Pe: R.I.P. Marco Simoncelli
Nuk e di por shife vidion me kujdes i ka ik skafanda
gjynah
---------- Post added at 13:15 ---------- Previous post was at 12:38 ----------
Babai: E mori Zoti sepse ishte i mirë!
Paolo Simonçeli flet për gjithçka që ndodhi në Malajzi dhe për momentin e mbërritjes në Itali, ku e prisnin qindra tifozë
Dhimbja është shumë e fortë, por Paolo Simonçeli, babai i Markos, ka gjetur forcë për të folur. “U përpoqa edhe ta përshëndesja Markon, por tani nuk kemi më se çfarë të bëjmë. Eshtë bukur kur sheh lidhjen e ngushtë që kanë pasur me njerëzit, nuk e kisha kuptuar që e donin kaq shumë, por me sa duket e kuptuan që ishte i drejtë. Nuk mund të them se jam i kënaqur, por është një gjë që të bën të ndihesh mirë. Thonë që Zoti “thërret” në Parajsë më të mirët, ndoshta është kështu.”
Babai i Simonçelit i rikthehet edhe një herë momenteve të tmerrshme të aksidentit. “Isha pranë mjekëve, që e mbanin në barrelë dhe u mundova t’i ndihmoja, por nuk mund të bëja asgjë. Marko ishte i vdekur. Dua të falenderoj autoritetet malajziane, ambasadorin italian dhe djemtë në pistën e Sepangut, që nuk na lanë për asnjë moment vetëm. U treguan të mrekullueshëm. Më pas, në Romë, ishin të gjithë, duke filluar nga presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Xhani Petruci.
Qindra persona kishin mbërritur për të përshëndetur Markon. Ai ishte një person i veçantë, ndoshta njerëzit më në fund e kishin kuptuar që ishte ashtu, ishte i ndershëm dhe ndoshta prej gjithë këtyre të mirave që kishte, “u largua”. Unë e dua shumë, pasi edhe ai më donte shumë, Marko ishte i madh.
Përpara çdo gare përqafoheshim dhe e bëmë edhe këtë herë, por nuk shërbeu për asgjë. Nëse do ta kishte lëshuar motorin, nuk do të vdiste. Marko shijoi gjithçka që kishte. Ditën e shtunë më tha: “Jam i lodhur, dua të kthehem në shtëpi. Por ai ishte kthyer në formë shumë të mirë, si në fillimin e sezonit, do të kishte bërë një garë të mirë.”
Deklarata e babait të tij në emisionin “Matrix”
“I kisha mësuar që të ishte një luftëtar dhe të mos dorëzohej kurrë. Nuk di nëse bëri mirë apo keq.” Këto janë fjalët që tha babai i Marko Simonçelit te Matrix. “Atë të dielë dëshironte të fitonte dhe dinte që mund të bënte mirë. A bëri mirë? Bëra keq? Gabova në diçka? Nuk e di.” Sa i përket aksidentit shton: “Një coincidence, i mjaftonin 10 centimetra të tjera që ta godisnin në shpatull, por në të vërtetë e goditën në qafë. Gjithsesi është shumë i bukur edhe i vdekur. E doja shumë. Në dhomën e tij të gjumit flinte përkrah motorit.”
Janë specialistët që përpiqen të shpjegojnë me 5 përgjigje gjithçka i ndodhi pilotit italian të Hondës në pistën e Sepangut
5 pyetje, rreth asaj që i ndodhi Marko Simonçelit!
Një rrëzim i çuditshëm. Banal në dinamikën e tij. Si ai rrëzim kemi parë shpesh dhe shumë të tjera do të shohim në të ardhmen. Por për shkak të pasojave të rënda që pati, lë shumë vend për diskutime dhe hetime. Nga dinamika, te teknologjia që përdorin aktualisht motorët e Moto GP, për ta mbyllur me sigurinë, që ka mbetur në pasivitet.
1. Përse Marko Simonçeli dhe Honda, pas rrëzimit u spostuan në pjesën e brendshme të kthesës?
Ai që provon të përgjigjet është Marko Melandri, i cili në vitin 2010 kishte ndarë me Simonçelin boksin te skuadra Gresini. “Jam i shokuar, ishte një rrëzim i çuditshëm, motori normalisht duhet të rrotullohej rreth vetes dhe të dilte në pjesën e jashtme. Ndërkohë që bëhej fjalë për një kthesë të sigurtë dhe të ngadaltë.
