Simbolet Masonike ne Shqiperi, ç'eshte Masoneria?

ida angel

:)
V.I.P
Redaktimi i fundit:
Titulli: Simbolet Masonike ne Shqiperi

Reklamat e Digitalb
Shiko fotografinë 1808322

Shiko fotografinë 1808323
Simbolet e Lozhave Masonike Shqiptar

emblema1.gif

emblema2.gif

emblema3.gif
 
Titulli: Simbolet Masonike ne Shqiperi

I kam pare shume vite me pare shumicen e ketyre. Tani keto jane bere normale per dike. Thjesht, ne s'kemi qeveri fare. Mund t'them "QEVERI KUKULL".
 
Pe: Simbolet Masonike ne Shqiperi

Ne fakt ca pune prishin??Dmth ca shqetesimi krijojne se spo kuptoj une??
 
Titulli: Simbolet Masonike ne Shqiperi

Nuk duket se "krijojne shqetesim apo prishin pune" ne shiqim te pare. Simbolet e tyre te shfaqura kane per qellim t'i kontrollojne ata qe i pranojne edhe pa e ditur fare.
 
Pe: Simbolet Masonike ne Shqiperi

Aha,pasi keshtu nuk nenkuptohet se po i bejne gje katedrales apo asaj tjetres...
 
Pe: Simbolet Masonike ne Shqiperi

Me sa di une ka edhe te tjera, gjithsesi historikisht kane pasur pak influnece, ndoshta nuk ka qene interesi i madh per vendin tone.....
 
Titulli: Simbolet Masonike ne Shqiperi, ç'eshte Masoneria?

Masont i sherbejn dreqit.
Masont marrin nen kontroll shtetin dhe e gjith leku i ati shteti kalon ne duart e tyre.
Masont krijojn lufta civile.
Masont varferojn nje vend.
Masont krijojn kriza ne shtet.
Te gjitha te keqijat vin nga masont pra skem qfare presim mir nga keta dhe duhet te ruhemi nga ata dhe te mos bime ne kurthat e tyre.
 
Pe: Simbolet Masonike ne Shqiperi, ç'eshte Masoneria?

weee na mbyten kto simbolet mooo.... ka pas nje periudhe ku vetem shikoja vidio qe postonin njerezit per masonet. Me hyri frika, lol, dhe vendosa mos te lexoj me hic per ato:p

Gjthss nShqipri s'besoj te kuptoj njeri nga keto simbole po he...s'kan ndikim fare them una:D
 
Titulli: Simbolet Masonike ne Shqiperi, ç'eshte Masoneria?

Masont i sherbejn dreqit.
Masont marrin nen kontroll shtetin dhe e gjith leku i ati shteti kalon ne duart e tyre.
Masont krijojn lufta civile.
Masont varferojn nje vend.
Masont krijojn kriza ne shtet.
Te gjitha te keqijat vin nga masont pra skem qfare presim mir nga keta dhe duhet te ruhemi nga ata dhe te mos bime ne kurthat e tyre.

Ca thu e lal je nvete, masonet ta qeverisin boten sot. Ata duan te ndihmojn njerzit,tvarferit po mos ngatrro masonet me demonet
 
Titulli: Pe: Simbolet Masonike ne Shqiperi, ç'eshte Masoneria?

