Boksieri shqiptar i kategorisë Cruiser, Nuri Seferi, është ngjitur në pozitën e tretë në renditjen e versionit botëror WBO.
Seferi ka përparuar për një vend, pasi në renditjen e kaluar ishte në pozitën e katërt.
Boksieri shqiptar pritet që të ndeshet me amerikanin BJ Flores, që është i pari në renditjen e WBO-së, për një duel eliminator. Dueli po parashikohet të mbahet në fund të prillit apo në fillim të majit në Tiranë.
Fituesi i përballjes do të ndeshet me kampionin e versionit WBO, e që aktualisht është Marco Huck./Telegrafi/