Nga imazhet duket, se Marko ka humbur kontrollin e gomës së parë në momentin që hap gazin dhe lëshonte frenat, duke e mbajtur motorin me gju. Duket qartë nga motori i Bautistës, vija e zezë që la shenjë pas mbështetjes së gjurit. Tentoi të ngrinte disi gjurin për t’u ngritur, por nuk mjaftoi për t’u drejtuar si duhej.
Por, a ka qenë ajo pjesë e vogël që prekte me asfaltin, që i ndryshoi trajektoren motorit. Ishte shumë lart, në raste të tjera do të ia kishte dalë mbanë, por këtë herë u penalizua, nuk arriti të ngrihej dhe as të rrëzohej. Ndoshta në një moment ka menduar për të mos e lëshuar motorin, që të qëndronte në mes të pistës. Në ato momente gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe nuk u kuptua se çfarë ndodhi.
2. A ndikon këtu elektronika e tepërt që kanë këta motorë të Moto GP?
“Ky është një tjetër diskutim, më i përgjithshëm. Por në rastin specifik mund të them që elektronika nuk pati asnjë ndikim në çfarë ndodhi,” – përgjigjet i sigurtë Melandri.
3. Rrëzimi u shkaktua nga gomat?
“Jo, jo në këtë rast, – përfundon piloti, i cili sapo ka firmosur një kontratë me BMW-n në Superbike. – Sigurisht që nuk ishin të ftohta, ishte xhiro e dytë dhe kthesa ku ra Marko, ishte në krahun e djathtë, kah në të cilin janë shumica e kthesave në Sepang. Gjithashtu edhe temperatura e asfaltit nuk ishte e ulët dhe Marko kishte imagjinuar një duel të gjatë me Bautistën. Tani të gjithë do të thonë të tyren, por gjëja më e mirë është që të pranojnë atë që ndodhi dhe ta marrin atë që la Marko. Jemi të pafuqishëm dhe duhet të shijojmë çdo minut.”
4. Përse skafandra e Simonçelit u shkëput?
Sipas Vitorio Kafaxhit, përgjegjësit të zhvillimeve te kompania Dainesi, kompania që furnizon disa pilotë të botërorit të motoçiklizmit me pajisje, ku përfshihen edhe skafandrat. “Eshtë diçka normale ajo që ndodhi. Ashtu edhe në vitin 1983 me Franko Uncinin, nëse nuk do t’i ishte shkëputur skafandra, ndoshta mund t’i shkëputej koka. Rripi që e lidh skafandrën duhet të rezistojë deri në një farë pike dhe më pas këputet.
Ekziston një testim specifik, rrëzohet nga 75 centimetra një skafandër, që i është montuar një manekini me një kokë, e cila i peshon mbi 10 kilogram. Kjo provë gjeneron 750 kg, në secilin krah rripi duhet të rezistojë 375 kg. Impakti i atij aksidenti në Sepang duhet të ketë qenë iu një force më të madhe, këputja e rripit është në një pikë që nuk ndodh zakonisht. Kjo do të thotë që është penguar në diçka dhe është këputur. Si përfundim skafandra e kreu funksionin, rezistoi sa ishte përllogaritur dhe më pas u këput.
5. Përse është e pamundur që të mbrohet më mirë qafa?
“Mund të themi se ky është një problem, – shton Kafaxhi. – Piloti lëviz dhe nuk mund t’i vendosësh asnjë shtresë të fortë. Nëpër rrugë shohim skafandra që vejnë disa motoçiklistë me një tip mbrojtje në qafë. Por ndonjëherë, me shpejtësi të tilla, kush mund të thotë që kjo “kollare” mbrojtëse nuk mund të kryejë rolin e gijotinës? Airbagët mund të jenë një zgjidhje, por nuk mund t’i frysh shumë dhe t’i vësh në qafë. Principi i gjithçkaje është që të krijosh masa mbrojtëse, pa sjellë probleme.
