alfonci
Veri investigatio
Zhvillimi i popujve
1. Zhvillimi i popujve, në mënyrë të veçantë i atyre që luftojnë për t’u liruar prej zgjedhës së urisë, të mjerimit, të sëmundjeve endemike, të padijes; që kërkojnë një pjesëmarrje më të gjerë në frytet e qytetërimit, një vlerësim më aktiv të cilësive të tyre njerëzore; që lëvizin me vendosmëri drejt cakut të lulëzimit të tyre të plotë, është objekt i shqyrtimit të kujdesshëm nga ana e Kishës. Të nesërmen e Koncilit II ekumenik të Vatikanit, një vetëdijësim i përtërirë për kërkesat e mesazhit ungjillor i dikton të vihet në shërbim të njerëzve, pra për t’i ndihmuar ata që t’i kuptojnë të gjitha përmasat e këtij problemi të rëndë dhe t’i bindë për ngutshmërinë e një veprimi solidar në këtë kthesë të historisë së njerëzimit.
Mësimi shoqëror i papëve
2. Në enciklikat e tyre të mëdha, Rerum novarum e Leonit XIII,2 Quadragesimo anno e Piut XI,3 ashtu si edhe - pa numëruar radiomesazhet drejtuar botës prej Piut XII4 - Mater et magistra5 dhe Pacem in terris6 e Gjonit XIII, paraardhësit Tanë e kryen detyrën e tyre, që u takon atyre në mënyrë specifike, për ta hedhur dritën e ungjillit mbi çështjet shoqërore të kohës së tyre.
Fakti më i madh
3. Sot, fakti me rëndësi më të madhe, për të cilin secili duhet të vetëdijësohet, është se çështja shoqërore ka marrë një përmasë botërore. Gjoni XXIII e ka pohuar qartë këtë,7 dhe Koncili i ka bërë jehonë me Kushtetutën e vet baritore mbi Kishën në botën bashkëkohore.8 Bëhet fjalë për një mësim me rëndësi të madhe, që kërkon një zbatim të ngutshëm. Sot popujt e uritur i bëjnë thirrje në mënyrë dramatike popujve të kamur. Kisha tronditet përpara kësaj britme plot ankth dhe thërret secilin që t’i përgjigjet me dashuri vëllait të vet.
Udhëtimet Tona
4. Para thirrjes Sonë për pontifikatin suprem, dy udhëtime, në Amerikën Latine (1960) dhe në Afrikë (1962), na kishin vënë në kontakt të drejtpërdrejtë me problemet e thekëta, që mundojnë kontinente plot jetë dhe shpresë. Të veshur me atësinë e gjithmbarshme, gjatë udhëtimeve të reja në Tokën e Shenjtë dhe në Indi, kemi mundur të shohim me sytë tanë dhe pothuajse të prekim me dorë vështirësitë shumë të mëdha, që u dalin përpara popujve me një qytetërim të lashtë, të cilët përballen me problemin e zhvillimit. Ndërsa ende po zhvillohej në Romë Koncili II ekumenik i Vatikanit, rrethana provanore na bënë që t’i drejtohemi drejtpërdrejt Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Dhe para atij areopagu të gjerë u bëmë avokati i popujve të varfër.
Drejtësi e paqe
5. Kohët e fundit, me dëshirën që t’i përgjigjemi vendimit të Koncilit dhe ta vëmë në jetë ndihmën e Selisë së Shenjtë ndaj kësaj çështjeje të madhe të popujve në rrugën e zhvillimit, kemi menduar se bënte pjesë në detyrën Tonë krijimi pranë organizmave qendrore të Kishës i një komisioni papnor, që të kishte detyrën «të nxisë në të gjithë popullin e Hyjit njohjen e plotë të rolit, që kohët e sotme kërkojnë me ngulm prej tij, në mënyrë që të nxisë përparimin e popujve më të varfër, të favorizojë drejtësinë shoqërore mes kombeve, t’u japë atyre, që janë më pak të zhvilluar, një ndihmë të tillë që t’i bëjë të aftë të kujdesen ata vetë dhe për veten e vet për përparimin e tyre».9 «Drejtësi e paqe» është emri dhe programi i tij. Ne mendojmë se me këtë program munden dhe duhet të bashkohen, së bashku me bijtë Tanë katolikë e vëllezërit e krishterë, edhe njerëzit vullnetmirë. Ne, pra, të gjithëve ua drejtojmë sot këtë apel solemn për një veprim të harmonizuar për zhvillimin e tërësishëm të njeriut dhe zhvillimin solidar të njerëzimit.
