Frika e meshkujve ?

ZHIGO

Stumblin' in
V.I.P
jo më kot e hapa si tem,

dje po diskutoja me dy miq te mit (ne kafe ne fakt), e kur e bona si pytje te dy fillun te jipnin nje "teori" te ndryshme ne lidhje me pytjen qe bona, pra pse ndodh te kemi frik apo kush na frikson me shum, edhe pse pytja qe i bona, ne fillim ju duk per te qesh, e per mos te ul "burrerrine" qe majm nder shal asnjoni nuk pranoj se frika nuk eksiton tek nje qenie qe "hiqet" si i fort,

me kujtohet nje sondazh italion rreth frikës se braktisjes,

ky si emocion nuk ishte si emcion shpërthyes vetem (ose aspak) nga parandjenja e tradhtis ne çift apo asaj ndjenjës se rivalitetit qe ushqejm ne meshkujt ndaj nj-tj, por asaj te braktisjes nga partnerja, frika mos ngelemi te vetem dhe pa patur mundesine e ndonje trashgimtari te mundshem, ja psh po te shikojm dhunen ndaj grave qe bohet deri tek ato vrasjet tragjike (kujtojm qe kan ndodh çik si shpesh) puth i bohet partneres tradhtare, keto shkaktohen jo nga frika e atij tjetrit qe kerkon te te prish lumturine, por nga frika e braktisjes ne nje moment krize,

pra them qe mbas çdo "pelerine" burrerore, ka ndjenj madje me te forte se ato femerore,

kurioz jam ne fakt, te dij mendimin tuj si meshkuj,

nese esht tradhtia ajo qe ju stimulon te heq pelerinën (ul burrerrine) apo esht frika (vetmia) nga braktisja, ai mendim i te qenurit vetem, e te fillosh çdo gjo nga e para, apo frika per te mos patur kurajon tja fillosh nga fillimi...

Artikulli Italion
Meshkujt frikësohen nga braktisja. Këtë e kanë vërtetuar studiuesit mjekoligjor, të cilët, janë mbledhur për të hedhur idetë e reja mbi këtë emocion vdekje-shkaktues. Sipas këtyre studiuesve italianë, ky emocion nuk bëhet shpërthyes nga parandjenja e tradhtisë në çift apo e rivalitetit, por nga frika e braktisjes dhe pikërisht nga nevoja për t’u siguruar për atësinë e pasardhësit. ''Në vitet e fundit, dhuna ndaj grave deri në ato raste të vrasjeve tragjike ekstreme të partnerit tradhtar, shkaktohen më së shumti jo nga frika e tjetrit, por nga frika e braktisjes në një moment krize, si ky i tanishmi i krizës, një fenomen që po shkon drejt rritjes”, sqaron Isabella Marzagora Betsos, një kriminologe nga universiteti i Milanos.

n.q.s ka ndonje femër qe e ma veten per burrnesh ketu, mund te pergjigjet...
 
Pe: frika e meshkujve ?

zhigolo si fillim se kam pak kohe te them se:........Cdo njeri ka frik nga ndjenja e braktisjes, e zhgenjimit nga nje person qe duan dhe qe e idealizojn ne mendjen dhe sjelljen e tyre.

Tani ti do te pranojm edhe ne femrat se kemi frik apo do te japim teorira se jo keshtu apo ashtu :p...do te jemi te sinqerta apo te drejta? :p....do mendim troc apo diplomatik? :p

sido qe te jet un do ta them me vone se jam duke dal :D
 
Pe: frika e meshkujve ?

Ky ARTIKULLI qenka per burrat italion se per Burrat Shqiptar jo
 
Pe: frika e meshkujve ?

Ky ARTIKULLI qenka per burrat italion se per Burrat Shqiptar jo
Pse Quku? Meshkujt shqiptar nuk kane te tilla fobi te tilla dmth?
Zhigolo teme interesante, por per mendimin tim edhe ne kete rast s'ka ne te bej me gjini, por me njeriun!
Ka njerez femra-meshkuj qe per shkak te mosbesimit dhe te pasigurise vuajne akoma dhe faktin qe mund te ngelen vetem etj.
Nuk jane te afte te perballojne nje "humbje", ne forme njerezore ose nje "ego te thyher"...
dhe them se rrenjet e nje gjendjeje te tille prekin dhe kane si zanafille vetbesimin.
 