Muratorët (masonët) ishin ndryshe
Sipas Xhasper Ridlit, në Angli, në Francë, dhe në Evropën e Mesme, në Mesjetë, ka mbisunduar mendimi se muratorët janë ndryshe – dallojnë nga njerëzit tjerë. Ata ishin specialistë muratorë... ishin artizanë thellësisht të respektuar... Në Evropën e Mesme, shumica e popullësisë ishin çifçinj që punonin në pronat e feudalëve, që kurrë nuk ishin larguar nga vendlindja, përfveç ndonjëherë deri në tregun më të afërt... Muratorët udhëtonin në tërë vendin. Andaj ATA ishin ndryshe. Ata ndërtonin me gurë, në fillim ishin të rralla ndërtimet me gurë, vetëm pallatet mbretërore ngriheshin me gurë, dhe ndonjë ndërtim që më parë jepte leje mbreti, si kisha, katedrale, famulli, kështjella apo ndonjë urë me rëndësi.... Në Francë, në mes të viteve 1050-1350 u ndërtuan 80 katedrale, 500 kisha të mëdha dhe shumë famulli Në Angli ndërtimi i katedraleve shpesh zgjaste edhe mbi 100 vjet. Ndërtimi i tyre kërkonte mjaft shumë fuqi punëtore – profesionale dhe jo profesionale (argat). Muratorët ishin punëtorë profesionalë. Ekzistonin dy kategori. Kategoria e parë: “gurgdhendës-murator i thjeshtë” ose “Gurgdhendës i vrazhdë”. Kategoria tjetër quhej “murator fin”, muratorë me profesion të lartë, të cilët latonin dhe zbukuronin fasadet... Këta punonin me gurë të butë kretor-deltinor (Ky lloj guri gjendej në Angli por edhe në vende të tjera të Evropës) dhe quhej “Gur i lirë”, ndërsa muratorët që përpunonin-latonin këtë gur quheshin “muratorët e gurëvë të lirë”, që shpesh shkurtohej në “Muratorë të lirë”. Meqë ishin të njohur për shkathtësitë dhe aftësitë e tyre muratorët ftoheshin nga peshkopët dhe abatët për të ndërtuar katedrale. Merrnin oferta nga viset tjera të Anglisë, Francës dhe Gjermanisë që ta lënin punën dhe të shkonin atje për fitime-mëditje më të larta. Peshkopët dhe abatët dëshironin të pengonin shkuarjen e tyre pa përfunduar punimet, andaj, kushtet e përfundimit të punimeve caktoheshin me kontrata. Shpeshherë me këto kushte, muratorët nuk pajtoheshin, andaj mbreti shfrytëzonte fuqinë dhe autoritetin e vet që t’i detyronte ata që të punonin për të, madje edhe me dhunë barteshin deri në vendpunishte. “Masoneria ka një mendim të lartë, një mburravecëri për vete se ajo është diç e veçantë “ Mu për atë që Zoti i krijoi njerëzit që të jenë mbi të gjitha gjallesat, ashtu i krioi masonët që të jenë mbi të gjithjë njerëzit tjerë. E gjithë kjo ishte një ide e pakuptimët, por masonëve kjo u pëlqente. Meqë besonin atë që dëshironin, lexojmë në librin e përmendur të Xhasper Ridlit. Në periudhën 1555-1700, shkruan Ridli, u bënë ndryshime edhe në masoneri... Sindikatat e muratorëve, të cilat kishin pranuar doktrinën e Kishës katolike, tash nuk ishin më të paligjshme. U krijuan organizata intelektualësh të cilat ishin të gatshme për një tolerancë fetare dhe për miqësi në mes të njerëzve të feve të ndryshme. Mendonin që një besim i thjeshtë në Zotin mund të zëvendësojë doktrinën kundërthënëse fetare. Me gjuhën e asaj kohe “muratorët e pranuar” ose “zotërinjë muratorët”, si quheshin më shpesh në Skotlandë, u zëvendësuan me “muratorët operativ”, më vonë muratorët e pranuar u quajtën “muratorë spekulativ”, por këto shprehje nuk janë shfrytëzuar gjer në vitin 1757. Nuk ka prova të sigurta se si u bën këto ndryshime, ka vetëm supozime dhe skjarime që janë në kundërshtim njëra me tjerën si të vetë masonëve po ashtu të antimasonëve... Ka qenë një traditë e gjatë e shoqatave zejtare që për anëtarë të pranonin edhe njerëz që nuk ishin kurrëfarë zejtarësh. Shoqata e zejtarëve të Londrës (shoqata më e vjetër ishte e endësve, e formuar më 1155), në fillim përbëhej vetëm nga anëtarë të një zejeje të caktuar… Muratorët spekulatorë (në kundërveprim me muratorët e vërtetë, ata “veprues”, në realitet, ishin anëtarë nderi. Me kalimin e kohës dhe me mbizotërimin e “spekuluesve” këto esnafëri punëtorësh u shndërruan në (free masons) vëllazëri të muratorëve të lirë ose të pavarur. Muratorët që punonin me gurë ranorë në Skotlandë ishin më pak të suksesshëm, sa i përket pozitës së priveligjuar (nuk gëzonin privilegje) meqë në Skotlandë nuk kishte gurë të tillë. Në Skotlandë koha e shegertit u shkurtua për të fituar gradën e mjeshtrit murator, andaj ata u përpoqën të përforcojnë pozitën e tyre përmes parullave të cilat i dinin mjeshtrit muratorë, por jo shegertët paraprak. Në kët mënyrë njiheshin mesveti dhe u pamundësonin shegertëve të kryenin punët e tyre. Parulla ishte e njohur si “Besa masone”. Në Skotlandë ishte bërë shprehi të ftoheshin njerëzit me influencë për r’u bërë anëtarë të shoqatës...
 
Titulli: Pe: Simbolet Masonike ne Shqiperi, ç'eshte Masoneria?