Pjesa e parë
PثR NJث ZHVILLIM Tث TثRثSISHثM
Tث NJERIUT
1. Të dhënat e problemit
Aspirata të njerëzve
6. Të jenë të liruar prej mjerimit, të garantojnë në mënyrë më të sigurt jetesën e tyre, shëndetin, një punësim të qëndrueshëm; një pjesëmarrje më të plotë në përgjegjësitë, jashtë çdo shtypjeje, të mbrojtur para situatave që fyejnë dinjitetin e tyre njerëzor; të gëzojnë një arsimim më të madh; me një fjalë, të bëjnë të njohur dhe të kenë më shumë, për të qenë më shumë: kjo është aspirata e njerëzve të sotëm, ndërsa një numër i madh i tyre është i dënuar të jetojë në kushte që e bëjnë të kotë këtë dëshirë të ligjshme. Nga ana tjetër, popujt të cilët prej pak kohësh e kanë arritur pavarësinë kombëtare ndiejnë nevojën, që këtë liri politike ta ndjekë një rritje autonome dhe e denjë, shoqërore po aq sa edhe ekonomike, për t’u siguruar shtetasve të tyre zhvillimin e tyre të plotë njerëzor, dhe për të zënë vendin që u takon në tërësinë e kombeve.
Kolonizimi dhe kolonializmi
7. Përballë gjerësisë dhe ngutshmërisë së veprës që duhet përmbushur, mjetet e trashëguara prej të kaluarës, edhe pse të papërshtatshme, megjithatë nuk kanë të meta. Sigurisht, duhet ta pranojmë se fuqitë kolonizuese shpesh kanë synuar vetëm interesin e tyre, fuqinë e tyre, prestigjin e tyre, dhe se tërheqja e tyre ka lënë nganjëherë një situatë ekonomike të dobët, të lidhur për shembull me prodhimtarinë e një bime të vetme, cikli i të cilës u nënshtrohet ndryshimeve të papritura e të mëdha. Por, megjithëse duhet t’i pranojmë fajet e njëfarë kolonializmi dhe pasojat e tij negative, në të njëjtën kohë duhet t’u bëjmë nderimet tona cilësive dhe realizimeve të kolonizatorëve që, në shumë krahina të braktisura, kanë çuar shkencën dhe teknikën e tyre, duke lënë dëshmi të çmueshme të pranisë së tyre. Megjithëse të paplota, vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë disa struktura që kanë pasur funksionin e tyre, për shembull në lëmin e luftës kundër padijes dhe sëmundjes, në atë, jo më pak të dobishëm, të komunikimeve apo të përmirësimit të kushteve të jetesës.
اekuilibër në rritje
8. Pasi e pranuam këtë, mbetet jashtëzakonisht e vërtetë se kjo pajisje është dukshëm e pamjaftueshme për t’i bërë ballë realitetit të egër të ekonomisë moderne. I lënë në duart e veta, mekanizmi i saj është i tillë që e çon botën drejt një rëndimi, dhe jo drejt një zbutjeje, të pabarazisë së niveleve të jetesës: popujt e pasur gëzojnë një rritje të shpejtë, ndërsa ritmi i zhvillimit të popujve të varfër është i ngadaltë. Shtohet çekuilibri: disa prodhojnë me tepri të mira ushqimore, mungesën e të cilave disa të tjerë e vuajnë tmerrësisht, dhe këta të fundit shohin se bëhen të pasigurta eksportimet e tyre.