Pe: frika e meshkujve ?

Katia kjo ka te bajn me burra kartucit jo burra Shqiptar edhe pse tham qe jan te pakt ne Shqipni kto lloj burrash.
 
Pe: frika e meshkujve ?

ne kete rast s'ka ne te bej me gjini, por me njeriun!
[/I]

thuhet se ego mashkullore

esht aq e aft saqe te shkrush realitetin(dmth te thush ate qe bluan) dhemb me shum se sa ta mbash perbrenda, si ajo ndejnja qe nuk te lën dy minuta rehat, prandaj i drejtohem djemve me shum, menyra e perjetimit te kesaj situate ndryshon, mashkulli esht si ato guackat ne fund te detit,

her ruan perla te bardha, e her te zeza.
 
Frike ka cdo njeri si femer si mashkull.....

PS : eshte e veshtire sa tja marresh doren se pastaj mesohesh :kercim:
 
Pe: frika e meshkujve ?

Per mua mashkulli ka nje bote me fleksibel se femra,..sigurisht me potente,.por te zbulosh natyren e nje mashkulli eshte mjafte e veshtir,..aty ku ka "BURRE" Flas nga parametrat e kokes larte siper shpatullave,.se per poshte na myten burrat,..jane mbushe rruget tortuaret e gjithandej me trimeri..
Tek ai "BURRE"QE E BURRERON MENDJA IDETE DHE FISNIKERIA,.ATY ka ndjenj,.ka dhimbje ka fortesi ne brendesin e botes se tij,..dhe ne qofte se ai nuk gjen femren qe ai e quan ideale ai nuk shprehet nuk derdhet ne valet e sensibiliteti te shpirtit te tij kurre,.dhe e mbane perbrenda vetevetes,..
Nje mashkulli komplet boten e tij vetem me nje femer munde ta hape,..sepse kundrejt nje mashkulli jane shabllone rutin dhe ka disa gjera qe nuk mundesh as me shokun me te ngushte,..(kjo vlen dhe per femrat..),..ndaje lidhja mes nje femre dhe nje mashkulli eshte kaqe kreative,..kaqe ekzemplare dhe plote pafundesi zbulimesh pucjesh dhe sigurishte dhe trillimesh..por po flasim ne kontekstin pozitiv ne kete rast.
 
Pe: frika e meshkujve ?

Katia kjo ka te bajn me burra kartucit jo burra Shqiptar edhe pse tham qe jan te pakt ne Shqipni kto lloj burrash.

Kshu ne ajer flisni te gjithe, pa he njehere na e fakto kto "aftesite" e burrave "Shqiptar". :mah
 
Pe: frika e meshkujve ?

Une pres te pergjigjen trimat tane :)
 
Titulli: Pe: frika e meshkujve ?

Une pres te pergjigjen trimat tane :)

Cfare pergjigjie do ti ??!! do burre shqiptar si ngarkon mushken me litar :pLOLLOL ik se kane dale tek FV ne pazar HAhahahah (i ke nxjerre ti:p) ........ [MENTION=20]Elushe[/MENTION] aftesi ka shume ne burrat shqipt nje nga keto eshte besnikeria (me pakic kohet e fundit:p) tani nuk kame kohe me ti shjeguar por deshe me ti sjell:pLOL
 
Pe: frika e meshkujve ?

"Bujku e din çfarë ka për të korrur....!"

Zakonisht, kjo vlen për atë çift ku marëdhënja qëndron
pakëz në ajër, përndryshe ata që kanë një marëdhënje
të shëndoshë nuk kanë pse të frikohen, por përkundrazi
shijojnë çastet e lumtura që i dhurojnë njëri tjetrit.
Me një fjalë, frikohet vetëm ai që ka mizën nën kapelë!
 
Pe: Titulli: Pe: frika e meshkujve ?

Cfare pergjigjie do ti ??!! do burre shqiptar si ngarkon mushken me litar :pLOLLOL ik se kane dale tek FV ne pazar HAhahahah (i ke nxjerre ti:p) ........ [MENTION=20]Elushe[/MENTION] aftesi ka shume ne burrat shqipt nje nga keto eshte besnikeria (me pakic kohet e fundit:p) tani nuk kame kohe me ti shjeguar por deshe me ti sjell:pLOL

Po po :D
Jo nga malli i skaduar :p

He pra per cf keni frike ju?
 
