Në 16 vjet u vranë 5097 persona!!

Bilderberg

Anëtar i ri
Në 16 vjet u vranë 5097 persona

Bilanci më i padëshiruar në Shqipëri, është bilanci i vrasjeve. Shifrat janë aq të frikshme sa duket se në 16 vjet në territorin e Shqipërisë janë zhvilluar pjesë nga Lufta e Tretë Botërore. Nga një popullsi mbi 3 milionë shqiptarë, që nga viti 1992 janë vrarë me armë zjarri dhe me armë të ftohta 5 097 persona. Po të bësh një përllogaritje të thjeshtë matematikore, i bie që mesatarisht çdo një ditë e gjysmë të jetë vrarë një person.
Duke u bazuar në analizën e Policisë së Shtetit, gazeta “Tirana Observer” boton sot të gjitha statistikat e numrit të vrasjeve që nga viti 1991 e deri në vitin që sapo lamë pas, si dhe vrasjet që janë cilësuar si më të bujshmet për secilin vit. Që nga vrasja e Gaz Muçës më 7 prill të vitit 1992 e deri te vrasja e 10-vjeçarit Bekim اenga më 27 shtator 2007 në Dibër.
Vrasjet e bujshme
Në pamje të parë duket se kanë kaluar shumë vite, por që në krahasim me vrasjet që kanë ndodhur, duken shumë pak. Kanë kaluar 16 vjet që nga viti 1991, por mesatarisht për çdo 1.5 ditë të këtyre viteve ka ndodhur nga një vrasje. Sipas statistikave të policisë, rezulton që në 16 vjet janë kryer 5 097 ekzekutime, ku rekordin e vrasjeve e mban viti 1997 me 1542 të tilla. Secili prej këtyre viteve ka pasur disa vrasje të bujshme, duke filluar që nga vrasja e Gaz Muçës në Tiranë, e specialit të RENEAS, Arben Ujka në Shkodër, biznesmenit Abaz Ulliri në Krujë e për të vazhduar me zhdukjen e Remzi Hoxhës, ekzekutimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Bujar kaloshi; me vrasjen e shekullit, vrasjen e Azem Hajdarit. Por jo më pak të bujshme janë cilësuar vrasjet e kryetarit të Dhomës së Avokatisë, Kleanthi Koçit në Tiranë apo vrasjet e kryepolicëve Arben Zylyftari dhe Gani Malushi. Me jo më pak zhurmë u shoqërua edhe vrasja e kryetarit të Lidhjes së Misionarëve, Emin Spahia, e kryetarit të PD-së së Hasit, Behar Kastrati, biznesmenit shkodran Kin Kodra dhe e 10-vjeçarit Bekim اenga që ndodhi vitin e kaluar.
Analiza
Gjatë analizës së Policisë së Shtetit, që u zhvillua dy ditë më parë, ra në sy që numri i vrasjeve vit pas viti, sidomos vitet e fundit, ka ardhur në zbritje. Por në krahasim me vitin 2006 në të gjithë Shqipërinë u shënuan 14 vrasje më shumë. Por kur hedh një sy statistikave të viteve ‘92, ‘93, 94 duket që gjithçka ka ardhur në përmirësim, duke mos përmendur ngjarjet e vitit të trazirave 1997, ku u vranë 1542 persona dhe nuk u zbuluan as gjysma e tyre.
Gazmend Muça
Vrasja më e bujshme e vitit 1992 është cilësuar vrasja e Gazmend Muçës, i cili u qëllua për vdekje më 7 prill të atij viti në Tiranë. Në atë datë Gaz Muça bashkë me anëtarët e grupit të tij kanë qenë ulur në një lokal në afërsi të spitaleve, ku ka mbetur i vrarë.
Arben Ujka
Vrasja e legjendës së forcave speciale RENEA, Arben Ujkës, padyshim që pati mjaft bujë në vitin 1993. Ai mbeti i vrarë më 22 gusht të atij viti, teksa tentoi të arrestonte një të shumëkërkuar në fshatin Mushan të Shkodrës, nga vetë i shumëkërkuari.
Abaz Ulliri
Suksesi që kishte në biznesin e tij në Nikël të Krujës iu pre në mes Abaz Ullirit, i cili vra në maj të vitit 1994. Vrasja e tij pati një bujë të madhe, për vetë faktin se fillimisht ekzekutimi i tij u cilësua si aksident, por më vonë u zbulua se ishte një vrasje.
Remzi Hoxha
Vjen për t’u marrë me biznes në Shqipëri, merret peng dhe nuk dihet dhe sot e kësaj dite se çfarë është bërë me të. Më 21 tetor të vitit 1995, në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, Remzi Hoxha takohet me tre persona, të cilët u prezantuan si punonjës së SHIK-ut dhe zhduket.
Bujar Kaloshi
