Parajsa e hashashit, kafe dhe marjiuanë në lokal

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


E ndryshuan ligjin për ca kohë për t’u bërë më të rreptë, por më pas e rikthyen ashtu siç ishte. E kemi fjalën për kryeqytetin holandez, Amsterdamin, që mund të quhet ndryshe, edhe ‘parajsa e hashashit’ për turistët.

اfarë duam të themi? Që turistët që vizitojnë Amsterdamin, mund të konsumojnë hashash në kafenetë e qytetit.

Sipas kryetarit të bashkisë, Eberhard va nder Laan, “turistët mund të vazhdojnë të vizitojnë 220 kafe të Amsterdamit, edhe pse nuk janë banorë të Holandës”. Bëhet me dije se nga 7 milionë turistë që vizitojnë mesatarisht Amsterdamin çdo vit, rreth 1.5 milionë prej tyre, bëjnë një ndalesë në kafenetë, për të blerë kanabis.

Pas zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën në vend në shtator, u vendos që të dalë jashtë përdorimit “karta – kanabis”, e cila filloi të funksiononte më 1 maj në Holandën jugore, ndërsa vitin e ardhshëm do të funksiononte në gjithë vendin. Kjo kartë kishte si qëllim që të kufizonte përdorimin e hashashit në kafene vetëm për vendasit.

Por edhe pse kjo kartë teknikisht është në fuqi, përdorimi i saj do të bëhet sipas kritereve që vendosin bashkitë. Kështu, Amsterdami e mori vendimin, “kanabis për të tërë”./Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top