TIRANث-Shqiptari më i njohur i futbollit amerikan Serxho Guraleci ka vdekur të hënen me 21 janar 2013, ndërsa ishte duke bërë stërvitje me bashkëlojtarët.
Ishin të kota përpjekjet e bashkëlojtarëve, por edhe e mjekut që erdhi pas 7 minutave që ta rikthejnë atë në jetë. Guraleci vdiq në moshën 22 vjecare dhe ka luajtur me ekipin e Wayne State.
“Vdekja e tij ishte e papritur dhe humbja e tij është një humbje e madhe në futbollin amerikan”, shton kapiteni Steve Goralski.
“Guraleci ishte duke përjetuar ëndrrën e tij amerikane të cilën shijonte me suksese të shumta, ndërsa buzëqeshja e tij do të mbetet gjithmonë ne mendjen time”, thotë trajneri Rick Bye. Sipas trajnerit, ai ishte një njeri i vecante në këtë ekip, ishte një ari i vërtetë në fushë.
Sipas dëshirës së sportistit, të cilën ai kishte shprehur para shokëve dhe familjarëve të tij, Guraleci thoshte gjithmonë se nëse një ditë vdes, do të dëshironte të varrosej në vendlindjen e tij.
Klubi i Futbollit amerikan “Sterling Heights Stevenson” ka hapur një llogari bankare për të mbledhur para që të dërgojnë trupin e të riut, në vendlindjen e tij, në Shqipëri.
Ceremonia funebere do mbahet të premten në kishën katolike shqiptare të Rochester në SHBA.
/d.b