Konstitucionet (Kushtetuta) e Andersonit
Siç pamë më lart ekzistojnë shumë rrëfime dhe legjenda mbi zanafillën dhe zhvillimin e masonerisë. Pas themelimit të Lozhës së Madhe të Londrës (1717), sipas urdhërit të Lozhës së Madhe, thekson Xhasper Ridli, në vitin 1723, i mblodhi dhe i publikoi, teologu i njohur, skocezi, z. Xhems Anderson (James Anderson), në librin e tij: “Libri mbi konstitucionet” (diku quhet edhe Kushtetutë e diku Statut). Në Statutin e Andersonit, shkruan: muratori duhet t’i përkulet ligjit të moralit; të lidhet për fenë që përcaktohen shumica: nuk guxon të përziehet në komplote kundër të mirave të vendit; të mos përzihet në politikë dhe religjion, etj... Popovski thotë se Andersoni punoi në këto dokumente plot gjashtë vjet, titulli i të cilave ishte: Detyrat e muratorëve të lirë të nxjera nga arkivët e vjetër, si nga lozhat përtej detit, ashtu dhe nga lozhat angleze, skotlandeze, dhe irlandeze, për nevojat e Lozhës në Londër – për t’i lexuar me rastin e pranimit të vëllezërve të rinj apo kur këtë urdhëron Mjeshtri”. Shihet se Andersoni është bazuar dhe frymëzuar në idetë e Valentin Andresë dhe Jan Komenskit. Këtë e vërtetojnë detyrat që dalin për muratorët e lirë: Muratori i lirë ka për detyrë t’u nështrohet ligjeve të moralit dhe nëse detyrën e vet e kupton mirë, nuk do të jetë i humbur nga Zoti, e as jobesimtar… Secilit anëtarë i lejohet përcaktimi i lirë fetar… Idetë e Komenskit, thekson Popovski, u përkrahën në tërësi, ndërsa pjesë të librit u përshkruan me dorë, u përhapën dorë pas dore. Ja disa frangmente, sipas Popovskit, që janë ruajtur deri më sot: “Drita duhet t’i afrohet gjithë njerëzisë… Nga dezorganizimi e shkatërrimi t’i kthehemi bashkimit, nga gabimet-mashtrimet kah thjeshtësia, nga dhuna kah liria. Të gjithë jetojmë në një vatër. Në Tokë, të gjithëve na ngroh një frymë jetësore. Të gjithë jemi krijuar nga e njëjta materie. Kush mund t’na pengojë që të bashkohemi në një bashkësi, me të njëjtat ligje... Për të arritur këtë duhet t’i kthehemi rrugës së mbretërisë, gjegjesisht dritës hyjnore, paqes dhe sigurimit, rrugës së bashkimit dhe lirisë... Rruga e lirisë kërkon që njerëzimi të hulumtojë, të vlerësojë dhe të bëjë vepra të mira, jo nga shpërblimi apo nga frika, por nga dëshira, vullneti i lirë... Liria është hyjnore të cilën vetë Zoti, sipas shembëlltyrës së tij, ia ka dedikura njeriut...Të gjithë ju që keni në zemër shpëtimin e juaj dhe të familjes suaj, dhe i frikësoheni Zotit, pavarësisht se cilit komb, gjuhe dhe sekti i takoni, të gjithë juve që u janë neveritur mashtrimet njerëzore, të krijojmë një bashkësi e cila di se çka do, çka duhet të gjakojë dhe çka duhet të bëjë…. Ejani ta lidhim një marrëveshje të shenjtë: që të gjithë ne ta kemi parasyshë një qëllim të përbashkët – shpëtimin e njerëzimit. Gjuha, kombësia, sekti, të jenë të parëndësishme... Më 1734 në Filadelfi, Fraklin Benxhiamini, i cili vetëm një vit më parë kishte hyrë në Lozhën Shën Gjoni, në Tun Tavern, publikoi Konstitucionet e Andersoni të viteve 1723, ku shkruante: “Ribotoi Franklini më 5734. Ky vit, sipas Xhems Usherit, teolog nga sh.XVII, ishte viti kur Zoti 4004 vjet para lindjes së Krishtit, krijoi Botën. Masonët mendonin se bota u krijua 4000 vjet para Krishtit, andaj u mor edhe si zanafilla e masonëve, thekson Xhasper Ridli. Edhe Anri i kushton një vend të gjërë Konstitucioneve të Andersonit, dhe ndër të tjera ai shkruan:... 48 faqet e para na njoftojnë me të kaluarën e “Vëllazërisë Masone, që nga koha e Biblës deri në sh. 17”. Në vazhdim përshkruhen Detyrat dhe Zotimet e masonëve; pasojnë rregullat e përgjithshme dhe mënyra se si themelohen lozhat e reja. Në fund libri përmban një numër kengësh masone: Kënga e Mjeshtrit; Kënga e Mbikëqyrësit; Kënga e Kompanionit dhe Kënga e kallfës...Neni I i Konstitucioneve të Andersonit përmban dhe përmbledh filozofinë e tolerancës. Na përkujton, se nëse në të kaluarën masonët në secilin vend ose komb ishin të detyruar ta përfaqësonin religjionin e atij vendi dhe të atij kombi, pavarësisht cili ishte”, tash si më i përshtatshëm konsiderohej religjioni që përfaqësonin shumica” (me çka tregohej njëfar ndërgjegjeje universale.
 
Titulli: Pe: Simbolet Masonike ne Shqiperi, ç'eshte Masoneria?

Masoneria (Muratoret e lire)
LOZHAT, RITET, SHKALLثT, SIMBOLET

ا’është lozha?