Kjo është diçka më e rëndësishme. Teknikisht nuk është problem të frysh një airbag brenda 30 milisekondash, por kur krijohet kontakti me kokën, ajo është e ulur dhe ia kthen nga krahu tjetër. Jemi duke kryer disa studime, për t’i dhënë një tjetër mbrojtjeje qafës, por duhet kohë. Marko përdorte një nga skafandrat më të mira, megjithatë nuk ka asgjë perfekte.
Le të shohim kur të vijë uniforma në Itali dhe të bëjmë kontrollet e duhura. Airbag-u i tutave nuk duhej hapur, të paktën funksionin e ka, nëse do të ishte duke u rrotulluar. Ndoshta mund të jetë hapur në momentin e kontaktit me Eduards dhe Rosin, nga të dhënat do të kuptojmë shpejtësinë e rënies dhe të impaktit. Ajo e Markos është një tragjedi, por na ka dhënë një shtysë më tepër për të rritur nivelin e sigurisë, ai ishte vendimtar, për zhvillimin e airbagëve.”
“Doktori” ka mbërritur në Itali, së bashku me arkivolin e trupit të Simonçelit, i cili humbi jetën ditën e dielë në Sepang
Rosi: Nuk do ta harrojë kurrë Markon!
Ishte edhe miku i tij, Valentino Rosi, që shoqëronte trupin e Marko Simonçelit, i cili kthehej në Itali nga Malajzia. “Marko ishte një njeri i madh dhe nuk do ta harroj kurrë, – ka thënë ai menjëherë, sapo ka zbritur në Fiumiçino. – Po, kam folur me babain dhe është shumë keq, e përqafuam të gjithë. E dimë që janë gjëra që mund të ndodhin. Të tërhiqem? Nuk e kam thënë kurrë, ndoshta ka qenë ndonjë deklaratë thjesht për të shitur dikush gazetën.”
Më pas, Vale i kthehet kujtimeve të mira që ka kaluar me mikun dhe kolegun e tij, i cili humbi jetën ditën e dielë në pistën e Sepangut. “Qëndronim bashkë thuajse çdo ditë, – shton piloti italian i Ducatit, me një pamje thuajse të mbuluar nga streha e kapeles së zezë, ndërkohë që mbante veshur një xhup sportive ngjyrë gri.
- Stërviteshim gjithmonë bashkë, shkonim në palestër dhe më pas garonim me çdo gjë që kishte motor. Këto janë kujtimet e mia më të bukura. Megjithatë, në këto momente të vështira nuk mendova për asgjë nga këto, nuk mendova për asgjë…”
Rosi: Simonçeli ishte si vëllai im i vogël
Pas rikthimit në bokse, “Doktori” nuk është parë më në asnjë moment, të vetmen fjali e ka publikuar në rrjetin social Twitter
U gjend mes gomave të motorëve dhe nuk pati asnjë mundësi për ta evituar. Valentino Rosi në pjesën e jashtme dhe Kolin Eduards. Nuk panë asgjë, “Doktori” vetëm më vonë e kuptoi se kishte goditur me gomën e përparme mikun e tij, Marko Simonçeli. Në krahë? Në qafë? Në pjesën sipër skafandrës? Nuk i dihet, pamjet nuk e tregojnë qartë, ku Valentino e ka goditur Simonçelin.
“Valentino është i bindur se e ka prekur në pjesën e sipërme, pasi ishte thuajse në limitet e evitimit.” Dëshmia e vetme është ajo e Mauricio Vitalit, ish-pilotit, i cili gjithmonë ndodhet pranë Rosit si asistent, sa i përket zgjedhjes së skafandrave, ndërkohë që prej disa vitesh kishte marrë nën patronazh edhe Simonçelin. “Por, – shton Vitali, – nëse nuk ke mundësit jetër zgjedhjeje, pak rëndësi ka se ku është goditur.”
I shkatërruar Për fat të keq kështu është. Në raste të tilla, kur një pilot të rrëzohet përpara gomave, impakti është i tmerrshëm, po ashtu edhe rreziku i të evituarit. E di mire edhe Valentino, i cili është i shkatërruar dhe nuk gjen arsye. Pavarësisht se si ndodhi, ai di të thotë që përpara syve i humbi jetën një mik. “U rikthye në bokse, më pas, praktikisht nuk e pamë më,” – thotë Mateo Flamingi, telemetristi i Valentinos, që nga koha kur ai pilotonte për Yamahan.
