Roman me tematike shqiptare, Koha e ngrire, Anna Kim

mali

Antarë i ri
Roman me tematikë shqiptare

Anna Kim, "Die gefrorene Zeit". € 18,00 / 147 Seiten. Droschl, Graz 2008
Anna Kim, Koha e ngrirë, € 18,00 147 faqe. Droschl, Graz 2008

U lind ne vitin 1977 në Korenë Jugore, studioi filozofinë dhe shkencat teatrore në Vjenë.

Luani kërkon bashkëshorten e tij në një zyrë të Kryqit të Kuq në Vjenë. Fahrijen, bashkëshorten e tij, e kanë kidnapuar në vitin 1988 gjatë luftës në Kosovë. Luani nuk beson se bashkëshorten e tij mund ta kenë vrarë...
Nora punon në Kryqin e Kuq dhe aty fillon intervista ante mortem: si quhej bashkëshortja, si ishte veshur, a kishte flokë të thinjura, me cilën dore shkruante, çfarë fustani apo pantallona kishte…
Në fillim Nora sillet profesionalisht dhe bën punën e vetë, gradualisht shndërrohet në në një mikeshë...

Dy protagonistet i afrohen njëri tjetrit, dalëngadalë nis dashuria ne mes tyre. Ata duhet të takohen fshehtas. Luani përcakton rregulla rigoroze: kur duhet t´i telefonoje ajo. Parfumin duhet ta evitoje, Nora duhet të kujdeset qe mos t´i lejë asnjë qime flokësh në rrobet...Fahrija u sillet si një re e errët mbi kokë, ata dy i bren ndërgjegjja...

Befasisht i telefonojnë Luanit. Fahrijen e kanë gjetur. E vdekur. Luani kthehet ne atdhe. Ai lut Norën ta shoqërojë. Edhe për Norën është një kthim, ajo ka punuar në Kryqin e Kuq në Prishtinë. Këtu ndryshon romani. Në fillim ishte një përleshje intensive me pyetje dhe faj, pikëllimin dhe vetveten, tash vështrimi i shkrimtares duket si i një etnologe, ajo distancohet, mirëpo e interesuar i afrohet një populli të huaj.
Nora gradualisht bëhet pjesë e shoqërisë kosovare. Ajo depërton në një botë arkaike, me plot ligje të pashkruara dhe gjëra të ndaluara. Rregullat janë të përditshme në Kosovë. اdo gjë është e kodifikuar: si duhet të zgjidhen problemet brenda familjes, si dhe kur duhet njeriu t´i afrohet armikut, si duhet trajtuar qentë dhe ku duhet të hanë gratë e ku burrat. Dhe, kur janë kodifikuar këto detaje të vogla, janë të kodifikuara edhe temat e mëdha të jetës:Fejesa, dasma, pagëzimi, varrimi.

Në fund ai paska varrosur Fahrijen dhe paska bërë vetëvrasje...

Informatat janë marrë nga:
Televizioni austriak ORF dhe gazeta
Der Standard
N.Aliu
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top