Siç pamë edhe më lartë, shumica e studiuesëve pohojnë se masonët modernë rrjedhin nga masonët operativ të Mesjetës. Ata kudo që janë ftuar kanë ndërtuar monumente të mëdha që edhe sot na mahnitin. Ata tuboheshin në vendpunishte, në ventakimet të quajtura “lozha”. Fjala “Lozhë”, (Anglisht: lodge-lozhë) këtu do të thotë: strehë, kolibe... por edhe barakë prej druri, dhe ishte vendtakim i fshehtë i shoqatave politike ose religjioze. Kolibat, të cilat më vonë i quajtën LOZHA, zakonisht ngriteshin në afërsi të punishteve, ose ngjitas objektit në ndërtim, siç ishin kishat, katedralet, urat etj. Aty i ruanin veglat e punës, ku dhe dhe drekonin... Lozhat në fillim ishin vendstrehime vetëm për mjeshtrit, më vonë aty strehoheshin edhe muratorët gjat kohës së dimërit, dhe përpunonin gurët për ndërtime, ndërsa sot janë Vendtakime të masonëve ku zhvillohet e tërë veprimtaria e tyre dhe merren vendime përkatëse dhe quheshin Llozhat e muratorëve por masoneria moderrne i quajti “lozha masonike”. LOZHAT quhen edhe tempuj, meqë shumë simbole të tyre rrjedhin që nga ndërtimi i Tempuillit të Salomonit në Tokën e shenjtë... Secila lozhë, shkruan Anri, ka “tonin” nuancat me karakter të veçantë, ‘frymën” e vet, por në të gjitha mbisundon fryma shoqërore, vëllazëror… por gjithësesi duke ruajtur identitetin dhe personalitetin e secilit person. Kjo është një pasurim i ndërsjelltë i dallimeve, andaj secili duhet ta ruajë atë formulën e profesorit F. Zhakob (François Jakob): “Më i afërmi im, vëllau im”. Mikpritjen, që e cilëson masonerinë, klimën afektive, toni miqësor dhe vëllazëror e gjejmë në shumë raste konkrete, thekson Anri. Secila lozhë, formalisht, i nënshtrohet Lozhës së Madhe Nacionale, ndërsa të gjitha së bashku janë nën kulmin e Lozhës së Madhe Angleze. Kjo nuk vlen për masonërinë franceze, lozha qëndrore e tyre është Orienti i Madh, të cilën, për shkak të pranimit të ateistëve, por edhe të femrave, nuk e njeh Lozha e Madhe Angleze... Kastriot Myftaraj: (lidhur me lozhat dhe formimin e tyre, ndër të tjera shkruan; Në shekullin XVIII, në Angli, njerëzit hapën shoqatën e tyre sekrete .... duke përfshirë dhe aristokratët, duke krijuar atë që u quajt Grand Lodge of England Lozha e Madhe Angleze an.) e cila ishte në fakt bashkimi i katër llozhave masonike ekzistuese. Kjo ndodhi në Londër, në 24 qershor 1717 dhe mbahet si data e krijimit të masonerisë së lirë (spekulative) moderne. Me Grand Lodge of England, në vitet në vijim u bashkuan pjesa më e madhe e llozhave masonike të Anglisë. Një numër llozhash masonike ekzistuese nuk e pranuan këtë përqëndrim të masonerisë angleze, në një qendër dhe në 1751 krijuan një llozhë të madhe alternative, që e quajtën Antient Grand Lodge of England.... Në 1813 të dy palët u bashkuan me anë të një kompromisi, dhe Antient Grand Lodge of England u shkri tek Grand Lodge of England, që u quajt United Grand Lodge of England, ose siç njihet me akronimin UGLE. Masoneria spekulative moderne në Francë thuhet se ka ardhur nga Anglia, misionarët masonikë të së cilës krijuan në 1731 llozhën e madhe masonike të Parisit që u quajt Grand Orient de France Thuhet se çdo shtet sovran ka të paktën një lozhë të Madhe, si një forum, që përfaqëson dhe qeveris masonerinë në një territor të caktuar gjeografikisht. Lozha e Madhe është Organi më i lartë. Sipas disave edhe në Vatikan veprojnë katër (4) lozha masone. Madje edhe disa zyrtarë të lartë të Vatikanit janë masonë... Në internet, mund të gjejmë edhe këso konstatimesh: edhe shqipatërt kanë lozhat e tyre masone, tash për tash dihen vetëm ato në Amerikë e Kanada! Lozhat kanë edhe kuvendet e tyre. Lozha masone, sipas Anrit, nuk është vend i ndonjë kulti religjioz, ajo nuk është sinagogë, as kishë katolike, as kishë anglikane apo luterane, e as xhami. Andaj lozha vërtet mund të jetë një “Qendër unioni”. Ajo ndryshon nga të gjtha religjionet mu për atë se nuk është religjion në kuptim të drejtë, dhe meqë ajo nuk predikon ateizmin as materializmin, andaj sulmi dhe shkishërimi shumë i ashpër i Kishës, sipas Anrit, nuk është i drejtë, nuk ka asnjë arsye dhe është jashtë çdo kuptimi… Lozhat masone, vazhdon Anri, paraqesin dhe shënjonë njëkohësisht vendin dhe grupin, pra hapësirën dhe njerëzit... Historianët, përfundon Anri, edhe pse me një dyshim të vogël, kanë