Pikërisht atëherë kur menduam se Ashley Graham nuk mund të ishte më e vërtetë se kaq, ajo na tregon se kishim gabuar! Supermodelja, masat e së cilës kapërcyen çdo barrierë, ka nxjerrë në treg linjën e re të kostumeve të banjës me një stil vërtet unik.
Ndryshe nga modelet e mëparshme, ky koleksion është realizuar ekskluzivisht me fotografi të pa fotoshopuara. Ajo i ka treguar masat e saj dhe lëkurën ashtu sië janë, duke treguar edhe rrobat e reja të banjës. Fushata quhet “Fuqia e paparacëve”.
“Kjo fushatë është ndryshe nga gjithë të tjerat që kam bërë. Shpresoj që imazhet të inkurajojnë të gjitha ju dhe t’ju bëjnë të keni besim në vete, të jeni të lumtura me trupin tuaj”- ka shkruar Graham. /LIVING