LIGJNr.9970, datë 24.7.2008
PثR BARAZINث GJINORE Nث SHOQثRI
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKثS Sث SHQIPثRISث
VENDOSI:
PJESA I
DISPOZITA Tث PثRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në jetën publike, të mbrojtjes dhe
trajtimit të barabartë të grave e burrave, për mundësitë dhe shanset e barabarta për ushtrimin e të
drejtave, si dhe për pjesëmarrjen e ndihmesën e tyre në zhvillimin e të gjitha fushave të jetës
shoqërore.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është:
a) të sigurojë mbrojtje efikase nga diskriminimi për shkak të gjinisë dhe nga çdo formë
sjelljeje, që nxit diskriminimin për shkak të gjinisë;
b) të përcaktojë masa për garantimin e mundësive të barabarta ndërmjet grave e burrave,
për të eliminuar diskriminimin e bazuar në gjini, në çfarëdo forme me të cilën shfaqet;
c) të përcaktojë përgjegjësitë e autoriteteve shtetërore, qendrore dhe vendore, për të
hartuar dhe zbatuar aktet normative, si dhe politikat që mbështesin zhvillimin dhe nxitjen e
barazisë gjinore në shoqëri.
Neni 3
Parimet themelore
1. Ky ligj bazohet në parimin e barazisë e të mosdiskriminimit dhe në parimet e tjera, të
sanksionuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga konventa “Për eliminimin e të gjitha
formave të diskriminimit ndaj gruas”, si dhe nga të gjitha aktet e tjera ndërkombëtare, të
ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.
2. Dispozitat e këtij ligji nuk duhet të interpretohen apo zbatohen në mënyrë që të
kufizojnë apo reduktojnë garancitë për arritjen e barazisë gjinore, të shprehura në aktet
ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, acquis communautaire të Bashkimit
Europian, konventa “Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas”.
Neni 4
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Barazi gjinore” është pjesëmarrja e barabartë e femrave dhe e meshkujve në të gjithat
fushat e jetës, pozita e barabartë ndërmjet tyre, mundësi e shanse të barabarta, për të gëzuar të
drejtat dhe për të përmbushur detyrimet në shoqëri, duke përfituar njëlloj nga arritjet e zhvillimit
të saj.
2. “Përkatësi gjinore” janë mundësitë dhe atributet shoqërore, të lidhura me të qenit femër
apo mashkull, si dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre.
3. “Diskriminim për shkak të gjinisë” është çdo dallim, përjashtim ose kufizim mbi baza
gjinore, që ka për qëllim ose për pasojë dëmtimin, mosnjohjen, mosgëzimin dhe mosushtrimin, në
mënyrë të barabartë, nga secila gjini, të të drejtave të njeriut dhe lirive të parashikuara në
Kushtetutë dhe në ligje, në fushat politike, ekonomike, shoqërore, kulturore e civile.
4. “Integrim gjinor” është procesi që zhvillohet ndërmjet femrave dhe meshkujve, si një
proces që nuk i përket vetëm njërës gjini si grup i veçuar, por shoqërisë në tërësi. Si i tillë,
integrimi gjinor është rruga për arritjen e barazisë gjinore në shoqëri, nëpërmjet përfshirjes së
perspektivës së secilës nga gjinitë në të gjitha proceset ligjvënëse, politikëbërëse, planifikuese,
zbatuese e monitoruese.
5. “Përfaqësim i barabartë gjinor” është përfaqësimi i secilës prej gjinive me jo më pak se
30 për qind në një institucion, në nivel drejtues, organ të emëruar, parti politike.
6. “Masa të veçanta të përkohshme” janë masat e ndërmarra nga organet shtetërore, që
synojnë përshpejtimin e vendosjes së barazisë faktike ndërmjet femrave dhe meshkujve në
shoqëri.
7. “Nëpunës që merret me çështjet e barazisë gjinore” është punonjësi i administratës
publike, qendrore apo vendore, i cili ka formim dhe njohuri të posaçme në fushën e barazisë
gjinore dhe ia kushton kohën e punës arritjes së barazisë gjinore dhe integrimit gjinor në sektorin
apo territorin që mbulon.
8. “Punë me vlerë të barabartë” është veprimtaria e paguar, e cila, e krahasuar me të
njëjtët tregues ose njësi matëse të një veprimtarie tjetër, pasqyron njohuritë e ngjashme ose të
barabarta dhe aftësitë profesionale në realizimin e një sasie të barabartë dhe të përafërt të
përpjekjeve fizike e intelektuale.
9. “Ngacmim për shkak të përkatësisë gjinore” është çdo formë sjelljeje e padëshiruar, që
lidhet me gjininë e një personi dhe ka për qëllim dhe/ose sjell si pasojë cenimin e dinjitetit
personal ose krijimin e një mjedisi kërcënues, armiqësor, poshtërues, përçmues apo fyes.