Një vrasje e bujshme ndodh në kryeqytet mëngjesin e 26 korrikut të vitit 1996. Bujar Kaloshi, i cili ishte drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, qëllohet për vdekje sapo del nga shtëpia e tij nga disa persona që edhe sot e kësaj dite nuk janë identifikuar.
Artur Rustemi
Ajo kohë, që tashmë na shfaqet aq larg, është kohë për t’u zbërthyer ligjërisht. Gjithçka u përmbys që nga 10 shkurti i vitit 1997, kur gjatë protestave në Vlorë mbeti i vrarë Artur Rustemi, i cili ishte në krye të protestuese. Ekzekutimi i tij u cilësua më i bujshmi i atij viti.
Azem Hajdari
E cilësuar si vrasja e shekullit, edhe sot e kësaj dite ekzekutimi i deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, më 12 shtator të vitit 1998 në Tiranë, kujtohet si vrasja më e bujshme. Gjykimi i çështjes “Hajdari” ka vazhduar për 70 seanca në Gjykatën e Tiranës.
Kleanthi Koçi
Një ngjarje e bujshme tronditi kryeqytetin mbrëmjen e 21 shkurtit të vitit 1999. Një nga juristët më të njohur, kryetari i Dhomës së Avokatisë, Kleanthi Koçi mbeti i plagosur rëndë pas një atentati që u organizua ndaj tij dhe gjeti vdekjen teksa shkonte për mjekim në Itali.
Arben Zylyftari
Padyshim që ngjarja më e bujshme pas viteve ’90 është vrasja e drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari. Ai u vra nga një plumb në zemër gjatë një aksioni për arrestimin e dy personave më 3 gusht 2000 në Shkodër.
Riza اeço
Vrasjet e biznesmenëve gjithmonë janë cilësuar të bujshme nga policia, për vetë faktin se janë shoqëruar me shumë zhurmë, por dhe shumica e tyre nuk kanë as sot e kësaj dite autorë. E tillë është vrasja e biznesmenit Riza اeço më 19 dhjetor të vitit 2001 në Tiranë.
Alban Dani
Vrasja më e bujshme e vitit 2002, është cilësuar vrasja e njërit prej djemve të Rrugës së Kavajës, Alban Danit. Vrasja e tij erdhi si hallka e një zinxhiri ekzekutimesh mes vetë djemve që tashmë ishin kthyer në rivalë. Dani akuzohej për vrasjen e Ilir Bardhit.
Gani Malushi
Ka qenë data 6 gusht e vitit 2003, kur shefi i Komisariatit të Krujës, Gani Malushi po drejtohej për tek vendi i tij i punës në Durrës për të dorëzuar makinën, pasi do të merrte lejen. Në një pritë ai gjen vdekjen duke shënuar një vrasje tjetër të bujshme.
Emin Spahia
Kryetari i Lidhjes së Misionarëve, Emin Spahia është gjetur i vdekur në hyrje të pallatit të tij dykatësh në Shkodër, dy orë pas mesnate, në dhjetor të vitit 2004 dhe fillimisht është dukur si vdekje natyrale. Ekzekutimi i Spahisë është shoqëruar me mjaft bujë.
Behar Kastrati
Kreu i PD-së së Hasit, mjeku Behar Kastrati është gjetur i masakruar poshtë Urës së Kolshit në Kukës, rreth një muaj e gjysmë pasi ishte zhdukur. Behar Kastrati është rrëmbyer nga disa persona më datë 7 korrik të vitit 2005, natën në të cilën ai po festonte fitoren e Partisë Demokratike.
Kin Kodra
Edhe pse u cilësua vrasje për gjakmarrje, përsëri vrasja e biznesmenit Kin Kodra në Shkodër u shoqërua me një bujë të madhe. Ai u ekzekutua më 19 tetor të vitit 2006 dhe për këtë ngjarje u arrestua Astrit Doçi.
Bekim اenga, 27 tetor, Peshkopi
Ka nisur me mister, ka marrë një përgjigje pas 120 orësh ankth në familje اenga nga Peshkopia. Djali i tyre, Bekimi, 10 vjeç, i zhdukur prej pesë ditësh, është gjetur i vdekur në fshatin Tomin të Dibrës. Kjo ngjarje u shoqërua me mjaft bujë në vitin që lamë pas.
Viti 1992 251 vrasje
Viti 1993 268 vrasje
Viti 1994 265 vrasje
Viti 1995 210 vrasje
Viti 1996 248 vrasje
Viti 1997 1542 vrasje
Viti 1998 573 vrasje
Viti 1999 496 vrasje
Viti 2000 275 vrasje
Viti 2001 208 vrasje
Viti 2002 179 vrasje
Viti 2003 144 vrasje
Viti 2004 119 vrasje
Viti 2005 131 vrasje
Viti 2006 87 vrasje
Viti 2007 101 vrasje
Dosjet e vjetra që u zbardhën gjatë vitit 2007
