Vezët mos i mbani në derë të frigoriferit

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 19:19 / 12.01.2014

vez-euml-t-mos-i-mbani-n-euml-der-euml-t-euml-frigoriferit_hd.jpg


Mësoni se si t’i ruani, pastroni dhe përgatitni vezët. Janë ushqim i lirë, i shëndetshëm dhe i thjeshtë për t’u përgatitur. Megjithatë, gjatë verës duhet të kujdeseni që të jenë të freskëta dhe të shëndetshme.

Para se t’i blini, hapeni ambalazhin prej kartoni dhe kontrolloni nëse vezët janë të përlyera dhe a janë të plota.

Si t’i ruani
Mbani në frigorifer me ambalazhin origjinal. Në karton më së miri do të ruhet lëvozhga, do të pengohet tharja dhe përhapja e erës. Mbani në raftin e frigoriferit, ku është ftohtë, jo në derë, ku më së shpeshti gjenden vende të posaçme plastike për vezë, ku temperatura është shumë më e lartë sesa në rafte, këshillon Telegrafi.

Pastrimi
Pasi t’i keni përdorur dhe përgatitur vezët, lani duart dhe sipërfaqen ku i keni përgatitur duke shfrytëzuar preparat për larjen e enëve.


Shiko fotografinë 1786207

Servimi
Ushqimin me vezë shërbejeni menjëherë pas përgatitjes. Asnjëherë mos i ofroni pas dy orësh.

Përgatitja
Vezët e vjetra nga frigoriferi shfrytëzoni për përgatitjen e tortave të cilat piqen në temperatura të larta ose zieni për mëngjes. Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë që vezët të shpenzohen nga tri deri në pesë javë pas blerjes.

Ftohni
Pjesët e mbetura nga ushqimi me vezë, menjëherë futni në frigorifer, ndërsa nëse nuk i hani, gjuani më së voni pas tri ditësh. /Telegrafi/
 
Titulli: Vezët mos i mbani në derë të frigoriferit

Ishte keshille per femrat apo per ne cunat se une per vete vezet asnjehere si ve ne dere te frigoriferit :jo: ;)
 
Titulli: Vezët mos i mbani në derë të frigoriferit

Ka mundime ajo pune, nxirr nga kartoni dhe vër tek dera...me mir i lë ashtu sic jane.
Ne deren e frigoriferit e mbushim me çokollata dhe fusim ndonje ne goje sa here hapim frigoriferin haha :D
 
Titulli: Vezët mos i mbani në derë të frigoriferit

Une gjithmone aty i kam mbajtur, biles biles tek ajo kutia e vet i kam merak te rrine te rrjeshtuara mire :p
 
Titulli: Vezët mos i mbani në derë të frigoriferit

muhabet vezesh :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top