اfarë tregojnë këmbët tuaja për shëndetin?

PiNkY

Anëtar i Nderuar
kembet11.jpg


Pjesë të ndryshme të trupit tonë identifikojnë rreziqe shendetsore që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me organizmin. Këmbët janë një ndër pjesët kryesore të trupit që ndihmon për të na paralajmëruar se diçka nuk shkon në organizmin tonë.

Këmbët e ftohta
Nëse këmbët tuaja janë të ftohta, arsyeja mund të jetë qarkullimi jo i mirë i gjakut, e ky problem i qarkullimit shpeshherë ndërlidhet me duhanin, shtypjen e lartë të gjakut apo sëmundjet e zemrës. Dëmtimi i nervit që kontrollon diabetin, po ashtu, mund të jetë shkaktari i këmbëve të ftohta. Një tjetër shkaktar i mundshëm mund të jetë hipotiroidizmi dhe anemia.

Gishtat e kuq të këmbës, të bardhë dhe të kaltër
Sëmundja e Raynaud-it po ashtu mund të ndikojë që gishtërinjtë e këmbës të bëhen të bardhë, më pas të skuqen përsëri. Shkaktari i vetëm mund të jenë arteriet e ngushta, që quhen vasospazmë. Stresi apo ndryshimet e temperaturave mund ta nxitin vasospazmën, e cila nuk shfaq brenga apo telashe të tjera. Sëmundja e lartpërmendur po ashtu se mund të ndërlidhet me artritin reumatoid, sëmundjen e Sjogren-it, apo probleme me tiroide.

Tërheqja zvarrë e këmbës
Nganjëherë shenja e parë e problemeve është mënyra se si ecni, një hap më i gjerë apo kur këmbën e tërhiqni zvarrë. Shkaktari mund të jetë humbja e ngadalshme e ndjenjës në këmbë, që mund të shkaktohet nga një dëmtim periferik i nervit. Rreth 30 për qind e këtyre rasteve ndërlidhen me diabetin.

Këmbët e ënjtura
Kjo mund të jetë një shenjë se keni qëndruar në këmbë për një kohë të gjatë, sidomos nëse jeni shtatzënë. Për kontrast, këmbët që mbesin të ënjtura janë shenjë e një gjendjeje serioze. Shkaktar mund të jetë qarkullimi jo i mirë i gjakut, apo droçkat. Një çrregullim në veshka apo mungesa në punë e tiroideve mund ta shkaktojnë ënjtjen.

Spazma në këmbë
Dhimbja e papritur në këmbë është shenjë e spazmës së muskujve. Një gjendje si kjo mund ta shkaktojë qarkullimi jo i mirë i gjakut, dehidrimi, apo mungesa e mineraleve si magnezi, kalciumi apo mungesa e vitaminave D në trup. Ndryshimi i niveleve të hormoneve po ashtu mund ta luajë një rol.

Zverdhja e thonjve të këmbës
Thonjtë tuaj thonë shumë për shëndetin tuaj në përgjithësi. Infeksioni me kërpudha shpesh ndikon në zverdhjen e thonjve të gishtave të këmbës. Zverdhja e thonjve po ashtu mund të jetë shenjë e sëmundjeve si limfedema, problemeve me mushkëri, psoriazës apo artritit reumatoid.


/albeu.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top