Ambasadoret e huaj:Asnje qindarke pa u zbardhur Gerdeci

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Ambasadorët e huaj kushtëzojnë financimet për planin kombëtar të demontimit me zbardhjen e plotë të tragjedisë së Gërdecit.Gjatë konferencës së organizuar,ambasadori danez dhe më pas ai holandez, kanë kushtëzuar përpara ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa,ndihmën e vendeve të tyre me rezultatet e hetimit, qëndrim që duket është ndarë edhe nga diplomatët e tjerë. Ndërkohë, edhe vetë ministri i Mbrojtjes,u shpreh se Shqipëria nuk mund ta kryejë procesin e demontimit e vetme, duke deklaruar se nevojiten 4 miliardë lekë për të demontuar mbi 98 mijë tonë municione.Drejtuesit e përfaqësive të huaja diplomatike në Shqipëri bllokojnë dhënien e fondeve për demontimin e armëve në të gjithë territorin e vendit deri në zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit. "Objektivi kryesor është që t‘i heqim këto materiale dhe nuk kemi si detyrim parësor që të marrim përfitim nga ky proces, por sigurisht që na shërbejnë edhe metalet apo skrapi që na siguron fonde për të vazhduar këtë proces. Mund t‘ju siguroj se të gjitha procedurat e shitjes dhe demontimit do të jenë transparente", tha ministri Oketa. Në lidhje me Gërdecin, ministri Oketa u shpreh se "presim rezultatet sa më parë".Sipas tij, ajo që mund të bëjë Ministria e Mbrojtjes janë analizat teknike, por përgjegjësia ligjore u takon autoriteteve të tjera, sipër fjalën e fundit, ashtu edhe për mendimet. Në Shqipëri ndodhen 25 depo municionesh në vend dhe nevojiten rreth 4 miliardë lekë për të shkatërruar municionet. Në tryezën mbi asgjësimin e municioneve të tepërta dhe rritjen e sigurisë kombëtare morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Leonard Demi, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petrit Karabina, zëvendësministri i Financës, Florion Mima, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Agim Lala, të gjithë ambasadorët e akredituar në vendin tonë, si dhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Kjo konferencë u organizua nën kujdesin e drejtpërdrejtë të ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa, dhe kishte për qëllim diskutimin e planit të veprimit për asgjësimin e municioneve të tepërta në Shqipëri. "Kostoja për të demontuar municionet vlerësohet në 4 miliardë lekë. Plani i veprimit parashikon që Qeveria shqiptare do të caktojë një fond të veçantë që do të financohet nga të ardhurat e fituara nga shitja e materialeve të tepërta, jo eksplozive, të cilat nuk nevojiten më, por janë aktualisht në inventarin e Ministrisë së mbrojtjes. Në këtë kuadër, Ministria e Mbrojtjes do të mirëpriste dhe të ishte mirënjohëse ndaj çdo mbështetjeje nga ana e miqve dhe aleatëve tanë", tha ai. Pas zvarritjes së hetimeve për ngjarjen e Gërdecit,ndërkombëtarët janë duke kërkuar fuqishëm zbardhjen e kësaj mbështjeje, duke vendosur në këtë mënyrë përpara ligjit përgjegjësit e vërtetë

SHQIP
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top