10. “Shqetësim seksual” është çdo formë e padëshiruar sjelljeje, e shprehur me fjalë ose
veprime fizike dhe simbolike, me natyrë seksuale, e cila ka për qëllim ose sjell si pasojë cenimin
e dinjitetit personal, në mënyrë të veçantë kur krijon një mjedis kërcënues, armiqësor, poshtërues,
përçmues apo fyes.
Neni 5
Zbatimi i ligjit
1. Ky ligj mbron nga diskriminimi për shkak të gjinisë të gjithë personat, që jetojnë dhe
qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Shtetasit shqiptarë, me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të
Republikës së Shqipërisë, gëzojnë mbrojtjen, që ofron ky ligj, në marrëdhëniet me organet
shtetërore shqiptare.
3. Personat fizikë e juridikë të huaj, me banim, vendqëndrim apo seli jashtë territorit të

Neni 6
Ndalimi i diskriminimit për shkak të gjinisë
1. اdo trajtim më pak i favorshëm i një personi për shkak të gjinisë, në krahasim me
trajtimin që i bëhet, i është bërë ose do t’i bëhej një personi të gjinisë tjetër, në një situatë të
ngjashme, përbën diskriminim të drejtpërdrejtë për shkak të gjinisë dhe ndalohet.
2. Hartimi, zbatimi, nxitja dhe krijimi i dispozitave, kushteve, kritereve apo praktikave,
në dukje neutrale, por që sjellin vendosjen në një situatë më pak të favorshme të një personi të
njërës gjini, krahasuar me personat e gjinisë tjetër, përbën diskriminim të tërthortë për shkak të
gjinisë dhe ndalohet. Nga ky ndalim bëjnë përjashtim rastet kur këto dispozita, kushte, kritere apo
praktika justifikohen nga një qëllim i përligjur dhe mjetet apo rrugët për arritjen e këtij qëllimi
janë të nevojshme dhe të përshtatshme.
Neni 7
Masat e nevojshme për sigurimin e barazisë gjinore
Për sigurimin e barazisë gjinore dhe eliminimin e diskriminimit për shkak të gjinisë,
organet shtetërore, në bazë të kompetencave të tyre:
1. Sigurojnë, përmes masave legjislative ose me mjete të tjera të përshtatshme, zbatimin
praktik të parimit të barazisë gjinore.
2. Sigurojnë, përmes masave legjislative ose me mjete të tjera të përshtatshme, të
shoqëruar edhe me sanksione, kur është rasti, ndalimin e çdo diskriminimi për shkak të gjinisë.
3. Sigurojnë, përmes rregullimeve ligjore dhe nënligjore ose me mjete të tjera të
përshtatshme, ndryshimin ose shfuqizimin e çdo akti ligjor, zakoni apo praktike, që përbën
diskriminim për shkak të gjinisë.
4. Marrin të gjitha masat e përshtatshme, për të krijuar lehtësitë e nevojshme e të
përligjura objektivisht, për mundësi të barabarta dhe akses të barabartë për të dyja gjinitë.
5. Sigurojnë, përmes institucioneve publike dhe gjykatave kombëtare, mbrojtjen efektive
të të dyja gjinive ndaj çdo veprimi diskriminues.
Neni 8
Masat e veçanta të përkohshme
1. Masat e veçanta të përkohshme përfshijnë kuotat për të arritur përfaqësim të barabartë
gjinor, rritjen e pjesëmarrjes së gjinisë më pak të përfaqësuar në vendimmarrje dhe në jetën
publike, fuqizimin ekonomik dhe të pozitës së personave të secilës gjini në fushën e punës,
përmirësimin në mënyrë të barabartë të nivelit arsimor, si dhe masa të tjera në çdo fushë, ku
personat e njërës gjini nuk gëzojnë pozitë të barabartë me personat e gjinisë tjetër.
2. Nuk përbëjnë diskriminim për shkak të gjinisë rastet kur organet shtetërore marrin
masa të veçanta të përkohshme, përfshirë edhe dispozita ligjore, që synojnë përshpejtimin e
vendosjes së barazisë faktike ndërmjet femrave dhe meshkujve. Këto masa duhet të pushojnë së
ekzistuari sapo të jenë arritur objektivat e barazisë gjinore, për të cilat janë krijuar.
