Që Iphone të ju punojë gjatë e shpejtë…!

Arfenilla

Themelues i Forumit
Disa nga karakteristikat e iOS 7, mund t’a dëmtojnë jetëgjatësinë e baterisë tuaj ose thënë më ndryshe t’a shpenzojnë shumë baterinë.
Nese ju jeni duke vërejtur se bateria juaj po harxhohet shpejt, apo dëshironi të rrisni jetëgjatësinë e baterisë se smartfonit tuaj, bëni këto ndryshime.

Background app refreshing

Kjo karkteristikë e iOS ju lejon që aplikacionet të qëndrojnë aktive kur ju hapni më shumë aplikacione(multitasking). Problemi është që vetevetiu aplikacioni rifreskohet, duke ju shpenzuar një sasi të caktuar të baterisë.
Për t’a rregulluar këtë shkoni tek Settings > General > Background App Refresh. Këtu ju mund të zgjedhni për t’a caktiviazuar(disable) opcionin, ose për t’a mbyllur për aplikacionet që nuk kanë nevojë të rifreskohen.

Automatic updates (Përditësimi automatik)

Padyshim, opcion per t’iu kursyer kohën, përditësimi automatik i Apple i mban aplikacionet të përditësuara, punën të cilën nuk keni nevojë t’a bëni ju sepse e bënë aplikacioni automatikisht. Bazuar në Apple, ky opcion harxhon rrymën mjaftueshëm pasi punon pa vetëdijën tone. Ju e dini se ka raste kur qëndroni kohë të gjatë pa e mbushur telefonin prandaj është mirë që të caktivizohet ky opcion.
Për t’a bërë këtë, shkoni tek Settings > iTunes and Apple Store, dhe klikoni tek Disable the Updates . Vetëm mos harroni t’a shikoni App Store për versione të reja të aplikacioneve sepse nuk e keni të aktivizuar tashmë opcionin për përditësime automatike.

Frequent Locations (dhe shërbime tjera të lokacionit)

Shfrytëzuesit më të mëdhenj të baterisë për cdo paisje jane aplikacionet dhe shërbimet e bazuara ne lokacion.
Zakonisht kjo vlen për map aplikacionet (aplikacionet e hartave dhe vendodhjes), të fshehura ne Settings janë disa sherbime të lokacionit të cilat mund të bëjnë më shumë dëm se të mira.
Tek Settings > Privacy > Location Services, shikoni më poshte dhe zgjedhni System Services. Disa nga këto opcione janë dizajnuar të rregullojnë përvojën tuaj me paisjet mobile, por bëjnë dëm të madh tek jetëgjatësia e baterisë tuaj. اaktivizoni (Disable) opcionet për të cilat nuk keni nevojë, p.sh. iAds. Pastaj shkoni tek Frequent Locations dhe çaktivizoni (disable) edhe atë.



ips.jpg

Spotlight

Në momentin kur ju jeni në gjendje të kërkoni cdo gjë në paisjen tuaj, është një rritje e madhe e produktivitetit me paisjen tuaj, por kjo do të thotë se Spotlight kërkon për të dhëna të reja në mënyrë konstante, pastaj bën indeksimin e tyre. Kjo punë e Spotlight kërkon rrymë, prandaj mund të shikohet si rrezik për baterinë tuaj.
Ata të cilët e përdorin shumë Spotlight, mund t’a kalojnë këtë opcion, ose mund t’i heqin disa pjesë nga indeksimi.
Për t’a bërë këtë shkoni tek Settings > General > Spotlight Search, dhe heqni tikun tek pjesët që ju nuk dëshironi t’i indeksoni.ina.
 
Titulli: Që Iphone të ju punojë gjatë e shpejtë…!

Goxha info Arfellina...paske ec me teknologjine :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top