Gjatë vitit që lamë pas vërtetë numri i ekzekutimeve e kaloi shifrën 100, ndryshe nga vitet parardhëse, por zbulimi i vrasjeve të vjetra, kryesisht të vitit ‘97, u dyfishuan. Sipas statistikave të renditura në analizën njëvjeçare të policisë, mësuam se janë zbuluar 76 vrasje, të cilat në dosjet e policisë deri një vit më parë figuronin pa autor. Kjo u cilësua si një arritje e Policisë së Shtetit edhe nga kryeministri Berisha, por edhe nga kryeprokurorja Ina Rama. Ndërkohë arritje tjetër u cilësua edhe forca zbuluese e krimit. Gjata vitit 2007 janë zbuluar 91 për qind e vrasjeve, një përqindje mjaft e lartë në krahasim me vitet e tjera. Sipas të njëjtit raport, vëmë re se janë pakësuar krimet në familje në krahasim me vitet e tjera, apo edhe vrasjet me paramendim. Me gjithë punën e mirë, policia mori edhe disa vërejtje nga organi i akuzës. Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama pasi komplimentoi uniformat blu për rezultatet, nuk harroi të shtonte se ato mund të ishin akoma më të larta nëse do të administroheshin mirë provat në vendngjarje.
Analiza
Shifrat gjatë analizës së policisë treguan një rritje të krimit, por edhe një rritje të forcës zbuluese të tij, qoftë të ngjarjeve brenda vitit, por edhe për ngjarje të vjetra të pazbuluara. Në krahasim me 15 vite më përpara, gjatë vitit 2007 janë zbuluar 91 për qind e vrasjeve të ndodhura në të gjithë territorin e Shqipërisë, janë zbardhur 76 krime të vjetra dhe ka pasur më pak vrasje brenda familjes dhe me paramendim. Në ndryshim nga vitet e tjera, gjatë vitit që kaloi ka ndodhur vetëm një ekzekutim për gjakmarrje, ku sipas statistikave, vërehet se kulmi i vrasjeve të tilla ka qenë në vitin 1998, ku është shënuar shifra 45.
Ina Rama: Administroni më mirë provat në vendngjarje
Kryeprokurorja Ina Rama, pasi vlerësoi treguesit e arritur nga Policia e Shtetit në luftën kundër kriminalitetit, dje gjatë analizës së policisë u ndal edhe tek problematika e funksionimit të strukturave të organit të hetimit, ku vuri në dukje: “Kam konstatuar se ka një ngërç në bashkëpunimin ose një disrakordim të seksionit të Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë me shërbimet e Policisë së Shtetit, që ka lidhje me ligjin mbi funksionimin e Policisë Gjyqësore”. Në këtë kontekst, Rama tha se do të ishte prioritet një ndërhyrje, e cila do të vijë nga një akt normativ i nënshkruar midis Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë. Një tjetër çështje e ngritur nga kryeprokurorja ishte edhe ajo për mirëadministrimin e provave të vendngjarjes, si një nga hallkat kryesore të një procedimi penal, ku, sipas saj, vëmendje duhet t’i kushtohet profesionalizimit dhe performancës së Policisë Gjyqësore. “Por, kjo nuk lë jashtë vëmendjes vetë ligjin mbi funksionimin e Policisë Gjyqësore, i cili do të jetë një nga hallkat kryesore të reformës në drejtësi”, tha Rama. “Ka ardhur koha për më shumë profesionalizëm, qoftë me performancën e oficereve të Policisë Gjyqësore, qoftë edhe me prezencën më të shpeshtë të prokurorëve në vendngjarje, sidomos në rastet më sensitive dhe më të rënda për opinionin publik”, theksoi ajo. Gjithashtu një hallkë tjetër ku duhet të fokusohemi, tha kryeprokurorja, është edhe ligji i mbrojtjes së dëshmitareve, i cili duhet zbatuar ose implementuar me mirë, duke qenë se në këtë pjesë te procesit përftohen provat me të forta e më bindëse.
Burimi: Gazeta Tirana Observer
 
E tmerrshme. Ekzistojne 1000 arsye per tu vrare dhe asnje per te vrare. Sa gjaknxehte paskemi qene ne Shqiptaret... :(
 
Artur Rustemi
Ajo kohë, që tashmë na shfaqet aq larg, është kohë për t’u zbërthyer ligjërisht. Gjithçka u përmbys që nga 10 shkurti i vitit 1997, kur gjatë protestave në Vlorë mbeti i vrarë Artur Rustemi, i cili ishte në krye të protestuese. Ekzekutimi i tij u cilësua më i bujshmi i atij viti.
Kjo vrasje solli 1000 :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top