alfonci
Veri investigatio
Pse u përjashtuan djemtë e “The SHBLSH”? Në fakt “The SHBLSH”, një grup vërtet interesant humori për spektaklin “Portokalli”, nuk kanë pranuar të komentojnë rreth përjashtimit të tyre nga sezoni i ri i spektaklit në “Top Channel”. Gentian Zenelaj, një nga protagonistët kryesorë, nuk ka pranuar por as mohuar këtë fakt, dhe i ka konsideruar si thashetheme mediatike. Por sipas burimeve tona, është e sigurt që djemtë janë përjashtuar përfundimisht nga ky spektakël, pas një kontradite dhe një zënke të Julian Dedës me drejtuesit. Që në sezonin e kaluar, nga ky grup u largua Ermal Mamaqi, që u zëvendësua nga Gent Bejko. Protagonistët e pëlqyer të këtij spektakli të përjavshëm, të cilët fituan audiencë të madhe, dhe u bënë aktorët më të dashur për publikun, nuk dihet se ç’drejtim do të marrin tani në karrierën e tyre.
shqip1
shqip1