arritur të konstatojnë një kontinuitet jo vetëm nga lozhat e sh. 18, por edhe të sh. 12 dhe 14. Sipas Simonit, por edhe të tjerëve, në kohën e esnafërive mesjetare, lozha masone ishte një barakë prej druri provizore, ngjitas me murin e ndonjë ndërtese në ndërtim e sipër. Kjo lozhë u ofronte muratorëve mbrojtje nga shiu dhe nga bora, përveç se përbënte një vend takimi. Lozhat moderne kanë në krye të tyre një “Mjeshtër të Përnderuar”. Në këtë kontekst, i “Përnderuari” do të thotë: “thellësisht i respektuar” dhe “Mjeshtër”, që do të thotë “i pajisur me kualifikimet më të mira”. Ndërsa sot lozhat masone shpesh vendosen në ndërtesa madhështore me salla mbledhjesh të gjëra, statuja mermeri dhe mobilie antike. Popovski shkruan se pas miratimit të Konstitucioneve (Statutit), lozhat filluan të “binë” mu si këpurthat pas shiut, si në Angli ashtu në Skotlandë, (në Edinburg u themelua Lozha e Madhe më 1736, në Irlandë – Dablin më 1731), e pastaj edhe në shtetet tjetar të Evropës, në Amerikë, dhe nëpër koloni. Pas reformimit në Agli quheshin Rendi (Riti) i Gjonit, ndërsa në Skotlandë Rendi i Andrejit. Më vonë u paraqietën edhe dallime sipas shkallëve. Lozhat e Gjonit edhe sot kanë tri shkallë-grada, duke ia shtuar edhe shkallën e katërt e cila quhet “Royal Arch” (Rrethi Mbretëror) Disa thonë se themeluesit e parë të lozhave masone ishin protestantët, por që nga 1723, në regjiastrat e lozhave gjendeshin edhe emrat e çifutëve... Në secilën lozhë ekziston altari ku vëhet “Libri i ligjitt të shenjtë” Në Evropë dhe SHBA e Kanadë, gati gjithnjë është Bibla... Thuhet se Lozha masone, ose tempulli mason, është një tepmull që simbolizon gjithësinë, një tërësi që ka strukturën, që mban rend. Rëndom ka formën e një drejtkëndshi në një gjysmërrethi që anon nga lindja. Kjo paraqet tokën, qiellin dhe Arkitektin e Madh të Gjithësisë… Simbolikisht do të thotë largimi i errësirë dhe mbajtja e rendit në botë. Drita jep ditën, njëherit dhe rendin, meqë jep dhe mendimin, kuptimin, idenë, që është paraprijës i të gjitha gjërave... Hapësira e tempullit – lozhës, konsiderohet si hapësirë e shenjtë. Ajo paraqet lidhjen njerëzore me atë mbinjerëzoren…aty kemi pajisjen, veglat e ndryshme të muratorit si kompasin, këndmbatësin, çekanin, libelën, vizoren… Këto vegla zënë një vend të rëndësishëm në lozhë dhe shfrytëzohen në të gjitha ceremonitë masone dhe janë shenjë intelegjencie e njeriut... Lidhur me mobilimin e lozhës, Anri Tur thekson: Dyshemeja me mozaik na përkujton zemërbardhësinë (bujarinë) e atit në qiell i cili tokën ka mbuluar me qilim të mrekullueshëm të përpunaur me mozaik… Ylli flakërues është pika më sublime... Lozha masone, sot nuk është një vend anonim dhe një sallë e zbrazët, por e mobiluar me shumë piktura e sende të tjera. Në plafon shohim kupën e qiellit, një pamje simbolike me yje, në lindje dielli, hëna dhe një trekëndësh të madh, në brendësi është syri; në tokë – dysheme një qilim me disa vegla të muratorëve: kompasi, libela… pastaj shtyllat, litarë të lidhur nyje... Ndërsa sipas Popvskit, mobilimi i lozhës, përbëhet nga qiri, libri – Bibla, vizorja, kompasi... Lozha masone në fillim tubonte zejtarë – ndërtimtarë, ndërsa sot tubon njerëzit të të gjitha profesineve dhe të pozitave të ndryshme. Sot është një vend i takimeve, hulumtimeve, punës të njerëzve të vëllazëruar dhe pajisjeve… nuk është vetëm një vend, hapësirë, tempull, por një tubim i njerëzve të bashkuar. ثshtë një “bashkësi e shpirtërave të kundërt”, thekson Anri. Lozha i nënshtrohet kierakisë së dyfisht, kierakisë së shkallëve (shegerti, kallfa dhe mjeshtri) dhe kierakisë së funksionit. Lozhën e kryeson Mjeshtri i Madh, i cili zgjidhet nga mesi i mjeshtërve, dhe quhet i përnderur –autoritativ. Pranë tij asistojnë dy mbikëqyrës, i pari është i ngarkuar për kompanjonët ndërsa i dyti ushtron-trajnon shegertët. Rëndom të gjithë mjeshtrit janë përgjegjës për ushtrime dhe arsimin e anëtarrëve të masonerisë. Në sh. XVII lozhat masone u bënë të njohura e të popullarizuara, nga rradhët e të ashtuquajturëve mendimtarë të lirë, të deistëve dhe politikanëve progresistë, gjë që ndikojë në përhapjen e ideve përkatësë.... Përfundon Anri Anëtar i lozhës masone mund të jetë edhe ateisti, por jo ateisti i marrë! Këtë e pohojnë edhe Anri, edhe Ridli, por edhe autorë të tjerë.
 
