Menopauza, ja gjërat më të çuditshme që i ndodhin trupit të një femre

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shëndetësi – Menopauza është ngjarja fiziologjike që prek çdo grua në momentin kur ajo nuk është më pjellore. Afshet e nxehta, alergjia, lodhja dhe rrallimi i flokëve janë disa nga simptomat më të zakonshme të menopauzës. Më poshtë do të njiheni edhe me disa të tjera

menupauza-2.jpg


Menopauza është një ngjarje fiziologjike që prek çdo grua në momentin kur u përfundon cikli menstrual dhe kur nuk janë më pjellore. Për disa gra, menopauza fillon me luhatjet e temperaturës dhe të nxehtësisë së trupit dhe të lodhjes kronike, ndërsa për disa të tjera, ajo vjen me shumë probleme, aq sa shkakton një seri simptomash si fizike ashtu edhe psikologjike. Por jo të gjitha gratë janë të informuara për simptomat të cilat lidhen me menopauzën dhe me ndryshimet hormonale të trupit të tyre. Në vijim do të njiheni me gjithë informacionin e saktë në lidhje me këtë çështje.

Depresion, ankth, luhatje humori

Estrogjenet ndihmojnë në rritjen e niveleve të serotoninës dhe të dopaminës, hormone përgjegjëse për humorin. Kur estrogjenet fillojnë të ulen, japin efekte të pashmangshme te humori. Pra gjatë menopauzës gratë stresohen, nervozohen dhe acarohen më lehtë.

Marramendje
Marramendjet shkaktohen vetëm nga ankthi, por mund të jetë edhe efekti që hormonet kanë tek enët e gjakut, duke e bërë presionin e gjakut të paqëndrueshëm.

Probleme me gjumin

Problemet e gjumit mund të shkaktohen nga djersitja e tepërt, e cila verifikohet shumë gjatë kohës së menopauzës, por edhe nga mungesa e estrogjeneve, që përmbajnë magnez, substanca që ndihmojnë muskujt për t’u relaksuar.

Harresa
Rënia e përqendrimit, kujtesë e paktë dhe hov i papritur…edhe këto lidhen me uljen e estrogjenit. Hormonet, në fakt, e ndihmojnë trurin që të funksionojë në mënyrën më të mirë. Fatmirësisht, sapo kalohet faza fillestare e menopauzës, funksionet mendore kthehen në normalitet.

Lodhja
Shumë gra në menopauzë përjetojnë ndjesi të vazhdueshme dobësie, lodhjeje dhe apatie, megjithatë këto mund të jenë edhe shenja të problemeve të tiroideve dhe të uljes së hekurit.

Rrallimi i flokëve
Humbja e estrogjeneve provokon ulje të kolagjenit, një proteinë natyrale që gjendet te flokët. Pra me humbjen e kolagjenit, flokët fillojnë të bëhen më të brishtë. Jo rastësisht, gjatë menopauzës, gratë fillojnë të humbasin flokët.

Gjakderdhje nga dhëmbët

Estrogjenet janë të rëndësishme për lubrifikimin e mukozave, si për shembull për mukozat e gojës. Me menopauzën, goja bëhet më e thatë, bakteret riprodhohen më lehtë dhe në të ndodh gjakderdhje dhe prishje e mishrave të dhëmbëve.

Rrahje të zemrës të parregullta

Ulja e estrogjeneve mund të stimulojë sistemin nervor dhe atë të qarkullimit të gjakut, duke provokuar rrahje të çrregullta të zemrës. Këshillohet që të shkoni te një mjek për të parandaluar çdo lloj problemi në zemër.

Alergjitë

Hormonet dhe sistemi imunitar janë të lidhura ngushtësisht me njëri-tjetrin dhe ndryshimet që menopauza i shkakton trupit të një femre mund të provokojnë alergji dhe madje edhe astmë, temperaturë dhe pezmatim të lëkurës.

Afshet e nxehta

Afshet e nxehta janë simptoma më evidente e ardhjes së menopauzës. Nxehtësia e papritur godet fillimisht fytyrën dhe më pas përhapet në qafë dhe në gjoks. Shpesh, në të njëjtën kohë, rritet edhe frekuenca kardiake, që mund të shkaktojnë drithërima të ftohta.

g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top