Pe: frika e meshkujve ?

Me mire te me braktis se te me ngulfat
 
Pe: frika e meshkujve ?

Kshu ne ajer flisni te gjithe, pa he njehere na e fakto kto "aftesite" e burrave "Shqiptar". :mah

Elushe ti e kompania e grave ktu po bini ne kondradit me pergjigjet qe keni dhan te nje tem qe keni fol per burrat shqiptar edhe ato te huj Duke rradhit burrin Shqiptar si nje Mashkull qe Kontinenti plak ja ka zili femres Shqiptare....
Mos harroni se Shqiptari i ve shpatullat Shtepis qe e mbron nga cdo gje,gja qe te paket jan italiont ose ma gjan europiant qe e bajn kyt gja.
Nuk them se ska meth kima edhe ne Shqiperi jo meshkuj qe marrin frym kot por shumica ne pergjithsi mashkulli Shqiptar nuk ka frik,frik ka femra kjo asht e vertet se deri sa te baehet me femij mashkull rri si mica nen sofer :p
 
QuKu_Tu_TjErR_lEsH,

Se te bera nje pyetje nuk do te thote qe bie ndesh me ate ç'ka kam thene me pare ne forum. Une i kam bindjet e mia se perse jam njeanese nga shqiptaret, fundja fundit jam shqiptare dhe si e tille do i mbroj shqiptaret. Arsyeja perse te citova dhe te kerkova sqarim ishte pikerisht sepse ti, duke ulur te tjeret (ne kete rast burrat italian dhe europian) kerkon te ngresh shqiptaret. Nuk eshte as i sakte kjo lloj metode dhe as e vlefshme. Sepse sikur permende qe ka te kqinj edhe ne Shqiperi, ka edhe plot burra te mire edhe ne Itali.

Ki parasysh gjithashtu qe femra shqiptare eshte me pak e respektuar se shoqet e saj ne Itali, Angli, France, Spanje, etj.
 
Pe: frika e meshkujve ?

Elushe ti e kompania e grave ktu po bini ne kondradit me pergjigjet qe keni dhan te nje tem qe keni fol per burrat shqiptar edhe ato te huj Duke rradhit burrin Shqiptar si nje Mashkull qe Kontinenti plak ja ka zili femres Shqiptare....
Mos harroni se Shqiptari i ve shpatullat Shtepis qe e mbron nga cdo gje,gja qe te paket jan italiont ose ma gjan europiant qe e bajn kyt gja.
Nuk them se ska meth kima edhe ne Shqiperi jo meshkuj qe marrin frym kot por shumica ne pergjithsi mashkulli Shqiptar nuk ka frik,frik ka femra kjo asht e vertet se deri sa te baehet me femij mashkull rri si mica nen sofer :p
Aman Quku se nuk u besoj syve me keto qe po lexoj...Ca thua? Qe vetem Shqiptaret qenkan burra me dy "r", dhe te tjeret na qenkan si gjysem?! Mos i pergjithso njerzit, dhe nese merr vec veten shembull kur shkruan percaktoje, por nese kerkon te besh krahasime behu i drejte dhe shih dhe pjesen e meshkujve shqiptar qe kane mangut ate "r"-ne, dhe jo vec te huajt na paskan mangesi dhe ne qenkemi te persosur...
 
Redaktimi i fundit:
Pe: frika e meshkujve ?

Nqs une do krahasoja Femren Shqiptare me ate Europiane KUKU nan meta beqar tan jeten :p
 
Pe: frika e meshkujve ?

Nuk besoj se ka njeri qe mos kete frik nga dicka si ne mashkull dhe ne femer si femi dhe si i madh ne moshe .
 
Pe: frika e meshkujve ?

