A janë më pak apo më shumë të dëmshme cigaret “slim”?

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_ci_1460959376-777561460994504.jpg

Shumica e duhanxhinjve besojnë që, nëse fillojnë të pinë cigare me duhan më të butë apo cigare më të holla, zvogëlojnë shansin që të sëmuren nga kanceri. Fatkeqësisht, e kanë gabim.

Shkencëtarët me krahasimin e pasojave të pirjes së cigareve të zakonshme dhe të buta, kanë zbuluar që ekzistojnë dallime të rëndësishme në atë se cilët tipa tumoresh i shkaktojnë cigaret e caktuara në mushkëri, transmeton Telegrafi.

Më herët duhanpirësit shpesh janë sëmurë nga kanceri në bronke, i cili avancon ngadalë, por edhe zbulohet shpejt. Ata kryesisht kanë pirë cigare klasike.

Duke pasur parasysh që shumica sot pinë cigare “slim” dhe “light”, është konstatuar që ato shkaktojnë kancerin në pjesët periferike të mushkërive ku, është e vështirë të zbulohet, është e vështirë qasja operative, por vështirë është të shërohet, – thotë mjeku Oguz Kilinc.

Kilinc ka tërhequr vërejtjen edhe që duhanpirësit të cilët konsumojnë këto lloje duhani fusin më shumë tym në mushkëri, për të ndier më shumë nikotinën.

Gjithashtu, është me rëndësi të theksohet edhe që aroma dhe ngjyra e produkteve të duhanit nuk zvogëlojnë ndikimin negativ të nikotinës në shëndet.

Studimet e fundit kanë treguar se, edhe cigaret elektronike kanë shumë nanocopëza, që mund të shkaktojnë inflamacione që mund të jenë të lidhura me astmën, gjakderdhjen e brendshme, sëmundjet e zemrës dhe lloje të ndryshme diabeti.shqipmedia
 
Titulli: A janë më pak apo më shumë të dëmshme cigaret “slim”?

Per kete slimsin kam ndegjuat...por as mua sme plq
 
Titulli: A janë më pak apo më shumë të dëmshme cigaret “slim”?

me falni per vulgaritetin por m..ti m...t ngelet si i holle si i trashe.
 
Titulli: A janë më pak apo më shumë të dëmshme cigaret “slim”?

Aman çi do keto SLIMS , e kap me dore shum te holla e po ne goj s'rrin mire ashtu kot te gjata .

Sapo e ndez u mbarua me ngjajn si adoloshentet.

Kané një gje permbajta e Nikotines është me e ulet se cigaret e tjr.
 
Titulli: A janë më pak apo më shumë të dëmshme cigaret “slim”?

Sme interesojn se cthon te tjeret.
Nese ndez nje cigare m qetson, me heq mrz edhe dhimbjet.
E Ndez nje cigare slims sa her pij kafe, me shijon:)
 
Titulli: A janë më pak apo më shumë të dëmshme cigaret “slim”?

Aman çi do keto SLIMS , e kap me dore shum te holla e po ne goj s'rrin mire ashtu kot te gjata .

Sapo e ndez u mbarua me ngjajn si adoloshentet.

Kané një gje permbajta e Nikotines është me e ulet se cigaret e tjr.

Kilinc ka tërhequr vërejtjen edhe që duhanpirësit të cilët konsumojnë këto lloje duhani fusin më shumë tym në mushkëri, për të ndier më shumë nikotinën.

Pikerisht,e pija dhe une nje kohe (1 me 2 muaj se tani e lash,edhe pse ma kerkon xhani ndonjehere :p ) por jo rregullisht dhe kur e pija e thithja sa me shume per te ndjere nikotinen sepse jane aq te lehta sa skupton shije duhani!
Epo juve meshkujt edhe sju shkojne ne fakt :p neve femrave na ka lezet,mua me pelqenin ato se pervec duhanit te lehte ishin ne pamje me te bukura si kutija e vogel e lezecme edhe cigarja qe kish leter me lulka ahaha :p
 
Titulli: A janë më pak apo më shumë të dëmshme cigaret “slim”?

Slims me shume e shoh si cigare tipike per ferma, por ne Shqiperi kam pare edhe shume meshkuj me slims. 2 metra burre, me qafte te trashe, me tattoo... tu pi slims, nah.

Nje here e kam provu slims, per pak te me fyteshin breket ne b*** tu e ngre.
 
Titulli: A janë më pak apo më shumë të dëmshme cigaret “slim”?

Slims eshte me lire,ndaj e blejn me shume.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top