Mëlçia, ushqimi dhe shërimi me barerat popullore !?

Kresha

A pretty face can never trick me


Mëlçia është një organ solid, ngjyrë kafe të errët dhe gjendra më e madhe e trupit. Ka disa funksione, sekretues-rezervues, etj.

Sëmundja e mëlçisë është parë gjithmonë e shoqëruar me diabetin e me plot sëmundje të tjera. Ku futen çrregullimet e tretjes e thithjes së ushqimit në zorrë, e për pasojë kemi një depozitim të shtuar të yndyrës në qelizat e mëlçisë. Ka lidhje me pankreatitin kronik, insuficiencën (pamjaftueshmërinë) kardiake kronike, me kolitin ulçeroz etj. Disa substanca kimike, të cilat helmojnë qelizat e mëlçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë të ndjeshme) sjellin steatozë, si psh helmimi me DDT, me teraklorur karboni ose me fosfor (fosfor të verdhë). Rrallë haset në rastet e intoksikacioneve (helmimeve) alkoolike akute. Në shtatzëni ka raste të steatozës, tepër rrallë, por kur haset është vdekjeprurëse në shumicën e rasteve tek pacientja.

Ushqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë:

- Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë.
- Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet.
- Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes.
- Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit.
- Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe brokulës.
- Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz.

Semundja e melçise, grate me te rrezikuara se burrat

Grate jane me te rrezikuara se burrat per t’u prekur nga semundja alkoolike e melçise. Semundja alkoolike e melçise, ashtu si demtimi i melçise nga viruset e hepatitit dhe perdorimi pa kriter i alkoolit, eshte nje semundje e shpeshte dhe me pasoja serioze shendetesore te ketij organi. Kjo semundje eshte pasoje e veprimit te drejtperdrejte te alkoolit mbi qelizen e melçise. Per kete arsye, alkooli konsiderohet nje faktor i vertete rreziku per çdo konsumator te rregullt te tij.

Shkaqet per shfaqjen e semundjes:

Sipas mjekeve, abuzimi me alkoolin eshte nje nga faktoret kryesore qe ndikon ne shfaqjen e kesaj semundjeje. Keshtu, sasia e alkoolit te perdorur perllogaritet ne permbajtjen e etanolit ne pijen qe perdoret. Perdorimi i 20-40 gr etanol ne dite eshte sasi qe konsiderohet e rrezikshme per melçine. Nje gote teke raki permban 18 gr metanol, ndersa nje gote vere permban 11.7 gr etanol. Perveç kesaj, nje faktor tjeter per shfaqjen e kesaj semundjeje eshte kohezgjatja e perdorimit te alkoolit. Konsumatoret sistematike, qe kane perdorur per 10 vjet radhazi 150 gr metanol ne dite, jane me te rrezikuar nga ciroza e melçise. Por, nje nder faktoret e riskut konsiderohet edhe mosha. Sa me e vogel te jete mosha e konsumatorit te alkoolit, aq me te renda jane demtimet e melçise. Si faktore te tjere rrezikues per melçine numerohen edhe seksi dhe predispozicioni gjenetik.

Simptomat e semundjes:

Ne pjesen me te madhe te rasteve, semundja zhvillohet pa shenja klinike dhe zbulohet rastesisht nga nje ekzaminim ekografik, i cili mund te behet per arsye te ndryshme. Ne disa raste, te semuret ankohen per dobesi trupore, keputje gjunjesh apo çrregullime te tretjes, te cilat shkaktohen si pasoje e demtimit te njekohshem te stomakut, duodenit e pankreasit nga perdorimi i alkoolit. Ne rast se demtimi alkoolik gershetohet edhe me demtimet e melçise nga viruset e hepatitit, shenjat klinike jane te shumta, si turbullimet e tretjes, dhembje barku ne kuadratin e siperm te djathte, lodhje e shpejte fizike e mendore, ulje oreksi, renie ne peshe, temperature deri ne 37.5-37.8 grade. Ne ekzaminimin ekografik dhe ne ekon qe i behet pacientit konstatohet zmadhimi i melçise nga 3 cm deri ne 6 cm poshte harkut te brinjes se djathte. Ndersa ne analizen e gjakut vihet re nje rritje e transaminazave (transaminazat jane enzima te citoplazmes qe çlirohen ne gjak kur qelizat hepatike vdesin).

