Rregulli 0-5-30 për të qenë të shëndetshëm

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Shiko fotografinë 1786594

Asnjë formule magjike, asnjë kombinim fitues i ndonjë lotarie, rregulli 0-5-30 mesa duke është një kombinim fitues për te qene te shëndetshëm, për te qene ne forme dhe te bukur ne mënyrën me te mire te mundshme, duke mbajtur larg sëmundjet dhe shqetësimet. Për ta mbështetur këtë teme te çmuar me numra fatsjellës është një grup kërkuesish nga Universiteti prestigjos ne Amerike, Harvard. Te përpiqemi te kuptojmë se çfarë korrespondon me te vërtet me këto numra.

Tre numra qe korrespondojnë me tre zakone shume te mira, 0 cigare, 5 porcione fruta dhe perime për ti konsumuar çdo dite ne tavoline, 30 minuta ushtrime fizike te përditshme, sepse te lëvizesh është gjithmonë një ide shume e mire. Një rregull i thjeshte dhe i lehte për tu mbajtur mend.

0 cigare

Lamtumire duhanit për te ruajtur sa me mire shëndetin. Sepse cigaret dihen janë një rrezik konstant për sistemin imunitar. Te rrezikshme për shëndetin e te gjithë organizmit dhe sistemin kardiovaskular ne veçanti, duhani, favorizon edhe shfaqjen e proceseve inflamatore ne indet e te gjithë organizmit.

5 porcione fruta dhe perime

Rruge te lire vakteve me fruta dhe perime, ato duhet te jene protagoniste ne tavolinën tuaj ose mund te bëhen një zemër e lehte pak rëndësi ka, ajo qe është e rëndësishme është qe te konsumohen pese here ne dite. Shume te vlefshme për shëndetin dhe për linjat, sepse ndihmojnë për te mbajtur nen kontroll peshën dhe rregullojnë sistemin gastrointestinal, ato janë element kryesor për te garantuar me ushqim qelizat, dhe fal përmbajtës se tyre me antioksidante, sigurojnë një aksion antiinflamator efikas.

30 minuta ushtrime fizike

Te lëvizës, çdo dite, për te paktën 30 minuta. Gjysme ore çdo dite, mund te stërvitni muskujt, lirohet mendja, modelohet silueta por jo vetëm kaq. Ushtrimet fizike kane një efekt pozitiv ne sistemin imunitar sepse favorizon shtimin e rruazave te bardha, duke reduktuar gjendjen e inflamacionit ne organizëm.

/ikub.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top