Aknet, të shqetësojnë ende...?
Nuk je më në periudhën e adoleshencës, por puçrrat të torturojnë akoma? Ndoshta nuk e di, por ato mund të jenë sinjali i ndonjë gjendjeje jo të mirë të organizmit tënd.
Aknet: një shqetësim që prek më shumë se 5 për qind të të rinjve ndërmjet moshës 14 dhe 19-vjeçare të të dy sekseve. Por ky është një problem që mund të paraqitet edhe në moshën e rritur dhe pse me një frekuencë më të vogël (rreth 10 për qind e grave nga mosha 30 deri në 35 vjeç). Mund të ndodhë gjatë një periudhe stresi psikofizik.
Por jo vetëm kaq. Puçrrat janë rezultat i një çekuilibrimi të fortë hormonal që është tipik për disa faza të jetës femërore, siç është puberteti, shtatzënia dhe menopauza. Shumë shpesh ekziston tendenca për ta nënvleftësuar këtë problem.
Në të vërtetë, një kërkim i studiuesve amerikanë mbi këtë fakt ka zbuluar se 70 për qind e personave që vuajnë nga ky shqetësim nuk marrin asnjë lloj kure. Ja se çfarë i ndodh lëkurës dhe se si mund ta kurojmë këtë problem të saj.
Ideal është truku mbulues
E gabuar. Një truk i rënduar nuk i fsheh puçrrat dhe është i rrezikshëm. Ndalon ajrosjen e lëkurës dhe i përkeqëson puçrrat. Por ekzistojnë produkte kozmetike specifike të lëkurës për këtë problem që nuk dëmtojnë por madje dhe janë kurative. Në të njëjtën kohë janë të afta dhe t’i mbulojnë mirë puçrrat.
Këshilla
1. Mos ndërhyni me duar te puçrrat ose pikat e zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën gjë tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.
2. Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula etj.
3. Lani duart përpara aplikimit.
4. Zgjidhni kozmetikë profesionale.
5. Evitoni Fast-Food-et dhe ushqimet e skuqura, janë armiq të betuar të lëkurës.
6. Preferoni fruta e ushqime të freskëta.
7. Merrni vitamina A, C, E.
8. Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.
9. Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.
10. Pini shumë ujë (pa gaz). ثshtë mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
11. Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe, ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.
Kujdesi
ثshtë i rëndësishëm të personalizohet trajtimi, i cili kalon përmes disa seancave. Këto seanca përcaktohen që në takimin e parë me klienten.
Terapinë në klinikë e merr përsipër plotësisht specialisti-estet, ndërsa terapinë e pavarur në shtëpi vetë klienti. Kjo terapi është e vendosur në një sistem seti dhe quhet terapi korrektuese.
Në fillim të terapisë mund të operohet me seanca sulmi e më pas periodikisht në rend të përjavshëm. Në rastet kritike aplikohen deri në 10 seanca.
Produktet e paketës aplikohen të alternuara sipas instruksioneve dhe të gjitha penetrojnë në thellësi të lëkurës, në sajë të përbërjes së tyre organike. Ato balancojnë superprodhimin e yndyrës dhe qetësojnë aknet. Lëkura nuk ndriçon më si më parë, por efekti mat i jep shkëlqim natyral.
Pas terapisë mbeten gjurmë të lehta në lëkurë, të cilat ndihmohen nga një krem i posaçëm riparues dhe balancues njëkohësisht. Kësaj terapie nuk mund t’i nënshtrohemi në çdo stinë të vitit. Gratë shtatzëna përjashtohen nga terapia.
Gjatë terapisë nuk mund të marrim seanca solari apo të përdorim produkte të çfarëdoshme pa sugjerimin e estetistes, për shkak se lëkura është tepër e ndjeshme në këtë fazë. Edhe përdorimi i laserit gjatë terapisë është i ndaluar kategorikisht.
Cdodite