TIRANE- Partia socialiste do të zgjedhë deri në 5 dhjetor të këtij vitit 61 kryetarët e rinj të degëve të saj lokale për çdo bashki.
Teksa rifreskimi i bazës së anëtarësisë e cila do të zgjedhë kryetarin degës sipas parimit “një anëtar-një votë”, nëpër rrethe ka filluar gara mes emrave pretendentë.
Për një nga degët më të rëndësishme të jugut, në Bashkinë Vlorë është shpallur kandidatura e parë.
Ajo është një funksionare e vjetër e Partisë Socialiste në këtë degë, dhe quhet Evis Alushi, e cila ka njoftuar dje nëpërmjet facebook-ut iniciativën e saj.
Ajo ka shpallur edhe një pjesë të platformës së saj, teksa është në pritje të konkurrentëve të tjerë për të drejtuar degën socialiste të Vlorës.
/Shqiptarja