Vetëdijësim më i madh
9. Në të njëjtën kohë, konfliktet shoqërore janë zgjeruar aq sa të arrijnë përmasat e botës. Shqetësimi real, që i ka pushtuar klasat e varfra në vendet në fazë industrializimi, tani po arrin ata që kanë një ekonomi gati ekskluzivisht bujqësore: edhe fshatarët po vetëdijësohen për «mjerimin e pamerituar»10 të tyre. Kësaj i shtohet skandali i pabarazive të bujshme, jo vetëm në përdorimin e të mirave, por edhe më shumë në ushtrimin e pushtetit. Ndërsa një oligarki gëzon, në disa krahina, një qytetërim të rafinuar, pjesa tjetër e popullsisë, e varfër dhe e shpërndarë, është «pothuajse pa asnjë mundësi nisme vetjake dhe përgjegjësie, dhe shpesh edhe e shtrënguar të ketë kushte jetese e pune të padenja për personin njerëzor».11
Përplasja e qytetërimeve
10. Veç kësaj përplasja mes qytetërimeve tradicionale dhe risive që ka sjellë qytetërimi industrial kanë një efekt thërrmues mbi strukturat, që nuk u përshtaten kushteve të reja. Brenda rrethit, shpesh të ngurtë, të këtyre strukturave inkuadrohej jeta vetjake dhe familjare, që gjente në to mbështetjen e vet të domosdoshme dhe pleqtë mbeten të lidhur me to, ndërsa të rinjtë priren të lirohen prej tyre, si prej një pengese të kotë, për t’u drejtuar qartë drejt formave të reja të jetës shoqërore. Ndodh kështu që konflikti i brezave të ngarkohet me një dilemë tragjike: njerëzit ose ruajnë institucionet dhe besimet stërgjyshore, por heqin dorë nga përparimi, ose u hapen teknikave dhe mënyrave të jetesës të ardhura nga jashtë, por hedhin poshtë, së bashku me traditat e të kaluarës, krejt pasurinë e vlerave njerëzore që ato përmbanin. Faktikisht, tepër shpesh ndodh që mbështetjet morale, shpirtërore e fetare të së kaluarës mungojnë, pa u siguruar ende përfshirja në botën e re.
Përfundim
11. Në këtë gjendje pështjellimi bëhet më i dhunshëm tundimi për ta lënë veten të tërhiqemi rrezikshëm drejt mesianizmash plot premtime, por krijues iluzionesh. Kush nuk i sheh rreziqet, që rrjedhin nga kjo, si: reagime të dhunshme popullore, trazira kryengritëse dhe shkarje drejt ideologjive totalitare? Këto janë të dhënat e problemit, rëndësisë së të cilit nuk mund t’i shmanget askush.
2. Kisha dhe zhvillimi
Vepra e misionarëve
12. Besnike ndaj mësimit dhe shembullit të Themeluesit të vet hyjnor, që e caktonte «shpalljen e Ungjillit skamnorëve» (krh. Lk 7, 22) si shenjë të misionit të Vet, Kisha nuk e ka lënë kurrë pa nxitur ngritjen njerëzore të popujve të cilëve u çonte fenë në Krishtin. Misionarët e saj, bashkë me kisha, qendra shërbimi dhe spitale, kanë ndërtuar edhe shkolla e universitete. Duke u mësuar vendasve mënyrën për të nxjerrë një përfitim më të mirë prej burimeve të tyre natyrore, shpesh i kanë mbrojtur prej grykësisë së të huajve. Pa dyshim vepra e tyre, për shkak të asaj që në të është njerëzore dhe e gabueshme, nuk qe e përsosur, dhe ndodhi që disa prej tyre të përzienin bashkë me kumtimin e mesazhit të përnjëmendtë ungjillor shumë mënyra të menduari dhe të jetuari të vendit të tyre të origjinës. Por ditën edhe të zhvillonin institucionet vendore dhe t’i nxisnin ato. Në shumë krahina, ata kanë qenë pionierët e përparimit material, ashtu si edhe të zhvillimit kulturor. Mjafton të kujtojmë shembullin e atë Charles de Foucauld, që, për dashurinë e tij, u gjykua i denjë të quhej «vëllai i gjithmbarshëm», dhe të cilit i detyrohet hartimi i një fjalori të çmuar të gjuhës tuarege. ثshtë detyra Jonë t’i nderojmë këta pararendës tepër shpesh të lënë pas dore, njerëz të shtyrë prej dashurisë së Krishtit, ashtu si edhe ndjekësit e pasardhësit e tyre, që, edhe sot, vazhdojnë të jenë në shërbim të atyre që ungjillëzojnë.
