10 rregullat që duhen ndjekur nga tradhtari i përsosur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[I]Dikush kërkon të shkojë me pushime në ndonjë ishull sekret nën shoqërinë e një femre, pa e marrë vesh bashkëshortja, por kjo nuk është e thjeshtë. Prandaj duhet bërë disa veprime që partneri apo partnerja të mos jetë në dijeni të tradhtisë. Ekspertët marrin të gjitha masat që bashkëshortja t’i besojë trillimit dhe të mos bjerë në hijen e dyshimit.[/U][
1- Mos ndrysho
Mos i modifiko zakonet dhe oraret, as gjendjen shpirtërore, sepse kjo ngjall dyshime dhe është e vështirë të jepen shpjegime. Mundohu të sillesh natyrshëm pa hije shqetësimi. Kjo nuk do të lejojë që fakti që ju po tradhtoni të bjerrë në sy të të tjerëve.
2- Vetëm një herë
Më mirë ndonjë tradhti e rastësishme. Kështu nuk krijoni asnjë dyshim. Tradhtitë që zgjasin apo kthimi te i njëjti person do të lerë gjithmonë hije dyshimi të partnerja dhe kjo mund të shkaktojë probleme. Lidhjet e shkurtra dhe të rastësishme mund të jenë më të thjeshta.
3- Pagesat
Mos përdorni kurrë kartën e kreditit për shpenzimet në kohën kur tradhtoni, sepse kjo lë gjithnjë shenja të dukshme. Mundohuni që harxhimet tuaja të ngjajnë sa më normale dhe të zakonshme. Një shumë tejet e lartë e harxhuar mund të përbënte një pistë të fortë dyshimi.
4- Telefoni
Përdorni skeda të ndryshme telefonike dhe kujtohuni t‘i zëvendësoni. Mundohuni që thirrjet në telefonin tuaj mos të jenë të shpeshta në orarin kur jeni me partnerin ose partneren apo në një moment të papërshtatshëm. Vendosni zile të ndryshme për të dalluar se kush po iu telefonon. Vetëm se duhet të mundohuni që reagimi juaj apo shprehja e fytyrës mos t’iu tradhtojë.
5- Fshehtësi
Mos i tregoni askujt për lidhjen jashtëmartesore. Askush nuk mund të jetë miku i përjetshëm dhe besnik. Nëse ju nuk mund ta mbani vetë të fshehtë, si mund ta ruajë dikush tjetër sekretin tuaj.
6- Në zyrë
Shmangni marrëdhëniet me kolegët apo koleget e punës. Mundohuni të dukeni sa më korrekt dhe xhentil. Sjelljet e tepruara lënë shkas për dyshime jo vetëm të partnerja, por edhe te kolegët tuaj.
7- Celulari
Fshini menjëherë nga celulari thirrjen e bërë apo të marrë. Dikush mund ta kontrollojë rastësisht telefonin tuaj. Edhe partneri apo partnerja do të donte të dinte se çfarë fshihet në telefonin tuaj. Fshini gjithçka që mund t’iu nxjerrë probleme më vonë.
8- Bisedat
Gjatë kohës kur bisedoni përpiquni që të keni gjithnjë në mendje argumente për të zhdukur çdo lloj hijeje dyshimi. Mundohuni që të mos dukeni të shpërqendruar dhe të lini përshtypjen se mendja juaj është diku tjetër.
9- Gabimet
Lërini partneres përshtypjen se në anën tjetër të telefonin është dikush që ka ngatërruar numrin. Pas çdo telefonate partneri apo partnerja iu drejtohen me sytë plot kureshtje që pyesin rreth telefonatës. Mundohuni të largoni dyshimet duke ruajtur qetësinë.
10- Fantazi
Bëni sikur jeni gjatë një bisede pune dhe mbylleni duke thënë se linja kishte ndërhyrje. Në ndonjë rast mund të lini edhe përshtypjen se nuk ka linjë apo dëgjoni më vështirësi për të shkëputur telefonatën. اdo veprim do ia vlente për të mos bërë figurën e tradhtarit.

B:tiranaobserver
 
Pe: 10 rregullat që duhen ndjekur nga tradhtari i përsosur

[MENTION=10942]NeVertiti[/MENTION], Po na nxjerr nga rruga moj goce.. :p
 
Pe: 10 rregullat që duhen ndjekur nga tradhtari i përsosur

E,. se jane rruget e gjera tani autostrada,..ecet paralel,,pa u aksidentuar,..LOL..LOL..
 
Pe: 10 rregullat që duhen ndjekur nga tradhtari i përsosur

Edhe ide si te tradhetosh edhe ide si te ngasesh po jep...
duket qe qenke goce me dije te gjera :p :p :p
 
Titulli: 10 rregullat që duhen ndjekur nga tradhtari i përsosur

Uahh
Tani edhe po i inkurajojne njerezit si te tradhetojne ?
Biles biles edhe duke i thene perfekt dhe keshilla.
Ahh cf njerezish :D
 
Titulli: 10 rregullat që duhen ndjekur nga tradhtari i përsosur

Un kto i dija mendova naj gje tjeter ma perfekte :p
 
Pe: 10 rregullat që duhen ndjekur nga tradhtari i përsosur

Me manual perdorimi edhe tradhetia....
 
Titulli: 10 rregullat që duhen ndjekur nga tradhtari i përsosur

Po..........nuk do te ishte me mire te jesh singell..... kur tradheton do te thote qe tashme je vetem..
 
Kte temen do e printoj qe ta lexoj me vemendje!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top