Disa imazhe u panë, ku Rosi ishte i mbuluar nga lotët. Ishte vetëm një moment përpara se Valentino të kthehej në qendrën e skuadrës dhe më pas atë e panë në hotel, ku mori të gjitha rrobat e tij. Ndoshta ka marrë avionin e parë gjatë natës që e dërgonte në Itali, ndoshta është vonuar një ditë. Edhe kjo pak rëndësi ka. Valentino vetëm ka publikuar një fjali në rrjetin social “Twitter: “Simonçeli për mua ishte si vëllai im i vogël, shumë i fortë në pistë dhe po kaq i ëmbël në jetë. Akoma nuk më besohet, do të më mungojë shumë.”
Lidhja Rosi dhe Simonceli ishin të lidhur nga një miqësi e vërtetë. “Për mua është një djalë shumë i mirë dhe e dua shumë,” – kishte deklaruar gjithmonë Valentino kur e pyesnin për Simonçelin. Një marrëdhënie që ishte krijuar prej vitesh, kjo edhe për shkak të afërsisë së vendeve të banimit, vetëm 30 km larg njëri-tjetrit i kishin shtëpitë.
Ishin të ngjashëm në karakter dhe kishin të njëjtën dëshirë për t’u argëtuar me motorët, e mbi të gjitha, dëshironin të qëndronin bashkë. Ishin aq të lidhur me njëri-tjetrin, sa dikush edhe e akuzonte Simonçelin se kërkonte t’i ngjante Valentinos. “Ai kështu është, është natyral dhe ndoshta më i çmendur se unë,” – thoshte duke e përsëritur disa herë Rosi.
Shkëndija Mes të dyve në pistë nuk kanë munguar shkëndijat, si në Mizano, kur Simonçeli nuk u tremb aspak se kishte përpara një pilot të atij kalibri, madje e parakaloi ashtu si dinte ta bënte më mirë, në mënyrë spektakolare. “Në këto momente vetëm mund t’i afrohem, pasi nuk e kam mundësinë që t’i përgjigjem,” – tha në atë kohë Valentino.
Por më pas trajektoret e këtyre dy pilotëve nuk u kryqëzuan më, deri në atë kthesë të errët të 11-të të pistës së Sepangut. Si gjithmonë, gjithçka ndodhi në një fraksion sekondi dhe Rosi nuk pati as kohën që të mendonte një reagim. Kështu vendosi të kthehej në bokse, një rikthim që u duk i gjatë dhe i tmerrshëm, një moment shprese deri në lajmin e tmershëm të dhënë nga Karmelo Ezpeleta, shefi i Dornas. Më pas, vetëm lot…
“Valentino nuk do të tërhiqet nga sporti”!
“Valentino nuk po mendon që të tërhiqet nga sporti, më vjen keq që qarkullojnë lajme të tilla në momente si ky.” Kjo është fraza që është publikuar sërish në Twitter, Alesio Saluci, që njihet nga të gjithë si Ucio, miku i ngushtë i Valentino Rosit, i cili ka përgënjeshtruar thashethemet që kanë qarkulluar në këto dy ditë, sipas të cilave “Doktori” kishte ndërmend ta mbyllte karrierën pas aksidentit tragjik në Sepang, ku kampioni nga Tavulia u përfshi në mënyrë të pavullnetshme në vdekjen e mikut të tij, Marko Simonçeli.
Përse iu hoq skafandra gjatë aksidentit?!
Skafandra e Marko Simonçelit, që iu hoq gjatë aksidentit është sekuestruar dhe është marrë nga personeli i IRTA-s. Vetëm Mauricio Vitali, ish-pilot dhe përgjegjës në pistë i skafandrave AGV dhe Dainese, skafandër që mbante dhe piloti romanjol, mundi ta ekzaminojë. “Shihet një shenjë e një gome në krahun e djathtë të skafandrës. Impakti ka qenë as i forte, sa rripi që e mban të lidhur skafandrën me pilotin, është këputur.
Një gjë normale në raste të tilla. Duke patur parasysh se çfarë aksidenti ishte, skafandra është në gjendje të mirë, nuk ka shenja të dyshimta. Për fat të keq, këndi i goditjes ka qenë deciziv edhe pse shpejtësia nuk ishte shumë e madhe. Ngushëlloj edhe një herë familjen e Simonçelit.”