Neni 9
Masat e veçanta
Nuk përbëjnë diskriminim për shkak të gjinisë rastet kur shteti merr masa të veçanta,
përfshirë edhe dispozita ligjore, që synojnë:
a) mbrojtjen e posaçme të grave gjatë shtatzënësisë dhe lindjes, të nënave të reja, si dhe të
prindërve të rinj, për shkak të lindjes natyrore ose të adoptimit të fëmijës, duke krijuar kushte për
mbrojtjen dhe lehtësimin e tyre në punë; në sigurimet shoqërore e ndihmat sociale; në sigurimin e
ndihmës së nevojshme shëndetësore për nënën dhe fëmijën; në sigurimin dhe nxitjen e sistemit të
shërbimeve sociale, duke favorizuar zhvillimin e rrjetit të çerdheve e kopshteve;
b) lehtësimin e ndihmën për personat, që kanë përgjegjësi të veçanta në familje, për shkak
të përkujdesjes së përditshme ndaj anëtarëve të paaftë të familjes, për shkak të moshës, paaftësisë
fizike apo mendore ose për shkaqe të tjera paaftësie.
c) kufizimet për të punuar në disa sektorë të punëve të rënda dhe të rrezikshme për gratë
shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji. Këto kufizime do të rishikohen periodikisht, në varësi të
njohurive shkencore e teknike dhe sipas nevojave që paraqiten.
PJESA II
ORGANET PثRGJEGJثSE PثR MBARثVAJTJEN E BARAZISث GJINORE
DHE DETYRAT E TYRE
Neni 10
Këshilli i Ministrave
1. Këshilli i Ministrave miraton strategjinë kombëtare dhe planin e veprimit për arritjen e
barazisë gjinore në Shqipëri.
2. Projektligjet e përgatitura nga Këshilli i Ministrave, që i paraqiten Kuvendit për
miratim, nëse është rasti, duhet të shoqërohen edhe me një vlerësim të efekteve për secilën gjini.
Neni 11
Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore
1. Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore është organ këshillimor që ngrihet me urdhër të
Kryeministrit, me propozim të ministrit që mbulon çështjet e barazisë gjinore. Përbërja e tij
miratohet mbi bazën e përfaqësimit të barabartë, sipas përkatësisë gjinore.
2. Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore kryesohet nga ministri që mbulon çështjet e
barazisë gjinore dhe në përbërje ka dhjetë përfaqësues të përcaktuar nga Qeveria dhe tre nga
shoqëria civile. Përfaqësuesit nga shoqëria civile duhet të jenë shtetas shqiptarë, me arsim të lartë
dhe të njohur, për shkak të veprimtarisë së tyre në fushën e barazisë gjinore.
3. Mandati i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore është 4 vjet, me të drejtë
riemërimi, me përjashtim të anëtarëve që janë zgjedhur për shkak të detyrës. Në çdo rast,
ripërtëritja e të gjithë anëtarëve të këshillit në të njëjtën kohë ndalohet.
4. Rregullat procedurale të funksionimit të Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore, si dhe
shpërblimi i anëtarëve të tij miratohen nga Këshilli i Ministrave në Rregulloren e Këshillit
Kombëtar të Barazisë Gjinore.
Neni 12
Detyrat e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore
Detyrat e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore janë:
a) këshillon Qeverinë për përcaktimin e drejtimit të politikave shtetërore për barazi
gjinore, me përjashtim të çështjeve që merren në shqyrtim nga Këshilli Kombëtar i Punës. Për
çështje të një rëndësie të veçantë, Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore mund të zhvillojë
mbledhje të përbashkëta me Këshillin Kombëtar të Punës;
b) siguron integrimin gjinor në të gjitha fushat, sidomos në ato politike, shoqërore,
ekonomike dhe kulturore;
c) i propozon Këshillit të Ministrave programet kryesore për nxitjen dhe arritjen e
barazisë gjinore në Shqipëri;
ç) vlerëson gjendjen konkrete të barazisë gjinore në vend, duke dalë me udhëzime për
strukturën e çështjeve të barazisë gjinore në ministrinë që mbulon çështjet e barazisë gjinore, si
dhe propozime e rekomandime për Qeverinë, për përmirësimin e gjendjes;
d) miraton raportin vjetor për çështjet e barazisë gjinore të ministrisë që mbulon çështjet
e barazisë gjinore.
Neni 13
Autoriteti shtetëror përgjegjës për zbatimin e ligjit dhe
të programeve shtetërore për barazinë gjinore
1. Autoriteti shtetëror përgjegjës për zbatimin e këtij ligji, si dhe të programeve shtetërore
për barazinë gjinore është ministri që mbulon çështjet e barazisë gjinore.