Kisha dhe bota
13. Por tashmë nismat vendore dhe individuale nuk mjaftojnë më. Situata aktuale e botës kërkon një veprim të përbashkët në bazë të një vizioni të qartë të të gjitha aspekteve ekonomike, shoqërore, kulturore e shpirtërore. Eksperte në njerëzi, Kisha, pa pretenduar aspak të përzihet në politikën e shteteve, «nuk ka si synim përveçse një qëllim të vetëm: të vazhdojë, nën shtytjen e Shpirtit ngushëllues, veprën e Krishtit, i cili ka ardhur në botë për të dëshmuar të vërtetën (krh. Gjn 18, 37), për të shpëtuar, jo për të dënuar, për të shërbyer, jo për të qenë i shërbyer (krh. Gjn 3, 17; Mt 20, 28; Mk 10, 45)».12 E themeluar për të hedhur që këtu në tokë bazat e mbretërisë së qiellit dhe jo për të fituar një pushtet tokësor, ajo pohon qartësisht se dy sundimet dallojnë nga njëri-tjetri, ashtu sikurse janë sovrane dy pushtetet, ai kishtar dhe ai civil, secili në rendin e vet.13 Por, meqë ekziston në histori, ajo duhet «të shqyrtojë shenjat e kohëve dhe t’i interpretojë ato në dritën e Ungjillit».14 Në bashkësi me aspiratat më të mira të njerëzve dhe duke vuajtur tek i sheh ato të paplotësuara, ajo dëshiron t’i ndihmojë që të arrijnë lulëzimin e tyre të plotë, dhe për këtë qëllim u ofron atyre atë që zotëron vetë: një vizion global të njeriut dhe të njerëzimit.
Vizioni i krishterë i zhvillimit
14. Zhvillimi nuk kufizohet thjesht vetëm me rritjen ekonomike. Për të qenë një zhvillim i përnjëmendtë, duhet të jetë i tërësishëm, gjë që do të thotë se duhet t’i drejtohet nxitjes së çdo njeriu dhe të krejt njeriut. Siç është theksuar me të drejtë prej një eksperti të shquar: «ne nuk pranojmë ta ndajmë ekonomiken nga njerëzorja, zhvillimin nga qytetërimi ku ky i fundit realizohet. Ai që ka rëndësi për ne është njeriu, çdo njeri, çdo grup njerëzish, deri tek përfshirja e mbarë njerëzimit».15
Thirrja dhe rritja
15. Në planin e Hyjit, çdo njeri është i thirrur për një zhvillim, sepse çdo jetë është thirrje. Që prej lindjes, të gjithëve u është dhënë si farë një tërësi prirjesh dhe cilësish, që duhet t’i frytëzojë. Zhvillimi i tyre i plotë, njëkohësisht fryt i edukimit të marrë prej mjedisit dhe i përpjekjes vetjake, do t’i mundësojë secilit të orientohet drejt fatit të propozuar prej Krijuesit të vet. I pajisur me zgjuarsi dhe liri, ai është përgjegjës për rritjen e vet, ashtu si edhe për shpëtimin e vet. I ndihmuar, dhe nganjëherë i penguar, nga ata që e edukojnë dhe e rrethojnë, secili mbetet, cilatdo qofshin ndikimet që ushtrohen mbi të, autori i arritjes apo i dështimit të vet: vetëm me përpjekjen e zgjuarsisë dhe të vullnetit të vet, çdo njeri mund të rritet në njerëzi, të vlejë më shumë, të jetë më shumë.
Detyrë vetjake dhe bashkësiore
16. Gjithashtu, kjo rritje e personit nuk është fakultative. Ashtu sikurse krejt krijimi me rend orientohet drejt Krijuesit të vet, krijesa shpirtërore duhet ta orientojë në mënyrë të vetvetishme jetën e vet drejt Hyjit, e vërteta e parë dhe e mira supreme. Kështu rritja njerëzore përbën një si përmbledhje të detyrave tona. Por ka edhe më shumë: kjo harmoni e natyrës, e pasuruar prej punës vetjake dhe të përgjegjshme, është e thirrur për një tejkalim. Nëpërmjet përfshirjes së vet në Krishtin jetëdhënës, njeriu hyn në një përmasë të re, në një humanizëm transhendent, që i jep plotësinë e tij më të madhe: ky është pikësynimi suprem i zhvillimit vetjak.
