektrike.

Rezultati: Rikuperimi i rrjetit nervor “të fjetur”.blitz.al
 
Eshte ndihmes e madhe per njerzit qe vuajne nga paraliza te tilla.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top