KU ka njeri qe ska frike..qofte mashkull qofte femer,..frika eshte instikt njerzor dhe si i tlle shfaqet ne forma te ndryshme,.
I vetmi ndryshim eshte qe meshkujt e shfaqin friken me pake se femra,..kane veti akumulese me te mire dhe arrijne ta menagjojne me mire,.
Nje nder perametrat qe mashkulli nuk e shfaq friken eshte frika nga paragjykimi,.(duke fillu qe nga shoqeria,..femra qe ka ne krah...e deri tek nderlidhjet shoqerore me te largeta..)
Tek mashkulli eshte ajo frika qe po te tregohet shume i ndjeshem dhe te shfaqe friken ne lidhje me shume gjera,.(ndjenja,,,,vetmia,.vuajtja per dike apo dicka,.apo frika nga pergjegjsit,..zgjidhjen e problemeve etj etj..) ,.aty meshkujt kane frik qe mos do dalin ne sy te te tjerve te dobet..dhe paragjykohen, ndaje ne kete pike ata jane te kujdeseshem dhe i mbajne mire te kamufluara perbrenda tyre.
AMA NUK NJERI QE NUK PERSHKROHET NGA INSTIKTE DHE MENDIME FRIKE,..SEPSE ESHTE KREJT NJERZORE..
 
Pe: frika e meshkujve ?

Jam plotesisht dakord me mendimin e Nevertiti...Frika nuk ka gjini,te gjithe njerezit e kane,por kush e shpreh me shume e kush me pak eshte dicka tjeter...
 
Pe: frika e meshkujve ?

Nuk di c`te shkruaj me shum nga c`kam shkruar tek firma ime...
 
Pe: frika e meshkujve ?

Tashti po te pyesesh sociologet, do thone qe frika ekziston me teper tek meshkujt se tek femrat. Frika e refuzimit, frika e braktisjes, frika e plakjes, frika e vetmise etj. Pse? Nqfse marrim nje femer dhe nje mashkull, gjate rritjes femra krijon nje lidhje me te forte me familjen e saj sesa mashkulli. Ndodh qe vjen nje kohe dhe mashkulli shkeputet nga familja dhe fillon te jete i pavarur ndersa femra vazhdon te qendroje e lidhur me familjen. Eshte kjo shkeputja qe i ben meshkujt si natyre ta kene frike vetmine. Nqfse nje femer braktiset nga partneri i saj e vuan me pak pasi eshte shume here me e lidhur me familjen dhe shoqerin e saj sesa mashkulli.
Gjithashtu meshkujt jane shume te kapur pas idese dhe ktyre iluzioneve qe duhet te tregohemi mashkull (te jemi te guximshem, mos ti shprehim ndjenjat tona, te jemi te pavarur) edhe kur nuk i arrijne dot kto idealet mashkullore, fillojne dhe urrejne veten dhe here here kalojne ne depresion. Kshu qe frika qe si arrijne dot kto gjera ekziston.

Kto jane disa prej argumenteve. Normale qe ka edhe kunder-argumente.
Personalisht s'me pelqen ti pergjithesoj gjerat kshu qe mendoj se s'ka ndonje diference midis te dyja paleve. Si njerez qe jemi, frika eshte pjese e jona, s'ka te beje fare me gjinine.
 
Pe: frika e meshkujve ?

Mire o mire.

Po frika ruan vreshten ore, ç'thua ti keshtu :--P

Eshte frik tjeter ajo e vreshtit moj Elushe, ketu me sa kam kuptuar un behet fjale per frike ndjenjash, qe mua personalisht nuk eshte se me ne frega shum, ndaj edhe nje here po e rishkruaj firmen ketu...Kur nje gje duhet te ndodhe, ndodh! Frika nuk e ndryshon rrjedhen e jetes...Ajo nuk e pengon fatin e njerezve, por i zhvesh ata nga dinjiteti i nevojshëm për ta përballuar ate..!!

Ps : Besoj se eshte shum kuptimplote, nese e mendon pak, jam i sigurt qe do gjeshe pergjigjet e duhura, sigurisht, (qe mund te mos i keshe te domosdoshme).
 
Pe: frika e meshkujve ?

Kjo frike i perket adoleshenteve , nje person i rritur dhe me vetedije ska pse te kete frike ...
Nuk jetohet me frike as e ke te burgosur , nese do te ike rruga e mbare ...
Asnje here ske pse bie ne depresion per nje femer , thjesht luaj rolin tend ;)
 
Frika e meshkujve ?

Hija e tyre …
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top