Femrat, me te rrezikuara:

Femrat demtohen nga alkooli shume me shpejt dhe me rende se meshkujt. Sipas mjekeve, kjo lidhet me veçorite hormonale te tyre. Predispozicioni gjenetik ka nje ndikim te madh ne shfaqjen e semundjes se melçise. Studime te shumta kane treguar se ky faktor luan rol te rendesishem jo vetem ne shkallen e demtimit te melçise, por edhe ne fenomenin e varesise ndaj alkoolit. Gershetimi i njekohshem i perdorimit te alkoolit me infektimin e melçise nga viruset e hepatiteve shkakton demtime teper te renda ne melçi.

Demtimet nga alkooli:

Perdorimi i alkoolit shkakton dhjamosjen e melçise si pasoje e depozitimit te yndyrave ne qelizen e melçise dhe cirozen alkoolike qe perfaqeson nje demtim terminal te melçise. Steatoza e melçise ose dhjamosja e melçise, perveç alkoolit, shkaktohet edhe nga faktore te tjere siç jane: dieta e pasur me yndyra, mbipesha, diabeti i sheqerit apo dhe perdorimi i estrogjeneve dhe i kortizoneve.

Mjekimi:

Kushti vendimtar per te pasur nje mjekim te efektshem eshte nderprerja kategorike e perdorimit te metejshem te alkoolit. Sipas mjekeve, ky moment eshte shume i rendesishem, po aq sa dhe ndikimi pozitiv i barnave. Ne ato raste kur i semuri vazhdon te konsumoje alkool, qofte edhe ne sasi te vogel, mjekimi eshte i paefektshem.

Dieta per melçine:

Dieta e shendetshme per melçine eshte nje diete e ekuilibruar me te gjithe perberesit fiziologjike, duke menjanuar rastet e teperta te yndyrave dhe sheqernave. Perveç ketyre, kjo diete duhet te jete e pasur me vitamina dhe kripera minerale. Sipas mjekeve popullore, kjo eshte dieta ideale per te patur nje melçi te shendetshme. Gjithashtu, ne kete diete duhet te eliminohet duhani, alkooli, niseshteja, dhjamerat, gjalpi, jo shume mish dhe duhet patur kujdes nga kripa dhe sheqeri.

Bimet popullore per sherimin e melçise

Mendra:

Ne mjekesine popullore eshte mjaft i perhapur perdorimi i kesaj bime per kurimin e melçise. اaji pergatitet me gjethet, te cilat duhen mbledhur para se te lulezojne. Ai perdoret per te qetesuar dhembjet e melçise. Mendra eshte nje bime mjaft e perhapur ne natyre. Ne vendin tone ajo njihet me emrat mender, dhiozme, menderz, nane, mender e bute. Mendra shtepiake eshte bime shumevjeçare. Gjethet e saj kane forme vezake, ndersa lulet jane ne maje te kercellit, te formuara nga lulezat e vogla. Karakterizohet per aromen e mentolit, per kete arsye ajo kultivohet dhe neper kopshte. Efekte kuruese kjo bime ka edhe per semundjet e lekures, kunder tendosjeve psikike, streseve, kunder reumatizmes.

Sherbela:

Nje bime tjeter per kurimin e semundjeve te melçise eshte edhe sherbela. Bima e sherbeles rritet kryesisht ne shpate gelqerore, ne kullota. Gjethet e saj permbajne vaj esencial, saponine, alkaloide, lende regjese dhe rreshire. Ne gjethet e saj jane gjetur edhe acid fumarik, glukoze dhe pentoze, vitamina B1 dhe C. Ne mjekesi, ekstrakti i fituar nga gjethet perdoret si mjet per kurimin e melçise se zeze e te temthit. Ai merret ne forme ekstrakti te lenget, 1 deri 3 gr ne dite, ne forme infuzi 4 luge kafeje. Vaji esencial i perftuar nga gjethet perdoret ne industrine e parfumerise dhe ne kozmetike. Perqindje me e larte vaji esencial nga gjethet e sherbeles mjekesore mund te perftohet para lulezimit te saj. Edhe frutat luajne nje rol te rendesishem ne kurimin e kesaj semundjeje.

Rrushi:

Rrushi rekomandohet per te semuret qe vuajne nga melçia. Ai permban sasi te konsiderueshme sheqeri, kripera te kalciumit, hekur, vitamina B dhe C. Per shkak te sasise se perberesve te tij, lengu i rrushit eshte ilaç efikas te semundjet e melçise.