Titulli: Pe: Simbolet Masonike ne Shqiperi, ç'eshte Masoneria?

Ritet dhe Shkallët
Ajo që e karakterizon një sekt është se në të nuk mund të hysh pa kaluar më parë në një ritual stërvitor, citojmë të ketë thënë Karl Xhasperi (Jasperi). Anrit thotë se riti është një akt magjik... fjala vjen nga gjuha latine r i t u s dhe sanskrishtja rta, që tregon ndonjë fuqi kosmike dhe hyjnore… Funksioni i ritualit është të vendosë rend, “këtu dhe tash” por lidhur me atë që ka qenë; rend i cili, pra, jashtë “këtu” dhe “tashit”, që do të thotë që është transcendental në raport me vendin dhe kohën…Sipas Anrit, e disa shkrimeve, ritualet e masonëve, ashtu si edhe te religjionet janë të shumta dhe komplekse dhe se ekzistojnë rite te ndryshme të praktikimit. Ja disa prej tyre: Riti Antik Skocez ose Riti i pastruar skocez, Riti i Jorkut; Riti i emulacionit, Riti Francez (Oriental), Riti Memphis-Misraim, Riti ose Sistemi Suedez, Riti Skotlandez, etj. Shumica e tyre janë të ngjashëm... Riti skocez, (Rite Ecossais), është dega më e vjetër e Masonerisë, i ka fillet që nga shek.14-të, nga Tempullarët që u arratisën në Skotlandë... por, sipas disave prejardhjen e ka nga Franca. Mendohet se e ka themeluar skocezi Shevali Remzi (Chevalier Ramsay). Ky rit, jo vetëm që është më i vjetri, por edhe më popullori, më i përhapuri, i cili njëherit, nga pjesa më e madhe e studiuesve, konsiderohet si "masoneria e vertetë". Emil اiq shkruan se më 1750 Ramsay aplikoi ritualin e përbër i cili u quajt: Rojal Arç (Royal Arch) - “Rrethi mbretëror”, që sipas disave origjina e tij është e paqartë. Ky rit në fillim ka inkuadruar vetëm tri shkallë të Lozhës së kaltër (të Gjonit), që më vonë është plotësuar. Riti tjetër që quhet Rendi i vjetër dhe i pranuar i masonëve skotlandezë, është themeluar në Amerikë më 1801. Ai përbëhet nga 33 shkallë, secila me emra dhe simbole masonike të veçanta. Ata të 33 shkallëve njëherit janë edhe anëtarë të Këshillit Suprem. Për masonët mbledhjet janë rituale frymëzimi, për të tjerët ato janë asgjë tjetër pos argëtime të parrezikshme dhe marrina... Dihet se Lozha e Madhe e Londrës (Angleze) u themelua më 24 qershor të vitit 1717, ditën e Shën Gjonit... Në lozhat, që i takonin kësaj lozhe, në fillim kishte vetëm një shkallë-gradë – të gjithë vëllezërit ishin të barabartë dhe i takonin një shkalle – Mjeshtër, dhe nga mesi i tyre zgjidhnin eprorin (Kryemjeshtrin) dhe “Rezervistin”. Në disa lozha dalloheshin dy shkallë, njëra quhej “më e lartë”. Por shumë shpejt Lozha e Madhe, përveç shkallës Mjeshtër, futi edhe dy shkallë më të ulëta: shegertin dhe Kallfën. Parparimi – gradimi i tyre bëhej në mënyrë ceremoniale, sipas traditave të vjetra të muratorëve, të cilat edhe sot zbatohen, shkruan Popovski. Ndërsa Ridli, në librin e përmendur, shkruan se kanë ekzistuar shumë shkallë-grada masone. Në fillim ishin vetëm tri. Anëtari i ri pranohej si nxënës muratori-shegert, pastaj përparonte në shkallën e ndihmësit-kallfës, ndërsa në ritualin (ceremoninë) e tretë ngritej në mjeshtër muratori. Pas këtij titulli pasonin tituj të tjerë deri në shkallën 33. (Sipas vërejtjeve të përkthyesit në gj. serbe, z. Ridli, nuk dallon ritet masone nga rendet. Në të vërtetë nuk ekziton shkalla më e lartë se Mjeshtër masoni. Shkallët më të larta kanë qëllimin vetëm të thellojnë dijen masone. ثshtë e vërtet se riti Skocez i ka 33 shkallë, e disa rite të tjera i kanë edhe më shumë... Tri shkallët e para: shegert, kallf dhe mjeshtër, bëjnë pjesë në të ashtuquajturën "Masoneria Blu" (e Gjonit) (nga formohet Lozhat Kombetare), kurse gradat tjera bëjne pjesë në "Masoneria e Gradave të Larta", formojnë Këshillin Suprem të Masonerisë... Sipas Harunit emrat e dhënë shkallëve më të larta në Ritualin Skocez janë titujt që u janë dhënë kalorsëve në rendin e Tempullarëve. Këta tituj përdoren edhe sot... Një mason, që avansohet etapë pas etape përgjatë 33 shkallëve të kierarkisë masonike, mëson kuptimet e reja për çdo simbol në çdo etapë. Në këtë mënyrë, anëtarët zhyten gradualisht në thellësitë e filozofisë masonike. Sipas Popovskit secila shkallë masone ka shenjën e vetë... sa më e lartë që të jetë shkalla aq më të ndërlikuara janë shenjat dhe më vështirë për t’u mësuar. Ja disa shembuj Shenja e parë - toka – shprehet duke përkulur pak kokën, ndërsa me pëllëmbët e dorës së majtë, duke ndarë gishtin e madh, bëjmë një vijë në ballë, nga e majta kah e djathta, përbri vetullës. Shenja e dytë - uji - Dora e djathtë në zemër, përnjëherë lëshohet poshtë. Shenja e tretë - befasia dhe trishtimi. Koka kthehet majtas, duke shikuar në tokë. Pastaj ngriten duart të bashkuara, duke anuar pak nga e majta. Shenja e katërt - vatra - zjarri. Të dhjetë gishtërinjtë të bashkuar me pëllëmbë nga jashtë, mbulohet fytyra. Përgjigja në këtë shenjë jipet duke zgjatur dorën e djathtë në lartësi të shpinës. Shenja e pestë - ngazëllimi Ngritja e syve drejtë qiellit, duke ngritur duart mbi kokë, dora e majtë pak më poshtë, duke u ngritur pak thembrën e majtë, ndërsa me gjurin e majtë formon një kënd më thembrën e majtë. Shenja e gjasht - dielli. Sajohet duke vënë gishtin e madh të dorës së djathtë në syrin e djathtë, ndërsa gishti shrihet sikur të formojë një kënd... Kjo shenjë përfundon duke thënë këto fjalë: “Unë mas distancën me Diellin.Tri shkallët masone, sipas Popovskit, paraqesin tri etapat moshës së njeriut: shkalla e parë – fillestarin, shkalla e dytë – zejtarin dhe shkalla e tretë – Mjeshtrin.
 
