25 ''kushtet'' e reja per integrimin evropian

Aq shumë është folur për kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian për integrimin e Shqipërisë, saqë një pjesë prej tyre i kemi mësuar përmendësh. Ja tek vijnë disa kushte të reja, në formë shakaje, dhe që i referohen disa prej ngjarjeve dhe fenomeneve kryesore të ndodhura në Shqipëri gjatë këtij viti. Këto 25 pika kanë për autore blogeren Anisa Kushta, e cila i ka renditur ato në blogun e saj blogu q, dhe që menjëherë nisën të shpërndaheshin në rrjetet sociale.

pikat-300x159.png


Kushtet e BE për statusin kandidat: 25 pika

1-Të hiqen nga axhenda e grave shqiptare punët e Vitit të Ri
2-Të rregullohen pllakat te M.Shyri
3-Bakllavaja dhe byreku të bëhen me peta të gatshme
4-Të hiqet qepa nga sufllaqet
5-Të hiqet tradita e shpullës pas qafe kur qethesh
6-Për festën e 8 Marsit të ftohen edhe burra që mos shohim më kërcime vals ‘goc me goc’
7-Të mos hidhen më lek kur kërcehet naploni në dasma
8-Adnan Januzaj ti thotë PO kombëtares
9-Kur bëhen vjedhje fajin ta ketë edhe hajduti, jo vetëm viktima
10-Kamarieri të mos sjelli gota bosh për gjithë tavolinën kur ujin pa gaz e porosit vetëm njëri
11-Të sigurohet copë për fustanet e këngëtareve të Këngës Tragjike
12-Të hiqet stenda e UET nga Panairi i Librit
13-Të pajtohen e të arrijnë në konsensus Stresi me Noizyn
14-Të zëvendësohet zonja Tefta me Arbana Osmanin në emisionet e gatimit
15-Sidrit Bejleri të mbjellë flokët
16-Aurela Gaçe të marrë pamje njeriu dhe jo alieni
17-Bojken Lako të largohet nga droga
18-Të futet në program mbrojtje nga shteti zogu ma i mir pe krejtve, a.k.a zogu Tunës
19-Të hiqet nga qarkullimi çdo reklamë e kompanisë Eagle Mobile
20-اdo festë të festohet der në 12 me t‘shpisë pastaj me shoqnin
21-Të pritet minimumi gjysëm ore para shpalljes së dikujt të vdekur nga media
22-Enver Hoxha të mos ftohet më në asnjë homazh me protokoll shtetëror në varrezat e dëshmorëve, gjallë apo vdekur qoftë ai
23-Ardi nga Durrësi të gjejë nuse përfundimtare, të vuajtur si ai
24-Të ndahen falas dhe të mesohet përdorimi i deodorantëve kundradjersë nëpër stacionet e autobusëve
25-Të luftohet dhe ndalohet dhuna ndaj pultit të televizorit kur nuk punon dhe ti ndërrohen bateritë

Juaji, Fylja!

Marrë nga Panorama
 
Titulli: 25 “kushtet” e reja për integrimin evropian!

Haha piken 22 e ka goditur Fyle :p
 
Titulli: 25 “kushtet” e reja për integrimin evropian!

per mua kjo pika 25 eshte gallate fare, kur i mbarojne baterite, i shkreti pult sa vuan :p
e perplasin sa andej ketej, se mbase po u shkund i "vijne mendte"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top