U21:Kroaci-Shqiperi

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Shqipëria "e vogël" do të zbresë sot në orën 19:00 në fushë përballë Kroacisë. Takimi i vlefshëm për eliminatoret e Evropianit 2009 për Under-21 do të luhet në stadiumin "NK Varteks" të Varazhdinit. Ky është takimi i parafundit në Grupin 1 për skuadrën e drejtuar nga Artan Bushati, që momentalisht renditet në vendin e katërt me 11 pikë të grumbulluara në tetë ndeshje. Ndërsa 21-vjeçarët kroatë klasifikohen të dytët me 18 pikë, me 4 pikë më pak se Italia kryesuese. Në përballjen e mëparshme, të luajtur në shtator 2007, Shqipëria fitoi 1-0 në "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit, pas golit të Canit. Dje, në orët e para të mëngjesit, Shpresat kanë udhëtuar me aeroplan në drejtim të tokës kroate, ndërkohë që pasdite skuadrës iu bashkuan edhe dy ish-lojtarët e Vllaznisë, Gilman Lika dhe Xhevahir Sukaj. Talentet, që tashmë militojnë në kampionatin turk, kanë pasur probleme me vizat dhe janë detyruar që të udhëtojnë nga Podgorica.

SHQIP
 
hajt suksese sot cunave edhe ishalla morin nje rezultat sa me pozitiv....pse jo edhe fitoren :D
 
Kombetarja U21 ka zhgenjyer sot ne perballje me liderin e grupit, Kroacine."Kuqezinjet e vegjel"jane deklasuar nga moshataret e tyre kroat me rezultat 4-0

Kroaci-Shqiperi (4:0)

14'K. Ljubicic
59'Ilicevic
79'M. Smrekar
84'Brezovec
 
Cdo postim me permbajtje fyese,do te fshihet.
Nese keni dicka te shtoni ne lidhje me temen dhe rreth saj,urdheroni,nese JO,me mire mos postoni se pervec fshirjes do merrni dhe ndeshkim

Respekte!
 
Loja ka qen e shitme..
 
gjynaf :(...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top