17. Por çdo njeri është anëtar i shoqërisë: i takon tërë njerëzimit. Jo vetëm ky apo ai njeri, por të gjithë njerëzit janë të thirrur në këtë zhvillim të plotë. Qytetërimet lindin, rriten dhe vdesin. Por sikurse valët e baticës depërtojnë secila pak më thellë në ranishte, ashtu edhe njerëzimi ecën përpara në rrugën e historisë. Trashëgimtarë të brezave të kaluar dhe dobimarrës të punës së bashkëkohësve tanë, ne kemi disa detyrime kundrejt të gjithëve dhe nuk mund të mos interesohemi për ata që do të vijnë pas nesh për ta zgjeruar rrethin e familjes njerëzore. Solidariteti i gjithmbarshëm, që është një fakt, për ne është jo vetëm dobi, por edhe detyrë.
Shkalla e vlerave
18. Kjo rritje vetjake dhe bashkësiore do të vihej në rrezik nëse do të dëmtohej shkalla e vërtetë e vlerave. Dëshira për të nevojshmen është e ligjshme dhe puna për ta arritur atë është një detyrë: «Kush nuk do të punojë, as mos të hajë» (2 Sel 3, 10). Por fitimi i të mirave tokësore mund të na çojë në lakmi, në dëshirën për të pasur gjithnjë e më shumë dhe në tundimin për ta rritur fuqinë tonë. Koprracia e njerëzve, e familjeve dhe e kombeve mund t’i infektojë të varfrit, ashtu si edhe të pasurit dhe të nxisë në njërën palë e në tjetrën një materializëm që ia merr frymën shpirtit.
Rritje e dyvlershme
19. Pra, si për popujt, ashtu edhe për personat, të kenë më shumë nuk është qëllimi i fundit. اdo rritje është e dyvlershme. Edhe pse është e nevojshme, meqë i mundëson njeriut të jetë më shumë njeri, ajo e mbyll si në një burg, kur bëhet e mira supreme, që e pengon atë të shohë më tej. Atëherë zemrat ngurtësohen dhe shpirtrat mbyllen, njerëzit nuk takohen më për miqësi, por të shtyrë prej interesit, i cili me lehtësi i vë kundër njëri-tjetrit dhe i përçan ata. Kërkimi ekskluziv i të pasurit bëhet në këtë mënyrë një pengesë për rritjen e të qenët dhe i kundërvihet madhështisë së tij të vërtetë: për kombet, ashtu si edhe për personat, koprracia është forma më e dukshme e nënzhvillimit moral.
Drejt një gjendjeje më njerëzore
20. Nëse arritja e zhvillimit kërkon një numër gjithnjë e më të madh teknikësh, kërkon edhe më shumë njerëz mendimtarë të aftë për një reflektim të thellë, që i kushtohen kërkimit të një «humanizmi» të ri, që i mundëson njeriut modern të gjejë vetveten, duke marrë përsipër vlerat më të larta të dashurisë, të miqësisë, të lutjes e të soditjes.16 Në këtë mënyrë mund të kryhet në plotësi zhvillimi i vërtetë, që për secilin dhe për të gjithë, është kalimi nga një gjendje më pak njerëzore në një gjendje më njerëzore.
Ideali që duhet ndjekur
21. Më pak njerëzore: mangësitë materiale të atyre që janë të privuar prej minimumit jetësor, dhe mangësitë morale të atyre që janë të sakatuar prej egoizmit. Më pak njerëzore: strukturat shtypëse, qoftë kur burojnë prej abuzimeve të zotërimit, qoftë prej atyre të pushtetit, qoftë prej shfrytëzimit të punëtorëve, qoftë prej padrejtësisë së ujdive. Më njerëzore: ngjitja prej mjerimit drejt zotërimit të të nevojshmes, fitorja mbi fatkeqësitë shoqërore, zgjerimi i njohurive, fitimi i kulturës. Më njerëzore, po ashtu: përfillja e rritur e dinjitetit të të tjerëve, orientimi drejt shpirtit të varfërisë (krh. Mt 5, 3), bashkëveprimi në të mirën e përbashkët, vullneti për paqe. Më njerëzore, përsëri: njohja nga ana e njeriut e vlerave shumë të larta dhe e Hyjit që është burimi dhe caku i tyre. Më njerëzore, së fundi dhe mbi të gjitha: besimi, dhuratë e Hyjit e pranuar prej vullnetit të mirë të njeriut dhe njësia në dashurinë e Krishtit, që na thërret të gjithëve për të marrë pjesë në cilësinë e bijve në jetën e Hyjit të gjallë, Atit të të gjithë njerëzve.