Shkencëtarët zbulojnë pikën e dobët të kancerit, kështu shërohet ai

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shkencëtarët zbulojnë pikën e dobët të kancerit, kështu shërohet ai

kanceri.jpg


Shkencëtarët kanë zbuluar ‘thembrën e Akilit’ të kancerit.
Zbulimi mund t’i hapë rrugën trajtimeve për rastet e pashpresa, në të cilat sëmundja është përhapur në tërë trupin.
Shkencëtarët kanë zbuluar se të gjitha qelizat e kancerit bartin nga një ‘flamur’, i cili mund të vërehet brenda sistemit imunitar, pavarësisht ndryshimeve të tyre.

Trajtimet aktuale janë shpesh të pasuksesshme, për shkak se kanceri zhvillohet me shpejtësi dhe pëson ndryshime, duke bërë që t’i shmanget ilaçeve.

Por, shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se edhe kur ndryshon, kanceri bart molekula të dallueshme që nuk ndryshojnë kurrë,

Këto molekula janë antigjenë – toksina që mund të vërehen nga sistemi imunitar. Qelizat imune të cilat luftojnë me këta antigjenë tashmë ekzistojnë në trup, por në masë shumë të vogël për të qenë efektive.

Prandaj, nëpërmjet ‘kapjes’ së këtyre qelizave imune dhe shumimit të tyre në laborator, do të bëhet e mundur zhdukja e kancerit, edhe nëse ai është përhapur në tërë trupin, kanë thënë shkencëtarët
. /Gazeta Express/
 
Titulli: Shkencëtarët zbulojnë pikën e dobët të kancerit, kështu shërohet ai

Shpresojme te jete keshtu..
 
Titulli: Shkencëtarët zbulojnë pikën e dobët të kancerit, kështu shërohet ai

Llafe shume e pune pak.

Nderkohe qe kanceri vazhdon te bej kerdi dhe kompanite farmaceutike ti mbushin xhepat e tyre.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shkencëtarët zbulojnë pikën e dobët të kancerit, kështu shërohet ai

Perderisa te gjithe jemi te lindur me qelizat e Kancerit...se kuptoj pse nuk e monitorojne/kapin dot me shpejt.

Nejse, kam lexuar para 3 diteve ne lidhje me k'te lajm... ideja eshte qe te arrijne e ti shkaterrojne k'to qelizat kanceroze pa shkaterruar qelizat pozitive, sepse ilacet e tanishme k'te pune bejne tani per tani, ne vend qe te shkaterrojne vetem qelizat kanceroze, jane aq te forta sa demtojne te gjithe qelizat ne trup, e kshu nuk ngelin qeliza qe ta mbajne te gjalle organizmin .

Premtimi ngjan goxha pozitiv, por pritet qe provat te dalin me sukses ... pas 2-3 viteve. Uroj qe ta arrijne , do ishte vertet mrekulli.
 
Titulli: Shkencëtarët zbulojnë pikën e dobët të kancerit, kështu shërohet ai

aq sa u zbulua kura per AIDS do zbulohet edhe kura per kancerin.

atje ku ka konflikt interesi si ne rastin e kompanive farmaceutike ...ska shance te gjindet kura!
 
Titulli: Shkencëtarët zbulojnë pikën e dobët të kancerit, kështu shërohet ai

1.Ne nuk lindim me qeliza kanceri, lindim me mutacione gjenetike qe gjate jetes mund te prodhojne qeliza defekte qe shkaktojne kancerin.
2.Arsyeja pse nuk e detektojme kancerin eshte pikerisht sepse ka qeliza te ngjashme por jo qe domosdoshmerisht jane pjese e nje kanceri, ndersa metodat tjera qe behen permes tumor markereve jane shume jo-specifike.
3.Njesoj edhe me qelizat imunitare, jane shume jospecifike per te luftuar kancerin e perhere ekziston ajo mundesi qe do sulmojne edhe vete qelizat e organizmit (ndodh qe nje transkripcion i gabuar dhe ato qeliza ato antigjene ti dallojne edhe tek qelizat normale dhe te sulmojne qelizat e shendosha).
4. Sa per kuren, thone se ekziston nje e tille por qe ne treg nuk do del asnjehere pikerisht per keta kompani farmaceutike. Teoretikisht mundesia e vetme per sherimin e kancerit do ishte apoptoza(dicka qe do shkaktoje vetevrasjen e ketyre qelizave) ose regresioni permes replikimit gjenetik.
 
Titulli: Shkencëtarët zbulojnë pikën e dobët të kancerit, kështu shërohet ai

aq sa u zbulua kura per AIDS do zbulohet edhe kura per kancerin.

atje ku ka konflikt interesi si ne rastin e kompanive farmaceutike ...ska shance te gjindet kura!

He se i ftojne te gjithe ne ndonje miting gjithmone nese nuk korruptohen me pare e nuk blihen...vazhdpj te perseris qe jemi nr qe prodhojme nr ne funksionin e numrave!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top