Titulli: Pe: Simbolet Masonike ne Shqiperi, ç'eshte Masoneria?

Simbolet
Masoneria është definuar si një institucion inciacioni shpirtëror me ndihmën e simboleve... Simbolet kryesore të masonerisë janë: trekëndshi, kompasi, dhe këndmatësi... ndërsa më i njohuri është kompasi i vendosur mbi trekëndësh. Masonët besojnë se simbolet janë mjet, armë për të kuptuar realitetin kosmik por edhe njerëzor.

Në Enciklopedinë e përgjithshme të entit Leksikografik,1964, thuhet se Masoneria është një lëvizje e organizuar sipas një hierarkieje të ashpër e cila lindi nën kushtet e një qytetërimi liberal. Në fillim ishte e lidhur me traditat e shoqatave të muratorëve, nga e morën edhe emrin dhe simbolet e tyre (kompasin dhe këndëmatësin). Aktet rituale i morën nga religjionet dhe kultet e ndryshme orientale, nga legjendat dhe mitet e tyre. Ndonëse detyrat programore dhe qëllim i tyre themelor ishte „fisnikërimi i moralit“, edhe pse në fillim përfaqësonte ide progresive, të një qytetërimi liberal dhe antiklerikal, kjo lëvizje reformatore u bë gjithnjë e më shumë një bashkësi ekskluzive për të ndihmuar reciprokisht pjestarët e shoqërisë së të pasurëve dhe të atyre me „prestigj“ nga mesi i aristokracisë dhe borgjezisë së lartë“. Sipas Anrit masoni jeton në botën e simboleve. Disa simbole kanë prejardhje kosmike, si yjet, dielli, hëna etj. Të tjerat rrjedhin nga profesioni-zeja e muratorit: veglat, si kompasi, busulla, këndmatësi, vizorja e disa nga tradita kalorësiake-tempullarët... Thuhet se kjo organizatë është definuar si një institucion inciacioni shpirtëror me ndihmën e simboleve... Masonët, pavarësisht se cilin rit aplikojnë, cilës lozhë i takojnë, janë ngusht lidhur me simbolizminin. Sipas Simonit, për të evituar ndërhyrje të padrejta, muratorët disponojnë një farë numri simbolesh, shenjash dhe fjalësh, të njohura vetëm për ta. Nëpëmjet këtyre simboleve ata njiheshin edhe gjatë frekuentimeve dhe udhëtimeve të gjata përmes Evropës... Fjalët, fjalëkalimet, shenjat -simbolet dhe prekjet u ndihmonin muratorëve që të “njiheshin” nëpër punishte të ndryshme në Evropën mesjetare... Sipas Harunit, nga simbolet më të njohura të Masonerisë është kompasi i vendosur mbi trekëndësh. Masonët thonë se ky simbol paraqet konceptin e shkencës, rregullin gjeometrik dhe mendimin racional, por Haruni thotë se kompasi dhe trekëndëshi kanë krejtësisht kuptim tjetër. Këtë e shpjegon me mendimin e Albert Pike, i cili thotë:Trekëndëshi është simbol natyral i tokës... Kompasi dhe trekëndëshi, janë simbole të paganizmit arian dhe datojnë që nga Egjipti i vjetër... Edhe Hëna dhe dielli, janë simbole të rëndësishme në llozhat masone, dhe nuk është asgjë tjetër përpos reflektim i besimeve të kota të shoqërive të lashta pagane që adhuronin hënën dhe diellin, përfundon Harun. Popovski, shkruan se trekëndëshi i artë, është simbol i parimeve hyjnore dhe shpirtit të përkryer... në njëfar mënyre trekëndëshi është edhe shenjë mbrojtëse e vëllazërisë... Simbole masone hasim gati çdokund: në rrugë, në hyrje dhe brendi të ndërtesave. Aty zakonisht shihen këto simbole:
Piramida dhe syri sipër piramides, ylli i Davidit, Shtylla e Dyfishtë, Obeliskët. Simbolet tjera: metri, dalta, mistria, vizorja, çekani, (çekiçi i argjendtë); vula e Salomonit, lavjerësi, niveluesi dhe tabela, akacia, bagreni, murrizi dhe shumë simbole të tjera... Domethënia e simboleve masone është e dukshme, kuptimplote, p.sh. çekiçi tregon rëndësinë e vetëkontrollës e të disiplinës, dhe forcën e mendjes... Këndmatësi konsiderohet simbol i saktësisë, drejtësisë mu për këtë ai është i rëndësishëm për Mjeshtrin... Këndi simbolizon gjërat në tokë por edhe nderin, karakterin, dashurinë e vërtetë dhe mënyrën se si duhet të sillemi ndaj rrethit që na rrethon… Kompasi – rrumbullaksimi i dëshirave dhe ulja e pasioneve të masonëve... por simbolizon edhe shpirtin... matë dhe vizaton sipas Ligjit të Moralit... gjërat shpirtërore, rëndësinë e jetës së mirë shpirtërore... Veglat si: “shpatla” – mëson mjeshtrin – masonin të çimentojë dashurinë vëllazërore. Sqepari simbol i punës, dalta tregon përparim arsimorë... metri tregon ditën prej 24 orësh që duhet shpenzuar për punë, për lutje dhe freskim e pushim. Segmenti – vija e drejtë, moralitetin dhe drejtësinë (ky lloj rekuiziti nuk ekziston sot te masonët amerikanë). Lapsi – fjala dhe vepra e masonit janë shkruar nga Arkitekti Suprem. Libri i hapur – pikëllimin për shkak të kalimit të kohës. Shkronja "G" paraqet gjeometrinë... Dhëmbi i thyer simbolizon brishtësinë e njeriut. Ora rënore na tregon kohën që gjithnjë rrjedh... pra na tërheq vërejtjen se koha është duke rrjedhur dhe nuk guzojmë t’i lëm punë për më vonë… Përparësja si dhe dorëzat e bardha janë simbol i pastërtisë, dhe dëshmojnë se mjeshtri nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Hiram Abifit. Tri dritat e mëdha janë: Bibla, katrori dhe rrethi -(Ndërsa sipas Anrit, Bibla, këndmatësi dhe kompasi). Bibla, sipas Popovskit, është simbol i dëshirës së Zotit dhe është në shërbim të Zotit, Vizorja – kontrata simbolizon mjeshtrinë e qeverisjes masone. Toka simbolizon pushtet; ajri-mençurinë; zjarri-pasionet dhe uji-emocionet... Akacia: simpati e pavdekshmëri meqë gjithnjë është e gjelbër por edhe ruan fshehtësinë. Dy shtylla – J dhe B: shtyllat tradicionale në hyrje që nga tempulli i Salomonit, shënojnë: bashkim, paqe dhe lumturi. Simbolet shërbejnë edhe për të dalluar dhe njohur “sivllaun” në mesin e të panjohurëve, e me qëllim të përcaktimit të pozitës së shkallës së tij, dhe përdorën tri mënyra: shenja për pamje; fjala për veshë dhe kontakti për prekje.
 
