Trajneri i Realit të Madridit, Hose Mourinho flet për zgjedhjen e bërë prej tij në vitin 2010 kur pranoi kalimin tek skuadra merenges. Në një interviste për të përditshmen spanjolle 'AS', tekniku portugez deklaroi se i pëlqenin sfidat e vështira, sidomos rivaliteti me Barcelonën.
'Preferova të merrja drejtimin e Realit të Madridit për t'u përballur me një skuadër si Barcelona-tha në intervistën e tij Mourinho. - Në çdo kampionat tjetër do ta kisha të lehtë për të fituar. Sezonin e kaluar e ndërpremë serinë e fitoreve të Barcelonës kjo edhe për meritë të kësaj të fundit pasi na stimuloi jashtë mase".
Më pas Mourinho foli edhe për futbollin italian ku ai qëndroi për 2 sezone me skuadrën e Interit me të cilin arriti të fitojë edhe Ligën e Kampioneve përvec Serisë A dhe Kupës së Italisë.
'Futbolli italian po jeton momente shumë të vështira-vijoi Mourinho, - vetëm Juventusi është në gjendje të mbajë hapin e skuadrave të tjerë të mëdha evropiane'