اdo i katërti, me probleme të shëndetit mendor!

PiNkY

Anëtar i Nderuar
probleme_mendore1.jpg


Edhe pse nuk ka statistika të sakta në Shqipëri e Kosovë, duke ju referuar statistikave botërore, një në katër persona janë me probleme të shëndetit mendor. Pra, 27 për qind e popullsisë ka të paktën një herë një problem të tillë.

Studimet dëshmojnë se respektimi i identitetit të individit ka një impakt të rëndësishëm në promovimin e shëndetit mendor. Për sa kohë veprimet dëmtojnë dinjitetin dhe nuk respektojnë individin dhe historinë e tij, ato mund të shkaktojnë probleme edhe më të mëdha.

Por, një rol të rëndësishëm ka edhe parandalimi i problemeve të shëndetit mendor, ndaj individët duhet që të edukohen që në moshë të hershme.

Dita Botërore e Shëndetit Mendor është në 10 tetor të çdo viti, me një objektiv të përgjithshëm rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me çështjet e shëndetit mendor në të gjithë botën, si dhe mobilizimin e përpjekjeve në mbështetje të shëndetit mendor.

Kjo ditë u shënua sot edhe nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në bashkëpunim me Qendrën për Integrim dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronikë Psikiatrikë (QIRSKP) në Shtime dhe Organizatën e Punëtorëve Socialë në Kosovë (SWOK).

Njerëzit me çrregullime mendore nëpër botë, e po ashtu edhe në vendin tonë, përjetojnë stigmë, diskriminim dhe shkelje të të drejtave dhe të dinjitetit të tyre. Andaj, shënimi i kësaj dite ka për qëllim ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me çështjet e shëndetit mendor, si dhe në promovimin e shërbimeve të shëndetit mendor.

Nisur nga parimi i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, se “të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta”, motoja për shënimin e kësaj dite në Kosovë ishte: “Unë kam dinjitet”.

Me moton këtë moto u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve dhe autoriteteve përkatëse vendore për shtimin e vëmendjes në trajtimin e merituar dhe pranimin e këtyre njerëzve si pjesë e barabartë e shoqërisë sonë.


/Albeu.com/
 
Titulli: اdo i katërti, me probleme të shëndetit mendor!

Ne Albania e Kosove po te behen statistikat, dalin te tere .. lool

Ps... Edhe k'tej them qe c'do I dyti - nje po nje jo.
 
Titulli: اdo i katërti, me probleme të shëndetit mendor!

Kjo eshte me ja fut kot !cdo i katri me problem mendore,keta i marrin ne ket kadegori dhe ata njerz se jan nervoz padyshim.
 
Titulli: اdo i katërti, me probleme të shëndetit mendor!

Edhe nervozimi, prb/shqetesim mendor eshte .
 
Titulli: اdo i katërti, me probleme të shëndetit mendor!

I
Edhe nervozimi, prb/shqetesim mendor eshte .

Jo nuk eshte .nervoz behet dhe femija shum i vogel....ndryshe nga ata se kan kriza qe zgjasin shum ama ase keta nuk mendoj se hyn ne ate rend te semuarve mendor.
 
Titulli: اdo i katërti, me probleme të shëndetit mendor!

I

Jo nuk eshte .nervoz behet dhe femija shum i vogel....ndryshe nga ata se kan kriza qe zgjasin shum ama ase keta nuk mendoj se hyn ne ate rend te semuarve mendor.

Po qe ne ate moshe, fillojne dhe i shfaqin shenjat/shqetesimet .... prandaj me k'to femije nervoze duhet me u marre me shume me to, duhen gjetur arsyet se c'fare i shqeteson ... nese nuk merresh me to qe ne momentin qe shfaqin shenjat e pare, atehere ky prb sa vjen dhe theksohet ne rritje e lart. ..nuk lind njeri nervoz.

Si nuk qenka prb mendor?
 
Titulli: اdo i katërti, me probleme të shëndetit mendor!

Sa pak! :sdi:
 
Titulli: اdo i katërti, me probleme të shëndetit mendor!

Cdo i katerti me letra.

Yyy sa ka pa letra.
 
Titulli: اdo i katërti, me probleme të shëndetit mendor!

eh se pa pak % depresive psikollogjia njerzore do vdiste pa evolimin e duhur hahahahahahah
 
Titulli: اdo i katërti, me probleme të shëndetit mendor!

eh se pa pak % depresive psikollogjia njerzore do vdiste pa evolimin e duhur hahahahahahah

sh filozofi... me pelqen!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top