Titulli: Pe: Simbolet Masonike ne Shqiperi, ç'eshte Masoneria?

Piramida dhe syri sipër piramides
Dan Braun, në romanin Engjëj dhe djaj thekson se piramida, është një simbol i fshehtë, që paraqet prirjen drejtë lartësisë, drejt burimit të dritës. Syri brenda trekëndëshit është një simbol që çdoherë gjendet në llozhat masonike dhe në të gjitha publikimet masonike... tregon aftësitë e të përndriturve për të parë gjithçka e kudo... pra simbolizon syrin e zotit... Disa thonë se piramida me nje sy është simboli kryesor i illuminatit-masonerisë, i huazuar nga Egjypti i Lashte, dhe se është simboli i Horusit, perendia e Diellit, qe simbolizon ndriçimin, illuminiminizmin. Sipas Darius-it “Syri" nuk eshte thjesht shqisa fizike e te parit, por syri i mendjes dhe i shpirtit. Ky Sy në besimin Hindu quhet si "syri i trete" i mendjemprehtësisë, Syri i Osirisit në Egjyptin e Lashtë dhe Syri që Sheh çdo gjë... Ylli gjashtëcepësh, i njohur si Ylli i Davudit, simbol i çifutëve, sipas Harunit, origjinën e ka në Egjiptin e vjetër... Pesë shqisat: themeli i të gjitha diturive – veshi me të cilin thithim zërin dhe përjetojmë kënaqësinë muzikore dhe me të cilin mund t’u ikim shumë pakënaqësive. Sytë – me ndihmën e të cilëve dallojmë objektete, formën, ngjyrën, lëvizjen. Ndijimi (prekja) – shqisa më univesiale. (Këto tri shqisa janë më të rëndësishmet të masonët; të shihen shenjat, të dëgjohen zërat dhe të ndjehen prekjet). Dy shqisat tjera janë: shqisa e shijes, dhe të nuhaturit (erës).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 23.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.8%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.9%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 17.6%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.8%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.9%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 23.5%
Back
Top