Tenis:Australian Open, Federer në raundin tjetër

cent

...Lontano
Tenisti Roxher Federer mundi 3-0 me sete Bernard Tomiç dhe vazhdon i qetë rrugën në turneun e tenisit Australian Open.

2e49szm.jpg

I vetmi moment kur zvicerani u vu në vështirësi ishte në setin e dytë, kur Tomiç ishte shumë pranë barazimit të seteve, por eksperienca e madhe në këto turne bëri që Federer të shuajë shpresat që australianët kishin tek sportisti i tyre.

Në raundin tjetër Roxher Federer, që është padyshim një nga pretendentët më të fortë për fitimin e këtij turneu, do të ndeshet me kanadezin Milosh Raoniç.

Supriza e këtij raundi është eleminimi i Huan Martin Del Potros. Argjentinasi, numri 6 në renditjen botërore, u mund nga francezi Xheremi Shardi duke i dhënë fund përfundimisht aventurës në Australi.

Kanë kaluar pa asnjë problem në raundin tjetër edhe Endi Mërrej me Uilfrejd Tsonga. Britaniku Mërrej fitoi 3-0 ndaj Berankis ndërsa francezi Tsonga mundi po 3-0 me sete Blaz Kavçiç. /Tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top