Moto GP, ndryshon sistemi i provave zyrtare

cent

...Lontano
ndopx1.jpg
Moto GP do të ndryshojë sistemin e provave zyrtare duke filluar që nga sezoni i ardhshëm në mënyrë që të ketë më shumë spektakël ditën e shtunë, kur pilotët regjistrojnë kohët e shpejta.

Me sistemin e deritanishëm (1 orë kohë ku pilotët xhironin kohët e shpejta), sesioni i provave zyrtare ishte bërë i mërzitshëm dhe emocioni rezervohej vetëm në minutat e fundit, ku të gjithë jepnin maksimumin.

Ndryshimet që do të bëhen do e përngjasojnë sesionin e provave zyrtare të Moto GP me atë të Formulës 1.

Ja se si do të procedohet:

1 – Tre sesionet e provave të lira nuk do të ndryshojnë, por kohët e regjistruara në to do të përcaktojnë pjesëmarrjen në sesionin e provave zyrtare

2 – Dhjetë pilotët më të shpejtë do të jenë pjesë e sesionit të dytë klasifikues (QP2)

3 – Pilotët e tjerë do të jenë pjesë e sesionit të parë klasifikues (QP1)

4 – Dy pilotët më të shpejtë të QP1 do të kalojnë në QP2, duke plotësuar 12-shen e parë. Këta pilotë do të luftojnë për pole-position./Beratilive
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top