Vasili: Kryeministri i paditur do të bllokojë Vettingun

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Vasili: Kryeministri i paditur do të bllokojë Vettingun

Petrit-Vasili-1.jpg


Kreu u Grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Rama në lidhej me procesin e Vettingut.

Përmes një statusi në Facebook, Vasili shprehet se shefi i qeverisë do të bllokojë Vettingun.

“Kryeministri i paditur, që do të bllokojë vetingun. Kryeministri tha sot: -‘Vetingu nuk është çështje numrash, por strukturimi’.

E para: Ky kryeministër duhet sqaruar, që megjithëse ai e do për vete, vetingu është i pavarur dhe jo pronë e tij.

Së dyti: Ky kryeministër ka një ushtri parazitësh rreth vetes me 650 vetë, atëherë pse e pengon vetingun të përmbushë kërkesat më minimale dhe i shkurton 70 vetë? ثshtë i paditur dhe e urren vetingun, ndaj e pengon të funksionojë.

Së treti: Shqiptarët nuk presin drejtësinë dhe vetingun nga kryeministri, që mbushi me drogë Shqipërinë, por presin drejtësinë që SHBA dhe BE kërkojnë.



Së katërti: Vetingun nuk e vendos dot as muhabeti bajat dhe as marrëveshjet gajasëse që bën qeveria me qeverinë, alias grupin parlamentar të Partisë Socialiste, por Kushtetuta dhe ligji”, shkruan Vasili.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top