2. Ministri që mbulon çështjet e barazisë gjinore:
a) zbaton dhe mbikëqyr zbatimin e këtij ligji, strategjisë kombëtare dhe planit të veprimit
për arritjen e barazisë gjinore, si dhe të detyrimeve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë në
fushën e barazisë gjinore;
b) i propozon Këshillit të Ministrave ndryshime ligjore e nënligjore, nënshkrimin e
akteve ndërkombëtare në fushën e barazisë gjinore dhe të të drejtave të grave, si dhe ndërmarrjen
e masave të tjera, që synojnë të zhdukin dallimet ndërmjet gjinive në gëzimin e të drejtave dhe
ofrimin e mundësive, pasi këshillohet me Këshillin Kombëtar të Barazisë Gjinore;
c) bashkëpunon dhe u ofron mbështetje organizatave jofitimprurëse, aktive në fushën e
barazisë gjinore;
ç) organizon edukimin dhe përgatitjen profesionale të nëpunësve për çështjet e barazisë
gjinore;
d) ndërton mekanizmat e mbledhjes së statistikave, të ndara sipas gjinisë, në
bashkëpunim me Institutin e Statistikave dhe me institucionet e tjera shtetërore, si dhe mbikëqyr
mbledhjen dhe përpunimin e tyre;
dh) organizon grumbullimin, analizën dhe përhapjen e informacionit për problemet e
përkatësisë gjinore;
e) vetë ose në bashkëpunim me institucione të tjera, ndërton dhe realizon veprimtari për
edukimin, trajnimin, informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, si dhe punonjësve e
funksionarëve të administratës publike e sistemit gjyqësor mbi konceptin e barazisë gjinore,
mosdiskriminimin e gruas, eliminimin e stereotipave gjinorë, kuptimin e drejtë të rolit të femrës e
të mashkullit, të nënës e të babait në familje dhe shoqëri;
ë) brenda tremujorit të parë të çdo viti, i paraqet Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore
raportin e vitit paraardhës për veprimtarinë e realizuar, ecurinë e punës për arritjen e barazisë
gjinore, problemet e hasura dhe rrugët për kapërcimin e tyre;
f) organizon mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore dhe përgatit materialet,
aktet dhe dokumentet e nevojshme që paraprijnë ose pasojnë këto mbledhje.
3. Institucionet shtetërore, në nivel qendror dhe vendor, kanë detyrimin ligjor për të
bashkëpunuar me ministrin përkatës, për shkëmbimin e informacionit dhe lehtësimin e
përmbushjes së funksionit të tij. Për këtë qëllim, në çdo ministri emërohet një nëpunës që merret
me çështjet e barazisë gjinore.
4. Ministri realizon detyrat e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni, si dhe mbikëqyr
veprimtarinë për çështjet e barazisë gjinore nëpërmjet strukturës që ai ka për këtë qëllim.
Drejtuesi i kësaj strukture drejton këtë veprimtari, si dhe e përfaqëson strukturën në marrëdhëniet
me të tretët.
5. Ministria për çështjet e barazisë gjinore ka burime financimi:
a) Buxhetin e Shtetit;
b) donatorë të ndryshëm.
Neni 14
Organet e qeverisjes vendore
1. Organet e qeverisjes vendore bashkëpunojnë me organet e qeverisjes qendrore për
zbatimin e legjislacionit dhe politikave shtetërore për barazinë gjinore.
2. Organet e qeverisjes vendore bashkëpunojnë ngushtë me organizatat jofitimprurëse për
arritjen e barazisë gjinore në fusha të ndryshme, në territorin që mbulojnë.
3. Organet e qeverisjes vendore kryejnë mbledhjen dhe përpunimin e statistikave
vendore, të ndara sipas gjinisë.
4. Organet e qeverisjes vendore emërojnë një ose disa nëpunës vendorë, që merren me
çështje të barazisë gjinore, pranë tyre.
PJESA III
PJESثMARRJA E BARABARTث GJINORE Nث PROCESIN
E VENDIMMARRJES
Neni 15
Pjesëmarrja në procesin e vendimmarrjes
1. Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe
gjyqësor dhe në institucionet e tjera publike arrihet kur:
a) sigurohet përfaqësim në masën mbi 30 për qind për secilën gjini, përfshirë edhe në
organet e tyre drejtuese;
b) sigurohet respektimi në mënyrë të njëjtë për secilën gjini i procedurave dhe kritereve
të konkurrimit, gjatë emërimit në këto organe;
c) sigurohet përfshirja mbi 30 për qind e secilës gjini në listën e kandidatëve për zgjedhjet
në organet përfaqësuese vendore;
ç) sigurohet përfshirja jo më pak se 30 për qind e secilës gjini në listën e kandidatëve të
paraqitur nga partitë politike për sistemin proporcional për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së
Shqipërisë;
d) sigurohet përfshirja mbi 30 për qind të secilës gjini në organet administruese të
procesit të zgjedhjeve qendrore dhe vendore.
2. Partitë politike përcaktojnë mënyrat dhe masat për të përmbushur kërkesat e
përcaktuara në pikën 1 të këtij neni.
3. Partitë politike paguajnë një gjobë deri në një të dhjetën e fondit shtetëror për
financimin e fushatës zgjedhore, nëse shkelin dispozitat e këtij neni, deri në ndreqjen e shkeljes.