TIRANE- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi dje se janë marrë disa masa për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në shërbim të turizmit. Sipas tij, po investohet për përmirësimin e sinjalistikës rrugore në aksin jugor dhe jugperëndimor, konkretisht duke filluar nga Rrogozhina drejt Sarandes dhe Butrintit, aks ky shumë i rrahur për shkak të potencialit të madh turistik që ka Saranda. “Do të behet një rikonceptim i të gjithë sinjalistikës dhe një ndërhyrje e shpejtë në të për të sjellë një standard të ri edhe të sigurisë edhe të orientimit për qëllimet përkatëse turistike”, theksoi ai.
Në portin e Sarandës po ashtu nënvizoi ministri, jemi duke përfunduar një projekt për përmirësimin e shërbimeve portuale dhe për afrimin e anijeve turistike. Në planet tona janë edhe përmirësimet e shërbimeve të porteve të tjera siç është edhe Porti i Vlorës ku do të filloj dhe një investim së shpejti, Porti i Durrësit dhe Porti i Shëngjinit. “Jemi në fazën e përfundimit të projekteve në disa ujësjellës dhe sisteme trajtimi ujrash në zonën e Sarandës, apo Vlorës të cilat do të jenë në funksion përpara sezonit turistik”, u shpreh ministri.
Jemi të hapur, vijoi ministri, për të trajtuar në mënyrë të shpejtë dhe pa shumë hallka burokratike të gjithë kërkesat që mund të vijnë për ndërtimin e porteve turistike apo të marinave në funksion të turizmit apo ne funksion të qëllimeve të tjera rekreative. Aktualisht informoi si jemi duke shqyrtuar disa prej këtyre kërkesave, në pjesën veriore të portit të Durrësit, për zonën e Spillesë dhe pranë Kavajës.
Një sfidë për ministrin e Transportit do të përbëjë çështja e utiliteteve të shërbimit të ujësjellës kanalizimeve dhe të mbetjeve. “Jemi duke rikonceptuar të gjithë sistemin, sigurisht që reforma administrative është e rëndësishme dhe është një pikë reference në këtë reformë”, tha Haxhinasto.
Redaksia Online
(shqiptarja)