Lum golash në Superiore, Partizani merr kryesimin, “rikthehet

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Partizani-2-1024x576.jpgPasditja e Superiores dhuroi shumë gola dhe nuk munguan surprizat, ndërkohë që kampionati ka një kryesues të ri, Partizanin.

Në Shkodër, ecuria perfekte e Vllaznisë gjen një kundërshtar të fortë tek Kukësi, që duket sikur ka harruar vështirësitë e fillimit të sezonit.

Ndeshja për shkodranët filloi më së miri me avantazhin e Dungës, por Ylli i Kukësit Ibrahimi përmbysi gjithçka në 10 minuta, me anë të një aksioni të bukur dhe një penalltie.

Kuksianët treguan edhe në pjesën e dytë të njëjtin autoritetet, duke shënuar sërish me Eze dhe Limaj për mos t’i lënë asnjë shans për rikthim shkodranëve të trajnerit Brdaric, që humbin kryesimin.

Nga rënia e Vllaznisë përfitoi më së miri Partizani, me kryeqytetasit që shkatërruan 4-0 Skënderbeun në një ndeshje pa shumë histori, ku “demat e kuq” patën mundësi të “argëtoheshin” në sulm.

Bardhi, Mala dhe Cardoso e mbyllën takimin që në pjesën e parë, dhe menaxhuan qetësisht 45 minutat e dyta, duke thelluar në fund rezultatin me Salomon dhe ngjitur majën e klasifikimit.

Më parë, bomberi amerikan i Laçit, Nwabueze, dhuroi spektakël dhe një tripletë personale në fitoren e bujshme të ekipit të tij që mundi 6-1 Apoloninë e fundit në klasifikim.
A2cnn.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top