Karota:

Edhe karota eshte nje nga perimet e pazevendesueshme per shendetin e njeriut, sepse ndihmon ne kurimin e semundjeve te ndryshme. Karota ka permbajtje te larte ne elemente ushqyese. Ajo eshte burim i vitamines A, e cila ndodhet ne lekuren e saj. Per kete arsye, ajo duhet te lahet mire dhe nuk duhet qeruar. Perdoret gjeresisht ne supe per parandalimin e semundjeve te ndryshme, sidomos per mjekimin e semundjeve te melçise se zeze, temthit, veçanerisht te cerozes se melçise. Mjeket popullore keshillojne qe te semuret me melçi te ushqehen me karota çdo dite.

Dardha:

Ne saje te permbajtjes se hekurit, dardhat kane nje efekt pozitiv ne melçi, pasi nxisin aktivitetin per prodhimin e temthit. Lengu qe fitohet nga zierja e levores se degeve te dardhes ndikon pozitivisht ne uljen e temperatures. Per pergatitjen e çajit me levoret e dardhes merrni 15-20 gr levore te thara (ose 60-70 gr levore te njoma). Ato i hidhni ne 250 ml uje dhe i lini te ziejne per gjysme ore. Ky çaj rekomandohet te pihet njeheresh dhe i vaket. اaji perdoret gjithashtu edhe per lavazhe te ndryshme, ne saje te vetive te tij antiseptike.

Kinfusha:

Lengu i pergatitur nga bima e kinfushes keshillohet te pihet per kurimin e semundjeve te melçise, qe lidhen me prodhimin e sekretimit te temthit. Per pergatitjen e çajit nevojitet nje luge me lulet e thara dhe te grimcuara te bimes, te cilat hidhen ne nje ene dhe perzihen me nje gote me uje. Perzierjen e lini te vloje 5 deri ne 10 minuta. Me pas lengu i perftuar kullohet dhe pihet i nxehte ne 2 vakte, gjysme ore para buke nga nje gote.

Angjinarja

Ne saje te cinarines, glukozideve A dhe B, substancave flavonike te ndryshme etj. Gjethet e angjinares perdoren kryesisht ne semundjet e melçise dhe te veshkave. Gjethet nxisin prodhimin e temthit dhe zbrazjen e tij dhe perdoret kunder pezmatimit te rrugeve te temthit, vepron ne metabolizmin e kolesterines dhe te urese dhe nxit urinimin (jashteqitjen e klorureve dhe urese).

Pelini

Ne saje te substancave te hidhura dhe te esences, pelini perdoret si mjet qe shton rrjedhjen e lengut te stomakut (duke permiresuar oreksin) dhe permireson punen e melçise. Esenca e pelinit permban azulen me veti antiseptike, te ngjashme me kamazulanin e lules se kamomilit. Duhet pasur parasysh se, ne saje te perberesve te tjere te esences, siç jane tujoli, pelini, ne doza te medha, eshte i helmet dhe mund te demtoje trurin dhe te shkaktoje dridhje. Gjitashtu, ai nuk duhet pe perdoret nga grate shtatzena.

Pergatitja e kurave bimore

Merren 20 g lende mbitokesore nga naneja vihen ne ene te paster dhe pervelohen ne nje liter e gjysme uje te porsavluar. Ena mbulohet dhe lihet dy ore qe te thartohet qe naneja te leshoje sa me shume perberesit e saj sherues. Caji duhet te pihet i pa mbelsuar por mundet edhe i embelsuar ne vend te cajit indian i paembelsuar caji mund te pihet ne vend te ujit. Merren bime proporcionale nga naneja bari i bletes ngjitesja arrese kamomili bari i pezmit pastaj veprohet si me siper. Pjese te barabarta nga bari i bletes ngjitesja arrese kamomili bari i pezmit. Gjithe kesaj perzierjeje ti jepet edhe naneja. Pjese te barabarta nga pelini rrodheza ngjitesja arrese kamomili kore pjereze luleshurdha cikorja. Sa peshe bejne te gjitha keto aq nane u shtohet perzihet dhe vazhdohet si ne rastin e pare. Merren pjese te barabarta nga naneja kore pjereze-arci aq bar blete dhe aq kamomil. Mandej te vazhdohen si ne rastin e pare. Merren kater pjese nane kurse nga nje pjese pelin bar pezmi marraje kore pjereze-arci bar blete mandej vazhdohet si ne rastin e pare. Merren pjese per pergatitjen dhe perdorimin te vazhdohet si ne rastin e pare. Ena mbulohet dhe lihet 8 ore. Pastaj kullohet dhe pihet nga nje gote e vogel uji 3 here ne dite para ushqimit i pa embelsuar. Sherimi vazhdon 3 dite me radhe. /mjeksiaislame/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top