Muri kinez

braziljania

Anëtar i Nderuar
Muri kinez gjindet në Kinë. Ai është 3600 km i gjatë,10 m i lartë dhe 3-12metra i gjerë.

Muri i madh, kështu quhet muri kinez, një ndërtim i hershëm që mbështillet nga legjenda. Muri filloi të ndërtohej për të mbrojtur kufijtë veriorë të Kinës, në shekullin e tretë para Krishtit. Muri i ndërtuar në mënyrë unikale me gurë dhe materiale rrethanore, sipas zonave ku kalonte, vijoi të ndërtohej për shekuj me radhë, deri në shekujt e pesëmbëdhjetë e të gjashtëmbëdhjetë. Por ndërkohë strukturat antike rezultonin të zhdukura, për shkak të kohës së gjatë që kishte kaluar që nga ndëtimi i tyre. Disa rrënoja të pjesëve nga më të hershmet të murit të madh, janë gjetur në rajonet afër detit të Verdhë, në lindje të provincës Gansu. Sot pjesa më e vizitueshme e murit kinez është ajo që ndodhet afër Pekinit, në një rajon që quhet Ju-jong-guang dhe po ashtu pjesët lindore e perëndimore të skajeve të murit.

Kjo pjesë e murit, që vizitohet në afërsi të Pekinit, është restauruar në shëkullin e njëzetë. I ndërtuar gjatë kohës së dinastisë Min, në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë, muri i madh është afërsisht 1500 milje, ose 2400 kilometra i gjatë, në kufirin verior kinez. Shihuangdi, perandori i parë i Kinës (221-210) para erës sonë, ndërtoi fortifikime të tjera, që u njohën gjithashtu si muri madh. Pak gjurmë që kanë mbetur nga këto fortifikime që u bënë, ruhen ende sot.

Muri i madh është padyshim monumenti më i njohur i Kinës, përveçse një simbol nacional i saj, në kuptimin që shumë njerëz aspirojë të jenë po aq të fortë dhe me po ato cilësi që ka muri.

Muri është e vetmja gjurmë konstruksioni e planetit që mund të shquhet nga astronautët në largësi të mëdha nga toka. Ata e kanë konfirmuar këtë edhe me fotot e bëra. Kështjellat lidhëse dhe e gjithë masa e kontruksionit që vijon pandalshëm, krijojnë zinxhirin më domethënës të fortifikimeve njerëzore bërë ndonjëherë.


1361796139_gran-muralla-china.jpg


La-grande-muraille-de-chine-1.jpg


la-grande-muraglia-cinese.jpg






Burimi: wikipedia.org*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Muri kinez

Uauu , une tani e mora vesh qe muri i madh kinez qeka ne Kine .
E dija ne Mongoli.
 
Titulli: Muri kinez

I matur me aparatura moderne Muri i madh kinez rezulton rreth 2000km
me i gjate sesa njihej deri tani.

Ja te dhenat e studimeve dhe matjeve te fundit rreth fortifikimeve te ndertuara
nga kinezet rreth 2000 vjet me pare :

Fortifikimet shtrihen ne nje gjatesi 8 851 ,8 km dhe jo 6 300 siç njihej me pare.
Ky fortifikim permban ne vetvete 6 259 ,6 km mur ,
359 ,7 km kanal dhe 2232 ,5 km male , shkembinj dhe lumenj.

Muri i madh , i ndertuar rreth viteve 221-206 para Krishtit ne kohen qe sundonte dinastia e Qin-ve dhe i rikonstruktuar
dhe zgjeruar ne vitet 1368-1644 gjat sundimit te Ming-ve , po perballet me rreziqet e zhdukjes . Armiqt kryesor te tij jane ndertimi i shume akseve rrugore moderne dhe
kushtet ekstreme klimatike.
Puna per te kryer matjet dhe studimet e publikuara se fundmi ka zgjatur dy vjet dhe
eshte perdorur teknologjia moderne si GPS dhe rrezat infra te kuqe .
Kjo ka bere te mundur per te kryer matjet ne zona te veshtira malore dhe shkretetira.
http://www.7sur7.be/static/FOTO/pe/6/2/2/media_xl_898877.jpg

Ptq (per te qeshur) Po te analizohen me vemendje emrat e sundimtareve te dinastive
qe kane ndertuar dhe rindertuar murin (Qin-ve dhe ming-ve) me siguri qe do dalin me origjine shqiptare napolitane.
 
Titulli: Muri kinez

ne qfts nuk e dini.. jane edhe piramidat e egjiptit qe duken nga hapsira.. sa per precizion ne lidhje me temen.
 
Titulli: Muri kinez

Nga e majta, fillimi murit ne te djatht eshte mbarimi tij.
 
Titulli: Muri kinez

Monument i jashtzakonshem,i ndertua nga Dinasti me rralle.

Une e di qe muri kinez esht i gjate rreth 6.000 KM,e mbaj mend qe kur e kam pas lexuar ne librat e historise!
 
Pe: Titulli: Muri kinez

Monument i jashtzakonshem,i ndertua nga Dinasti me rralle.

Une e di qe muri kinez esht i gjate rreth 6.000 KM,e mbaj mend qe kur e kam pas lexuar ne librat e historise!

Më preciz, rreth 21196.18 km!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top